Fjalë të urta mbi miqësinë.

*deliza*

VIP
V.I.P
Të thana mbi miqësinë

Fjalët e urta për miqësinë janë mbledhur dhe botuar në një numër të revistës "Agimi". "Shekulli" po riboton këtë zgjedhje të komentuar nga Mustafa Kruja, kushtuar miqësisë.

Kruja gjuhëtar është ndoshta ana më me dritë e këtij njeriu, i njohur më së shumti si politikan, si ish-Kryeministri në kohën e pushtimit fashist. Vepra e tij prej shkencëtari modern është një kapitull më vetë i sapohapur.

Vitin e kaluar u botua vepra e tij gjuhësore "Nji studim analitik - ا'na mëson Frangu i Bardhë me Fjalorin e vet", një studim krahasimtar ndërmjet gjuhës së Bardhit e shqipes së sotme.

1. "Miku i mirë, dera e parrizit", thuhet për një mik, i cili nuk kursen asgjë për të bërë fatbardhë në kohën më të vështirë.

2. "Më mirë një mik, se sa një çiflik", thohet sepse çifliku me kohë mund të shitet, ose edhe sa e ke nuk të sjell ndonji dobي, në vënd që miku, kur të kesh nevojë, të gjindet në ndihmë.

3. "Mikut të mirë, mos i u rëndo!". Kjo është një e vërtetë. Shumë herë ndodh që na e bjerrim ndonjë mik të dashur, tue e mërzitun ec e peja me ndonje nder, prandaj me të drejtë thotë fjala e vjetër mikut të mirë mos i u rëndo, sepse ai kur të shef në ngushticë të ndihmon vetë.

4. "Vëllazën jemi, por miq s'jemi". Kjo e thënë përdorohet për të treguar se njeriu, më të shumtën në këtë jetë, këshillohet me një mik të dashur se sa me një të afërt. Thuhet edhe për të treguar se vëllanë e ke për vlla, por jo për mik.

5. "Miku te rreziku". Kjo e thënë i jep vlerën e vërtetë fjalës mik, se mik është ai, që të gjindet në nevojë, kur ti të ndodhesh në rrezik, por jo ai që të shtihet mik, kur ti je mirë.

6. "Ari njihet në zjarr, miku në nevojë". Edhe kjo e thënë ka atë kuptim si e sipërmja.

7. "Miq për fiq" janë ata të cilët kur ti të kesh të gjinden gjithmonë përpara, por përkundra, kur ti të jesh në rrezik ose në ndonjë ngushticë, as nuk të duken më.

8. "Kur ka shporta fiq, e gjithë bota të bëhet mik". Kur ti të kesh, atëherë miq sa për të pasur dobina prej tejet ke sa të duash.

9. "Miqësija miqësi, kuleta le të lozin". Kjo e thënë e çmon vlerën që ka miqësija, që tregon, miqësija duhet mbajtun si miqësi, por jo për të pasur dobina prej saj. Kur ndodhesh në shoqëri me një mik, e shef, se ai gjithënjë do t'i pagojë shpenzimet e bëra bashkarisht, atëherë përdoron këtë të thënë.

10. "Miqësija e mirë, hesapin e dlirë". E ka atëherë, kur ti të kesh punë ose ndonjë marredhënje me mikun tënd jo që të përfitosh nga ajo, por për të fituar ndër lidhjes që ke me mikun.

11. "Ai mik që s'mund të të ndihmojë, si armik mund të të turpërojë". Thohet për atë lloj miku, i cili fjalë ka të mira e kur vjen koha për të t'u gjetur në ndihmë nuk të qaset, por përkundra, ty që ke pasur të gjithë shpresën tek ai, të turpëron.

12. "Mikut ankohu, armikut lavdërohu". Mikut mund t'ia tregosh nevojat dhe të vështirat e tua, se ai merr pjesë në shqetësimin tënd; por armikut lavdërohu, sepse atij po t'i qahesh, ai do të gëzohet.

13. "Sa rron kusija, rron dhe miqësija". Miqësija e vërtetë është kaq e fortë sa nuk shuhet kurrë, veç rron aq shumë sa kusija, e cila kurrë nuk çartet.

14. "Më mirë një armik me mënd, se sa një mik të marrë". Prej një armiku të mëndshëm e të urtë nuk është frika se të ndodh ndonjë e keqe, por një mik i marrë, mbasi t'a di, të di të gjithë mëndjen e zëmrën tënde, mund të të bëj dëm.

15. "ا'e do armikun, kur ke mikun" . Thuhet kur të vjen një e keqe nga ndonjë mik të marrë e të dobët.

16. "Perëndija më ruajtë prej mikut, se prej armikut ruhem vetë". Kjo thuhet për të treguar, se prej miqve njeriu vetë nuk mund të ruhet, veçse në ruejtë Perëndija, kurse nga armiqtë mundet vetë të ruhet.

17. "Armiku të shikon ndër këmbë, miku të shikon ndër sy", për të treguar, se armiku vetëm të keqen t'a do e miku t'a dishron të mirën.

18. "Miku i vjetër s'hidhet poshtë". Një mik të vjetër, të cilin për shumë kohë e ke pasur mik, nuk mundet njeriu t'a largojë aq shpejt, sepse nuk do ishte mik i mirë, nuk do t's kishte pasur mik për aq kohë.


*Marrë nga revista "Agimi"
**shekulli
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Të thanme mbi miqsi

"O Zot rujem prej mikut se prej armikut runa vet"
"Rrespekt per Mikun,plum per armikun"
 
Titulli: Të thanme mbi miqsi

miq e shok ne ket jet sa te kesh plot ne kulet

miku esht me i nevojshem se zjarri dhe uji

mos u tremb nga shuplaka e mikut duhet te kesh frik nga lavdata e armikut

miku njihet qe esht mik ne te keq e ne rrezik

miqt e vertet jan te rrall

miqesit e verteta qendrojn deri ne diten e fundit

nese do te kesh nje mik besnik perpiqu te shoqerohesh me ate qe ka pak miq

miku me i pavlefshem esht ai i cili pasi qe ka degjuar diqka per mikun e tij nuk e do me ate

e ke mik ate qe di gjithqka per ty e megjithate te do

me mir nje mik te rrall qe te fal buzqeshje,se nje llafazan qe kurr srri ne heshtje
 
Titulli: Fjalë të urta mbi miqësinë.

Ruajm nga miku, se nga armiku ruhem vet.
Rrugen per te miku mos e lere te zere bar.
Ari ne zjarr provohet, miku ne rrezik kuptohet.
Miku eshte mik derisa nuk te perzihet ne hallet e shtepise.
Miku i mire vjen nga porta.
 
Titulli: Fjalë të urta mbi miqësinë.

Mendo per tjetrin, ashtu sic mendom per veten tende.
 
Ligji i pare i miqesise eshte t'u kerkosh miqve gjera te ndershme dhe te besh per ata gjera te ndershme.


Te gjitha madheshtite e kesaj bote nuk vlejne sa nje mik i mire.



E vetmja menyre qe te besh miq te mire eshte te jesh vete mik i mire.



Me mire te mos kesh miq,sesa t'i kesh te keqij.



Miqesia eshte e mira me e madhe,me e embla qe njeriu mund te gezoje ne jete.

Eshte me e turpshme te dyshosh per miqte, sesa te genjehesh prej tyre.

Largesia nganjehere e ben miqesine me te shtrenjte,mungesa me te embel.

Miqte e vjeter jane me te miret,ata u ngjajne kepuceve te vjetra qe nuk na vrasin me kembet!

---------- Post added at 22:50 ---------- Previous post was at 21:56 ----------

Me mire nje mik se nje ciflig!
 
Last edited by a moderator:
  • Më pëlqen
Reactions: E3
Titulli: Fjalë të urta mbi miqësinë.

Mos u nxito si ne lidhjen e miqesive te reja,ashtu edhe ne largimin prej miqve qe ke!

Ne tryeze kurre nuk mungojne miqte,por jane te rralle ne castet e veshtira te jetes!

Miqesia dyfishon gezimet dhe pergjysmon brengat!
 
Pe: Fjalë të urta mbi miqësinë.

Shok 2 jane shume 1 eshte pak
 
Pe: Fjalë të urta mbi miqësinë.

Shokët jan si këpucët,

Kur je i ri,,nuk ngopesh dot me to,,por më von e kupton,, se ato që ndjehesh më së mirti,,jan c´do her të njëjtat!
 
Pe: Fjalë të urta mbi miqësinë.

Nga bashkimi i shpirtit të njeriut me miqt e ti të rritur,,ndodhin dy pasoja të kundërta,
Dyfishohen gëzimet dhe zvogëlohen shqetësimet rreth gjysmës !
 
Titulli: Fjalë të urta mbi miqësinë.

Ne jete nuk i humbim kurrë miqte, thjesht mesojme kush jane ata te vertetet !
 
Titulli: Fjalë të urta mbi miqësinë.

Nese te vet ofrohet per miqsi dihet se ne mest fshihet interesi qe ka ndaj teje.....
 
Titulli: Fjalë të urta mbi miqësinë.

Kur ti te fitosh, une me krenari do i them botes: "Ky eshte miku im".
Por kur të humbasesh une do te jem prane teje duke te shtrenguar doren dhe te te them: "Une jam miku yt"
 
Titulli: Fjalë të urta mbi miqësinë.

" Nje miqesi e madhe ka dy perberes kryesore... E para eshte zbulimi i asaj qe na ben te ngjashem, dhe e dyta eshte respekti i asaj qe na ben te ndryshem! "
 
Titulli: Fjalë të urta mbi miqësinë.

Te gjithe merkosen per te patur nje mik, por asnje nuk merkoset per te qene vet i tille.
 
Titulli: Fjalë të urta mbi miqësinë.

Nje miqesi e madhe ka dy perberes kryesore... E para eshte zbulimi i asaj qe na ben te ngjashem, dhe e dyta eshte respekti i asaj qe na ben te ndryshem!
 
Titulli: Fjalë të urta mbi miqësinë.

Nje mik i te gjitheve, nuk eshte miku i askujt.
 
Re: Fjalë të urta mbi miqësinë.

Per mikun jam gati ta bej shpinen ure! Mjafton qe mbi mua te kalojne kembe qe mbajne zemer te paster!
 
Titulli: Fjalë të urta mbi miqësinë.

Kur ti te fitosh, une me krenari do i them botes: "Ky eshte miku im".
Por kur te humbasesh une do te jem prane teje duke te shtrenguar doren dhe te te them: "Une jam miku yt"
 
Titulli: Fjalë të urta mbi miqësinë.

Miqte e vertete jane si duart dhe syte: kur dora vritet, syri qan. Kur syri qan, dora fshin lotet!
 
Titulli: Fjalë të urta mbi miqësinë.

me mire nje mik se sa nje thesar e kam degjuar dikund ne nje film
 
Titulli: Fjalë të urta mbi miqësinë.

Miqësia është një dhuratë e privilegjuar prej së cilës njeriu e ndjen vetën të dyfishuar më të gjitha virtytet...
 
Titulli: Fjalë të urta mbi miqësinë.

Kur dikush, duke të të parë në sy, do të arrijë të kuptojë zërin e qetësisë tënde, mund të thuash se ke gjetur një mik të vërtetë!
 
Titulli: Fjalë të urta mbi miqësinë.

Miku i mire me shume mikesha ;)
 
Titulli: Fjalë të urta mbi miqësinë.

Një petal i artë shkëlqeu si brilant nga rrezet e ndritura HYJNORE;
Një petal njohjeje u krijua nga një letër rastësisht;
Një petal shoqërie, u krijua nga letërkëmbimi ynë në vazhdimësi;
Një petal besimi, u krijua nga sinqeriteti deri në imtësi;
Një petal fisnikërie u krijua nga pastërtia e kristaltë;
Një petal ngrohtësie rrodhi nga burimi i thellë shpirtëror;
Një petal nuancash mahnitëse shkëlqeu nga ngjyrat më të gëzuara të jetës;
Një petal me pika të freskëta vese mëngjesore, krijoi ujëvarën e pandërprerë të buzëqeshjeve;
Një petal buzëqeshjeje me gjithë zemër, derdhi plot nektar...
... nga i cili u ushqyen e po ushqehen, pandërprerë qeniet tona...
....dhe të gjitha këto petale formuan lulen e
MIQثSISث TONث Tث ARTث!
 
Titulli: Fjalë të urta mbi miqësinë.

Miqësia e Artë ndërtohet nga petalet e luleve më të bukura ekzistuese që, së bashku, krijojnë Kopshtin parajsorë në tokë, në të cilin, njeriu ushqehet vazhdimisht me nektarin me te ëmbël të jetës dhe i gëzohet pafund kësaj dhurate hyjnore, nga më të mrekullueshmet!


Jeta nuk mund të të jap dhuratë më të çmuar, se sa bukurinë e përkryer të një miqësie të Artë!


Jeta nuk mund të japi dhuratë më të mirë se sa miqësinë e cila vendbanim ka Kopshtin parajsorë...


Nuk ka dhuratë materiale, pavarësisht vlerës së saj, që mund ta zëvendësoj dhuratën shpirtërore, atë më të çmuarën, që rrallë kush ka fatin e artë t'ia dhuroj Perëndia - MIQثSINث HYJNORE!


Miqësia është një dhuratë e privilegjuar prej së cilës njeriu e ndjen vetën të dyfishuar më të gjitha virtytet...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top