Kritikat e Benzemasë ndaj shokut të skuadrës Vinicius nuk janë pritur mirë në Brazil. Shtypi karioka, tifozët dhe futbollistët i kanë dalë në mbrojtje talentit të tyre të ri pas injorimit që francezi i bëri në pushimin e ndeshjes me Gladbahun, ku ai i thoshte Mendisë që të mos ia pasonin topin, u dënuan nga sulmuesi brazilian i Evertonit, Riçarlison, i cili i shkruante në “Instagram” Benzemasë në një koment se Vini nuk është nga ata që mund të tallej.
Ndërkohë që profili i sulmuesit francez, i cili mesatarisht merr mes 2-3 mijë komente për çdo foto që ai poston, të mërkurën arriti 90 mijë reagime, shumica e të cilave ishin prej tifozëve brazilianë, të cilët kërkonin respekt për Viniciusin.
“Mendoj se gjesti i Benzemasë ishte shumë i shëmtuar sepse ai u bë përpara Viniciusit në një gjuhë që braziliani nuk e di. Ishte një sjellje prej frikacaku”, thoshte gazetarja e “Radio Globo”, Kamila Kareli.
PANORAMASPORT.AL