Financim 5 milion $ per kerkimin e jetes pas vdekjes

Tuana

Nada é por acaso!
John_Fischer.jpg

Universiteti i Kalifornise, Riverside (UCR), ka marre nje financim prej 5 milion Dollaresh per te studiuar jeten pertej vdekjes.
Keto para do te ndihmojne dhe do te financojne kerkimet ne lidhje me Parajsen, Ferrin, Purgatorin, Karmen dhe shume tema te tjera te lidhura me to. Ky lajm eshte dhene nga faqja zyrtare e universitetit.
Financimi 3 vjecar ka shkuar ne menyre specifike per John Martin Fischer, profesor i dalluar i filozofise ne kete universitet.
Fischer do ta filloje Projektin e Pavdekesise (keshtu eshte quajtur ky projekt), dhe do te organizoje dy konferenca si edhe nje faqe interneti me burime dhe linke per tek kerkimet e publikuara ne lidhje me pavdekesine.

"Ne do te tregohemi shume te kujdesshem kur do te dokumentojme eksperiencat e afer-vdekjes apo fenomene te tjera te tilla. Do te na duhet qe te zbulojme nese keto jane disa shfaqje te besueshme te jetes se pertejshme apo nese jane vetem iluzione biologjike." - tha Fischer ne nje deklarate per shtyp.

"Afrimi dhe studimi yne do te jete shume rigoroz dhe profesional. Ne nuk do te shpenzojme para per te studiouar raportimet ne lidhje me rrembime nga UFO-t."

Fischer tha gjithashtu qe eshte nje nevoje shume e thelle njerezore per te kuptuar se cfare na ndodh neve pas vdekjes dhe qe ka patur shume raportime te kesperiencave prane vdekjes , eksperiencave jashte trupit njerezor dhe jeteve te shkuara.
"Shumica e diskutimeve jane bere ne letersi, e vecanerisht ne fantazi dhe ne sci-fi, si edhe ne teologji," - tha Fischer.

"Por askush nuk i ka bere nje vezhgim te thelle dhe te qarte pavdekesise si dicka qe sjell se bashku shkencen, teologjine dhe filozofine."
Projekti i Pavdekesise do te mbledhe dhe do te rishikoje propozimet e kerkimeve nga shkencetaret, filozofet dhe teologet qe do te publikohen ne gazetat akademike.
Fischer shtoi se edhe pa ndonje te dhene per jeten e pertejshme, ai shpreson qe te kuptoje dicka me shume ne lidhje me kulturat edhe me vlerat me kete perkim.

Per shembull, pse raportojne miliona Amerikane qe kane pare nje tunel me nje drite te shndritshme ne fund perpara vdekjes, ndersa ne Japoni raportimet jane ne lidhje me individin qe i afrohet nje kopshti?

Projekti do te beje pyetjet si per shembull, "A do te ishte ekzistenca ne jeten e pertejshme e perseritur apo e merzitshme?", "A i jep vdekja nje kuptim jetes?" dhe "A do te kishim ne akoma vlera si kurajoja nese ne do te dinim qe nuk do te mund te vdisnim?"
Ky financim gjigand eshte dhene nga John Templeton Foundation qe financon ceshtje te tilla si kompleksiteti, evolucioni, pafundesia, krijueshmeria, falja, dashuria dhe deshira e lire.

Ne fund te tre vjecarit te financimit, Fischer do te shkruaje gjetjet nga projekti i tij ne nje liber me titull: "Pavdekesia dhe Kuptimi i Vdekjes."
/info/
 
Titulli: Financim 5 milion $ per kerkimin e jetes pas vdekjes

Zere se i kan ven flaken atyre lekeve....se i bie qe te kerkosh qiqra ne hell... :p
 
Titulli: Financim 5 milion $ per kerkimin e jetes pas vdekjes

Kur lexoj titujt e artikujve te tille me keto lloj shumash marramendese, bindem gjithnje e me shum qe bota nuk po ecen para por po kthehet mbrapsht; edhe me hapa gjigand bile!!!
 
Titulli: Financim 5 milion $ per kerkimin e jetes pas vdekjes

ME PELQEN IDEJA E PROJEKTIT .FUNDJA ESHTE NJE EKSPERIENCE QE IA VLEN TA VESH NE JETE. te merresh me studime te tilla kerkon shume besim ne vete dhe ne ata qe te rrethojne .na ardhte ne ndihme ky simbiolog dhe zoti i dhente uraten.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top