Fitimet e shtepise time

eGo0sTyle

System Engineer
20080415053011moda.jpg



Nuk kane dyqane e as linja veshjesh te prodhuara ne mase. Nuk jane madje as shtepi mirefilli mode. E megjithate stilistet shqiptare nuk qahen kur vjen puna per te folur per fitime. Sepse edhe keshtu moda eshte nje biznes i mire. E tregojne Asllani, Konomi e Nurce

Nga Alida Cenaj

Zakonisht i quajne stiliste. Nga ata qe bejne mode 100 per qind shqiptare. Qe veshin personazhet VIP e flasin per tendencat e fundit. Nuk kane nje linje veshjesh te prodhuar ne mase e as dyqane vetem per vete, megjithate edhe ateliete shpesh i quajne shtepi mode. Deri me tash nuk jane akuzuar per evazion fiskal, sic po ndodh me Dolce&Gabana dhe Ferragamo ne Itali, por ama nuk qahen per bilancet e fundvitit. Me apo pa dyqan, me fame vetem “made in Albania”, stilistet shqiptare i gezojne per bukuri beneficet e punes se tyre. Ndryshe nga D&G a te tjere qe aktualisht ndodhen ne banken e te akuzuarve, keta tanet e thone troc se puna e stilistit u ka siguruar nje jete komode per nga ana financiare. Nuk flasin per miliarda, aq sa te detyrohen te shpikin menyra per t’u shpetuar taksave, por nuk jane keq. Qofte edhe duke punuar keshtu: Ne treg te vogel e pa industri mode. Te gjithe bashke mund t’i gjesh vetem gjate diteve te Javes se Modes, e cila ishte programuar per dhjetorin e shkuar, por u shty per kete pranvere. Ndersa per emra tek e tek mund te marresh informacion nga personazhe te ndryshem te ekranit a politikes qe me se shumti nuk e fshehin emrin e ateliese apo stilistit qe i vesh. Sepse ky eshte burimi kryesor i te ardhurave per pjesen me te madhe te stilisteve shqiptare: Klientet. Ata u japin emer dhe para. Ndonje tjeter si Ardi Asllani, u ka mbyllur deren porosive per t’u marre vetem me spektaklet. Madje as nuk e rrjeshton veten ne radhet e stilisteve qe jane kaq ne mode neper Tirane (edhe pse eshte shkolluar ne Itali si i tille). I pelqen me shume t’i adresohen si kostumograf, sepse per te, shtepi mode, industri apo edhe stilist eshte nje fjale shume e madhe dhe krejt e ndryshme nga ajo qe shqiptaret, - edhe ata me modernet, - nenkuptojne. Por edhe kjo nuk e perjashton nga radha e te tjereve. Me apo pa atelie, edhe Ardi thote se eshte i ngopur ekonomikisht e shpirterisht nga puna qe ben. Sic e pranon te jete edhe Mirela Nurce apo Anila Konomi.

“Do te me vinte keq te mos e pranoja, se nuk dua ta ndaj veten time nga te tjeret, por me shume se punen e stilistit, keta tanet bejne punen e kostumografit ose te plotesuesit te kerkesave te klientit”, e fillon rrefimin e tij Ardi Asllani. 30-vjecari, ndoshta me rebeli nder emrat e modes qe qarkullon ne Tirane kur vjen puna per te folur per mode, eshte

gati t’i hyje edhe shpjegimeve per te mbrojtur tezen e tij. “Stilisti duhet te kete industri, qe do te thote nje veshje e prodhuar ne qindra kopje. Kjo ketu tek ne kjo nuk ndodh. Stilistet e ndertojne punen si te tille, por destinacioni eshte krejt i ndryshem. Produkti nuk e prek publikun. Mbetet ose ne pasarele ose ne klientele te ngushte. Po te kesh 50 te tille, mund te quhesh me fat”. Per veten e tij, Ardi numeron tre vjet qe kur ka hequr dore nga klientela. Dhe jo vetem. Perderisa ende nuk mund te flitet per industri a per mode mirefilli e ka hequr emrin edhe nga lista e stilisteve qe prezantohen ne Javen e Modes. “Kjo e jona eshte manifakture”, shton. Eshte anetar i Shoqates se Stilisteve, iniciator i shume ideve per ta promovuar moden shqiptare a ndonje emer te pervecem te saj neper bote, por vete atij nuk ia ka enda te ngaterrohet shume me te tjeret. Per te punuar ka zgjedhur tjeter rruge: Spektaklet. Ardi Asllani eshte i pranishem pothuaj ne te gjitha spektaklet qe ogranizohen, qofshin televizive a qofshin ata te nje nate ne Pallatin e Kongreseve a Teater te Operas. Ka stilin e tij te pangaterrueshem dhe megjithese pa atelie, mbetet nder me te kerkuarit. “Ne fakt kam kohe qe po merrem me ndertimin e asaj qe une e kam pagezuar qoshkezen e shfryrjeve te mia artistike”. E ka fjalen per ate qe te tjeret i thone atelie, por jo per te pritur kliente. “Do ta bej laborator prodhimi”, shton. E ndersa nxjerr nga canta disa skica qe ka krijuar per veshjet e trupes se baletit te varietese “Portokalli” tregon se aktualisht po punon me kontrata nje-vjecare me tre televizione njeheresh. Pak muaj me pare ishte edhe kostumografi i nje filmi qe pritet te dale se shpejti ne kinema. “Jane kontrata te mira per nga ana financiare. Shumat varen nga puna ose lloji i spektaklit”. E meqe ka zgjedhur keshtu i pelqen me shume ta quajne artist i lire sesa i punesuar. Kostumograf me mire se stilist. “Kontratat e mia jane bashkepunimi dhe jo te perhershme”, thote Ardi. “Po te kisha zgjedhur te merresha me kliente, do te kisha me shume kokecarje”. Me pak fjale, e ka shmangur dhimbjen e kokes pa e prekur bilancin e fundit te vitit. Nuk i pelqen te flase me shifra, sepse cdo kontrate ka detaje dhe fitime specifike por “eshte nje pune qe artistikisht, ekonomikisht dhe shpirterisht, me ngop. E barabarte me nje biznes te mesem”, shton. Sa per ate punen e emertimit stilist? Mbase pse eshte nje artist i shkolluar ne shkollat italiane te modes, Ardi Asllani nuk e ka fort te lehte ta gelltise kete formen e modes shqiptare. Eshte i gatshem te te shpjegoje per ore te tera se si funksionon puna e nje stilisti, qe nga skica, industria e prodhimit dhe deri te shperndarja. Gjera qe ne Tirane nuk i ka pare te ndodhin. I ka rezistuar mire konkurences por nuk ka pranuar kurre t’i thote ‘stilist’ disave qe qepin fustane per mbremje mature (e madje ka ndodhur qe dy vajza te se njejtes shkolle te shkojne ne mbremje me te njejtin model, nga e njejta dore!), per 8 mars apo festat e fundvitit. Nuk merr pjese as ne Tirana Fashion Week. Sidomos keto kohe kur nuk perbejne as lajm e as cudi rastet kur veshje e fustane te ndryshme jane prezantuar si koleksione te fundit pasi jane pare neper ekrane muzikore shqiptare. Per Ardin, shtepite e modes e stilistet jane dicka tjeter. Nje fushe ku nese ke talent e ide behet edhe shume fitimprurese.

Por eshte edhe nje lloj pune qe duket se edukon e formon shijet e njerezve. Per Anila Konomin, shtepite shqiptare te modes vertet qe lene per te deshiruar. Nuk flitet as per dyqane stilistesh e as per prodhime ne mase. Megjithate keto vite edhe stilistet e kane kryer misionin e tyre. “Shqiperia vjen nga izolimi dhe shtepite e modes vleren e kane pikerisht tek edukimi i publikut. Moda eshte dicka qe merret nga ana vizuale”, thote ajo. Per Anilen, nje tjeter emer i njohur i modes ne Tirane, te punuarit ne nje vend i vogel eshte i pari ne listen e arsyeve qe i pengojne stilistet te jene vertet te tille. “Nuk ka prodhime ne mase sepse nuk ka treg shitje. Ky eshte vend i vogel dhe mendoni sikur nje model veshje te prodhohej qindra cope. Ne rruge do te kishte shume njerez me te njejten veshje”. Pastaj eshte gjendja ekonomike. “Duhet te organizohen sfilata dy here ne vit dhe te kete nje ambjent ku stilistet te kene dyqanet e tyre. Kjo do ta rriste nivelin e shitjeve. Sepse duhet te te perkrahe masa qe te jesh i suksesshem”. Megjithate edhe Anila Konomi ka klientet e saj, qe me se shumti i perkasin kategorise VIP, personazhe te njohur qe nga Rajmonda Bulku, Luiza Xhuvani, Eno Birko, Marjana Leka, Olti Xhezo e te tjere. Si gjithe te tjeret edhe Anila punon me kliente edhe pse nuk e fsheh se zakonisht njerezit preferojne veshjet e gatshme. “Sepse nuk kane kohe. Per te punuar me stiliste duhet te vijne disa here, per te zgjedhur copen, modelin, per te bere proven. Dyqani mbetet zgjidhja me e shpejte. Prandaj shtepite e modes e kane suksesin tek koleksionet”. Prandaj edhe Anila nuk mungon kur behet fjale per te prezantuar veshjet e reja. Te sqaron se ne ateliene e saj cmimet jane normale. Nese behet fjale per nje fustan me cope te shtrenjte e te punuar me dore vlera varion tek 170-180 mije leke te vjetra. Ndersa veshjet e tjera me te zakonshme ne perdorim shkojne: Per kostumet, deri ne 180 mije leke te vjetra perfshire edhe copen, ose per ato casual, jo me te larta se cmimet e butikeve te kryeqytetit. Ne fund, me gjithe klientet qe trokasin ne deren e saj, te njohur ose jo, mbetet nje bilanc pozitiv. “Kjo pune ma ka bere jeten komode, por kohen ma ka gllaberuar. Megjithate eshte nje lloj aktiviteti qe te lejon te jetosh mire”. E meqe kur flitet per Anila Konomin, nenkuptohen 12 vjet pune me atelie, shuma e te gjithave eshte e kenaqshme.



Nje perfundim prej te cilit nuk devijon as Mirela Nurce. Ka pak qe eshte kthyer nga Nju Jorku, ku mori pjese ne Javen e Modes dhe kjo e ka shtyre te hedhe syte drejt ndertimit nje shtepie prej verteti mode. Me veshjet e saj ne “5 Avenue”, pak jave te shkuara, sfiluan modele te famshme, shqiptare (Emina Cunmulaj e Anxhela Martini) dhe te huaja, dhe kjo nuk eshte pak. “Aktualisht koleksioni im eshte ekspozuar neper show room. Prej andej fillojne te behen porosi per veshje te ndryshme, gje qe pritet te fillojne nga mesi i prillit, dhe kjo eshte baza e nje shtepie mode”, thote ajo. “Megjithate kete do ta them pasi te kem siguruar kliente te fuqishem ne Nju Jork”. Deri kur drita jeshile e pertej oqeanit te ndizet, Mirela po projekton nje tjeter sfilate ne Nju Jork kete vjeshte, e pse jo, nje te dyte ne Milano (endrra e saj). Dhe paralelisht vazhdon t’i beje hyzmetin ateliese qe ngrihet diku prane Liceut Artistik. “Nju Jorku nuk me ka ndryshuar. Vazhdoj te punoj me klientet e mi, qe i kam shume te mire dhe te mendoj per hapat qe do te hedh ne te ardhmen”. Per me teper qe per Mirela Nurcen rruga e modes nuk ka qene fort e lehte. E ardhur nga Lushnja, edhe pse e perkufizuar si stilistja e pare shqiptare qe theu tabute me nje pasarele mode ne metopolin e trazuar te Shqiperise se ’92-it, Mirela e ka kuptuar me shume se kushdo tjeter domethenien e luftes se brrylave. “Nuk me pranon njeri. Edhe ne mode ka klane, qofte edhe per te marre pjese ne nje sfilate. Por une nuk e marr mundimin as te bej pjese ne klane, e as te luftoj per te qene e pranishme ne publik si te tjeret”. Sepse megjithate, puna i ka ecur mbare edhe Mirela Nurces keto 11 vjet qe numeron ne Tirane me ateliene e saj. E prirur drejt moshave te pjekura, kostumet e palltot e saj i kane terhequr me kohe grate e njohura te ekranit e politikes. Sonila Meco eshte identifikuar gjithmone nepermjet xhaketave me jaka tip “Jackie Kennedy” te firmosura nga Mirela. Jozefina Topalli gjithashtu ia ka besuar stilistes imazhin e saj. Sa per cmimet? “Jane normale”, thote ajo. “Jam e vetme dhe nuk kam suport tjeter. Prandaj nuk mund t’ia lejoj vetes te me hapet dera nje here ne jave”. Nje kostum me te gjithe aksesoret e ka vleresuar 120 mije leke te vjetra. Nje pallto 350-400 mije. “Por klientet e mia nuk qepin nje kostum apo pallto te vetme. Vetem nje porosi nenkupton disa te tilla me modele te ndryshme”. Cka i lejon edhe Mireles nje jete komode. “Nuk jam financiere e mire”, shton duke qeshur. “Nuk jam keq, por leket i bej mall. Kjo pune te lejon te udhetosh jashte kur do, te shkosh me pushime, te blesh nje shtepi”. Keto Mirela i ka siguruar tashme. Ka hedhur rrenje edhe pertej oqeanit. Prandaj pergatitet te ndryshoje kurs. Pasi koleksioni qe ka lene ne Nju Jork te filloje te jape rezultatet e para, Mirela Nurce do t’i jape fund punes me kliente te vecante. Ka synim te ngreje nje shtepi mirefilli mode e te siguroje treg, sic bejne firmat e njohura ne te gjithe boten. Deri tani nga stiliste, sic e thote ajo vete, ka kaluar ne fazen tjeter, qe quhet fashion-designer. Cka nenkupton nje rruge e shtruar drejt prodhimit ne mase, per nje treg shume larg Tiranes. Ashtu sic duhet te funksionoje moda prej verteti. Megjithate edhe sic ka punuar deri me tani nuk i ka dale keq. As Mireles e as te tjereve. Sepse ky eshte nje biznes i mbare qe te jep para. Qofte edhe keshtu si behet ne metropolin shqiptar: Me stiliste pa dyqane, pa linja prodhimi ne mase e pa treg mirefilli. Edhe keshtu nje veshje e stiluar dhe qepur bukur, te siguron para dhe jete komode.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top