Firma shqiptare bën rrënimin e kontrolluar të ndërtesës më të lartë në Evropë

Arfenilla

Themelues i Forumit
Gjithçka ka shkuar sipas planit të paraparë nga inxhinierët e firmës në pronësi të vëllezërve Viça. Pas 9 sekondash, ndërtesa gjigante nuk ekzistonte më.
foto.php


Kompania gjermane AWR-Abbruch e vëllezërve Viça nga rrethi i Ferizajt ka bërë në orët e paradites të së dielës shkatërrimin e kontrolluar të njërës ndër ndërtesat më të larta në Evropë. ثshtë fjala për ndërtesën 120 metra të lartë, të selisë së Univesritetit të Frankfurtit, të njohur me emrin "Afe-Turm", ndërtuar në vitin 1972, transmeton albinfo.ch.

Ky rrënim është konsideruar si më i madhi dhe më spektakolari që është bërë deri më tash ndonjëherë në Evropë. Operacioni bëhej për aq më i ndërlikuar për faktin se fare pranë ndërtesës ka shumë ndërtesa të tjera banimi, stacione hekurudhore etj. Për këtë arsye është dashur të evakuohet i gjithë perimetri prej 250 metra nga vendi i shpërthimit. Pastaj gjithçka ka shkuar sipas mënyrës së paraparë. Pas 9 sekondash, ndërtesa gjigante nuk ekzistonte më.

130 punëtorë kanë qenë të angazhuar në këtë operacion të rrallë e të guximshëm të vëllezërve Viça. Televizionet gjermane e kanë transmetuar në mënyrë të drejtpërdrejtë aksionin. 50 mijë tonë konstruksione të betonit me këtë rast janë rrënuar përdhe.

Rreth 30 mijë kureshtarë kanë ndjekur nga afër këtë spektakël të rrallë.B.Tribuna
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Firma shqiptare bën rrënimin e kontrolluar të ndërtesës më të lartë në Evrop

Bravo cuna....ne shqiperi nje shtet i tere mezi rrezoi nje ndertese 4 kateshe te fakulteti ekon
 
Titulli: Firma shqiptare bën rrënimin e kontrolluar të ndërtesës më të lartë në Evrop

Shqiptaret nga kosova jan duke e tregu veten ne shum sfera te ndryshme, bravo ju qoft

ps.veq ky mbiemer pak si ?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top