Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Fitorja e dytë për Kilin dominim edhe ndaj Zvicrës

JOHANESBURG- Kili ka marrë fitoren e dytë në grupin H, duke mposhtur 1-0 Zvicrën. Skuadra amerikano-jugore ka konfirmuar formën e mirë që tregoi edhe në ndeshjen me Hondurasin, ndërsa kualifikimi për në turin tjetër do të vendoset vetëm pas ndeshjes së fundit. Në fakt, megjithëse kanë 6 pikë, kilianët duhet të presin ende për të marrë vesh nëse do të jenë në turin tjetër apo jo, duke qenë se për kualifikimin merret për bazë golavarazhi dhe jo ndeshjet direkte.

Takimi ndaj Zvicrës nisi sërish me një lojë ofensive nga skuadra e drejtuar nga Marselo Bielsa. Gjyqtari është treguar shumë i ashpër në vendimet e tij, duke ndëshkuar çdo ndërhyrje në fushën e lojës. Një nga këto vendime, në minutën e 31-të, bëri që kosovari i natyralizuar si zvicerian, Valon Behrami, të dilte me karton të kuq. Më pas, gjithçka u bë më e lehtë për Kilin, që sulmoi vazhdimisht.

Në fillimin e pjesës së dytë Aleksi Sançez gjeti rrugën e rrjetës me një goditje nga jashtë zonës, por një tjetër futbollist kilian ishte në pozicion jashtë loje dhe goli u anulua. Gjithsesi, çerek ore para përfundimit, Mark Gonzales nuk fali, duke e dërguar topin në portën e boshatisur me kokë.

Një moment që vendosi fatet e takimit, ndonëse Kili pati disa mundësi të tjera për të shënuar. Në minutat e fundit rrezikoi edhe Zvicra, që pati shansin e artë me anë të Derdiok, por ky i fundit nuk shënoi 5 metra para portës.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back