Fjalimi i fundit i Stalinit në 1952, në krah të tij qëndronte Enver Hoxha

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Fjalimi i fundit i Stalinit në 1952, në krah të tij qëndronte Enver Hoxha




Një video e rrallë është bërë publike në kanalin Youtube, teksa shihet fjalimi i fundit i mbajtur nga Josef Stalini në Kongresin XIX të Partisë Komuniste të BRSS më 14 tetor 1952. Në këtë video, shihet se pas shpinës së Stalinit teksa fliste, ishte edhe Enver Hoxha.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.



Një pjesë nga fjalimi i fundit i Josef Stalin, mbajtur në Kongresin XIX të Partisë Komuniste të BRSS më 14 tetor 1952. Më lejoni të shfaq mirënjohje në emër të Kongresit tonë për të gjitha grupet dhe partive vëllazërore, që na kanë nderuar me prezencën e tyre.


Për ne besimi i tyre është shumë me vlerë sepse tregon gadishmërinë e tyre për të mbështetur Partinë tonë, në luftën tonë për t’i sjellë të ardhme njerëzimit, në përpjekjen tonë kundër luftës dhe në sjelljen e paqes.


Do të ishte gabim nëse do të mendonim që Partia jonë, e cila është bërë një forcë e plotfuqishme, nuk ka nevojë për më shumë mbështetje. Kjo nuk është e vërtetë. Vendi jonë gjithmonë ka pasur nevojë dhe do të ketë për mbështetje, simpati, besimin, dhe të mbështesë të gjitha partitë dhe grupet vëllazërore.


Kur punëtorët anglezë në vitin 1918-1919, gjatë sulmit të armatosur të borgjezëve anglezë kundër Bashkimit Sovjetik, nën sloganin “Duart larg Rusisë”, ishte një formë mbështetjeje. Ishte mbështetje për luftën e njerëzve të tyre për paqe dhe kështu mbështetën edhe Bashkimin Sovjetik.


/P.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top