Filtrat e cigareve me permbajtje derri

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Sidnei - Në të gjitha filtrat e cigareve në botë gjendet një lëndë e marrë nga gjaku i derrave, bëhet e ditur nga një studim i kryer në Universitetin australian të Sidneit.
Lajmi bëhet i ditur nga “Daily Mail”, duke cituar studiuesin Prof. Simon Chapman, i cili vë në dukje se në të gjitha filtrat e cigareve përdoret homoglobinë e marrë nga gjaku i derrave. Prof. Chapman thekson se myslimanët dhe cifutët, të cilët nuk konsumojnë asnjë lloj produkti nga derrat, duhet të vihen në dijeni për këtë gjë.

Studiuesi i Universitetit të Sidneit bën të ditur se firmat e cigareve e kanë mbajtur të fshehur këtë lëndë, për arsye të ndikimit në shitjen e produkteve të tyre. Megjithëse një pjesë e konsumatorëve të cigares që i kanë të ndaluara produktet e derrit nuk do ta mirëpresin lajmin, Prof. Chapman thotë se një gjë e tillë nuk ka kuptim të mbahet akoma e fshehur.

Homoglobina gjendet në sasi të konsiderueshme në gjakun e derrave, dhe në filtrin e cigareve ajo pengon deri në një farë mase depërtimin e lëndëve helmuesi që gjenden te duhani.

Prof. Chapman thekson se disa firma cigaresh e kanë përdorur këtë lëndë në masë të madhe, duke e emërtuar atë në mënyrë jo të saktë. Sipas tij, deri më tani vetëm një firmë cigaresh në Greqi ka bërë të ditur se në produktet e saj gjenden lëndë nga gjaku i derrave, duke vënë kështu në dijeni personat të cilat e kanë të ndaluar konsumin e produkteve nga derrat.Shqiperia...
 
Titulli: Filtrat e cigareve me permbajtje derri

Kush ka te ndaluar prodhimet e derrit ja ku kane nje shkak me se te mire per te nderprere duhanin .
 
Back
Top