Financat në alarm, buxhetit i dalin mangut 267 milionë euro

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
78704_22.jpg

TIRANE- Ndryshimet në buxhet, që janë planifikuar me urgjencë nga qeveria Rama, paraqiten në Kuvendin e Shqipërisë. Ato pasqyrojnë një situatë skandaloze në grumbullimin e të ardhurave nga qeveria e mëparshme

Gjatë këtij viti, gjendja e financave publike është rënduar në përmasa mjaft shqetësuese. Kjo konstatohet nga relacioni i Aktit Normativ të qeverisë Rama, që është dorëzuar në parlament dhe ka të bëjë me ndryshimet e planifikuara në buxhetin e shtetit për këtë vit.
Sipas Aktit, deri tani është konstatuar se këtë vit do të ketë një mungesë fondesh prej 267 milionë eurosh nga ajo, që ishte planifikuar.

Deri në muajin gusht, të ardhurat totale rezultuan me një mungesë prej rreth 16.2 miliardë lekë nga parashikimi i buxhetit fillestar të vitit 2013. Ndërsa totali i atyre të ardhurave të cilat kanë ndikim në qëndrueshmërinë e buxhetit (tatime e dogana, fondet speciale dhe jo-tatimore), rezultuan me një mungesë prej rreth 13.3 miliardë lekë kundrejt planifikimit për këtë periudhë të vitit. Duke iu referuar statistikave operative të administratave tatim-mbledhëse, për muajin shtator pritet që ky hendek vetëm për të ardhurat nga tatimet e doganat të zgjerohet me rreth 5 miliardë lekë.
Për të gjithë vitin 2013 në tërësi pritet që të ardhurat totale të jenë rreth 38.7 miliardë më pak se sa niveli i buxhetuar fillimisht.

SHKAQET
Edhe për vitin 2013, një prej faktorëve të këtij devijimi negativ të të ardhurave të realizuara kundrejt planifikimit, vijon të jetë parashikimi ndjeshëm më optimist i treguesve makroekonomikë e fiskalë. Buxheti fillestar 2013 u bazua mbi një rritje reale ekonomike të parashikuar ne nivelin prej 3.1% dhe një rritje nominale prej 4.5%, ndërsa tashmë parashikohet që të dy këto tregues bazë makroekonomik për vitin 2013 të rezultojnë ndjeshëm më të ulët, përkatësisht në nivelet 1.9% dhe 3%, theksohet në relacionin e përgatitur nga ministria e Financave. Kjo shmangie e parashikimeve makroekonomike (veçanërisht rritja nominale më e ulët e PBB) vlerësohet të ketë një efekt negativ prej afërsisht 4.7 miliardë lekësh.
Megjithatë, duket qartë që faktori kryesor që ka çuar në krijimin e këtij hendeku të thellë midis të ardhurave të buxhetuara fillimisht dhe atyre të pritura tashmë deri në fund të vitit 2013, është performanca ekstremisht e dobët e administratave tatim-mbledhëse.

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar në vite për 8 mujorin 2013
EMثRTIMI (2009) (2010) (2011) (2012) (2013)
Tatimi mbi Vlerën e Shtuar Total (milion lekë) (71,136) (74,091) (74,387) (76,371) (70,126)
Tatimi mbi Vlerën e Shtuar Total (rritja në përqind) 4.3 4.2 0.4 2.7 -8.2


TE ARDHURAT
Janë mbledhur 3.8% më pak taksa nga vjet
Sipas të dhënave nga Thesari për periudhën janar – gusht 2013, të ardhurat totale arritën 210.6 miliardë lekë, 7.2% më pak se parashikimi për periudhën dhe 3.8% më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë. Tatimi mbi Vlerën e Shtuar është mbledhur në masën 70.1 miliardë lekë, gati 10 miliardë më pak se sa pritej dhe 8.2% më pak në terma vjetorë. Ky është tatimi që ka kontribuar më shumë në ecurinë jopozitive të të ardhurave buxhetore gjatë këtij viti. Nga 16 miliardë lekë të munguara kundrejt buxhetit fillestar, 10 miliardë vijnë nga mosrealizimi i TVSH-së.


Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
 
Redaktimi i fundit:
Top