Fjalët e fundit të jetës...

Sweetie

Anëtar i Respektuar
[video=youtube;DeKKH-u57Tk]http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=DeKKH-u57Tk[/video]


Që nga njerëzit e famshëm, e deri tek më pak të njohurit, të gjithë kanë lënë fjalët e fundit para se të vdisnin.

Fjalë të cilat përbëjne dëshmi reale, duke reflektuar mendimet apo mesazhe shumë kuptimplota.

Por, cilat jane disa nga “amanetet” me te vecanta? Se pari: Ali pashe Tepelena, i quajtur ndryshe “Luani i Janines”, eshte nje nga figurat me te spikatura ne historine shqiptare.

Në librin e Aleksander Dumas, i cili ka shkruar librin “Ali Pasha”, ai pershkruan momentin e vdekjes dhe fjalët e fundit te pashait.

Ndersa i derguari i sulltanit i thote Ali Pashes t’i nenshtrohej fatit, t’i lutej Zotit dhe Profetit. Pashai i Janinës nuk e le te mbaroje fjalen, por i thote: “Koka ime nuk ulet si koke skllavi”.

Naim Frashëri. Te dhënat tregojne se Naimi i madh ka vdekur me fjale ne gojë. Fjalet e tij te fundit ishin: “Jetoni dhe vdisni per Shqiperi”.

Deshmia vjen deri ne ditet e sotme nga pasardhesit e tij duke u botuar ne librat historikë.

"Me varrosni ne teqene e Kanines". Ky ishte amaneti i fundit i Ismail Qemalit, qe i kishte lene te birit pak para se te vdiste, me 24 Janar 1919.

Ai ndodhej ne Itali, ku kishte shkuar per te folur me autoritetet italiane per Konferencën e Paqes qe do të zhvillohej ne Paris.

Lasgush Poradeci. I renduar nga semundja, Lasgushi i drejtohej vajzes: “Kostandine, bije e babait, trupin tim edhe te vdekur ta shpiesh ne Pogradec. Pasi heshti pak e pyet: “Po a ke leke ti, bije e babkes, te me varrosesh mua atje?”.

Keto jane amanetet e poetit te madh shqiptar. Dhe ne fjalet e fundit Teodor Keko do bente letersi. “Ne kete bote nuk ka njerez te perjetshem, por kalimtare. Eshte e veshtire ta pranosh vdekjen tende, por ja qe ajo eshte prezente dhe nje dite vjen, dhe atehere pavdekësine, pikerisht ate qe lakmojmë, na e dhuron nese e meritojme ajo vdekje". Filozofi e komplikuar apo jo!”, ky ishte mesazhi i tij per t’i treguar botes se veprat qe leme ne te gjalle, behen te pavdekshme.... / Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top