Зngjεll
___________
Vllaznia ashtu si një edicion më parë në Kupën UEFA (2008-2009), kur fitoi në transfertë 1-2 me sllovenët e Koperit (falë dopjetës së Xhevair Sukajt), edhe këtë edicion (2009-2010) formacioni kuqeblu kthehet në Shkodër më të njëjtin rezultat, me një fitore shpresëdhënëse (1-2) nga përballja me irlandezët e Sligo Rovers, pikërisht në shtëpinë e këtyre të fundit. Eksperienca ndërkombëtare e Vllaznisë (33 ndeshje në Europë) dhe logjika e një trajneri kërkues si Hasan Lika, dominuan mbi “legjionarët” anglezë të Sligo Roversit, që në fakt nuk është se po bën një sezon të mirë në kampionat (vendi i 8-të nga 10 ekipe).
Takimi nisi me kartonin e verdhë të Elvin Beqirit (8’), ndërkohë që është blerja e re Vllaznisë, Fitim Kasapi që përpiqet të gjejë rrjetën në minutën e 18-të. Pas disa rasteve të Sinanit, si në pjesën e parë dhe të dytë, erdhi edhe goli i parë i shkodranëve me autor lezhjanin Dritan Smajlaj (69’), i ndjekur nga një autogol i Kinit në minutën e 75-të, duke i çuar shifrat në 0-2 për Vllazninë. Përpjekjet e vendasve u shpërblyen me një penallti në minutën e 89-të të realizuar nga Kreatoro, që vulosi përfundimisht shifrat në 1-2 për Vllazninë. Kjo ishte fitorja e 10-të në Europë e Vllaznisë në 33 ndeshje.
Vllaznia e nisi mbarë edicionin debutues të Ligës së Europës, teksa i ka të gjitha mundësitë, që qoftë edhe me një barazim (nuk ka rëndësi rezultati) që të kalojë në turin e dytë kualifikues, ku kësaj radhe do ta presë Rapidi i Vjenës. Në tre sezonet e fundit ka marrë pjesë ajo ka mundur të kalojë në turin e dytë: 2004-2005, Kupa Intertoto (kundër izraelitëve të Hapoel Bear Shevës), 2007-2008, Kupa Intertoto (kundër kroatëve të Nk Zagreb) dhe në edicionin 2008-2009, Kupa UEFA (kundër sllovenëve të Koperit). Vllaznia sezonin e kaluar në Kupën UEFA ia doli të kalojë turin e parë, duke eliminuar sllovenët e Koperit, për të ndalur në të dytin pas dy humbjeve të thella me Napolin e Serisë A (0-8 golaverazhi i përgjithshëm).
Liga e Europës
Turi i parë kualifikues
2 korrik 2009
Sligo-Vllaznia 1-2
Shënues: Kretaro 89’ (p)/ Smajlaj 69’, Kean 75’ (autogol)
TURI I DYTث
VLLAZNIA
Nëse Vllaznia do të kualifikohet me irlandezët e Sligo Rovers, ateherë do të përballet me një skuadër më të fortë, austriakët e Rapidit të Vjenës.