Filozofia e sinqeritetit!

Ka dy lloj sinqeritetesh,sinqeritet plus zgjuarsi ose begraund,keta lloj njerzish jane ndricimi i shoqerise njerzore.
Ka dhe sinqeritetin `naiv`,qe eshte i drejte nese vlersohet sic duhet,por shoqeria njerzore eshte teper egocentrike per te qene e mire dhe e drejte.
Gjithesesi aftesia e dikuj per mos te dal nga shinat e ti, dhe pse tjeret hyne ne rrugen e ti per t`ia baltosur eshte forca e nje karakteri te shendetshem.
 
Ne realitetin e sotcem te jesh i sinqert te sjell vetem telashe.
Te jesh naive akoma me keq dhe shko pre damaret ?
 
Te jesh i sinqert sot te marrin per budalla .si ka ardhe kjo shoqeri nese do te jesh ne mesin e te 'shoqeris, genjej mashtro .se te duan te gjithe
 
Ehe hidhet njeri nga ura o burra te gjith nga pas.
 
Çfarë do të thotë të jesh i sinqertë? Edhe pse shpesh e përmendim, koncepti i sinqeritetit është mjaft i vështirë për t’u karakterizuar. Duke hedhur një vështrim më të mirë, mund të kuptojmë që është një nocion i afërt i autenticitetit.

E vërteta dhe sinqeritetit

Edhe pse shpesh mund të duam ta përkufizojmë sinqeritetin si të thënit e të vërtetës dhe respektimit të rregullave, kjo është një pikëpamje tejmase e thjeshtë e një koncepti shumë të ndërlikuar. Të thuash të vërtetën – të vërtetën e plotë – shumë herë është praktikisht dhe teorikisht e pamundur, por edhe moralisht e panevojshme ose madje e gabuar. Le të supozojmë që partneri juaj i ri ju kërkon të jeni të sinqertë për gjërat që keni bërë javën e kaluar kur nuk keni pasur raport. A nënkupton kjo që duhet t’i tregoni gjithçka që keni bërë? Jo vetëm që nuk do keni mjaftueshëm kohë dhe nuk do ju rikujtohet gjithçka me detaje, por edhe a është gjithçka e rëndësishme? A duhet t’i tregosh edhe për festën e fshehtë që po i organizoni partnerit tuaj javën e ardhshme?

Marrëdhënia mes sinqeritetit dhe të vërtetës është shumë më i thellë. Çfarë është e vërteta për një person gjithsesi? Kur një gjykatës e pyet dëshmitarin për të vërtetën e ngjarjes që ndodhi atë ditë, kërkesa nuk është për çdo detaj, por veç për ato të rëndësishmet; dhe kush mund të thotë se cilat janë ndodhitë e rëndësishme?

Sinqeriteti dhe vetja

Çështjet e lartpërmendura duhet të jenë të mjaftueshme për ta qartësuar marrëdhënien e thellë që sinqeriteti ka me ndërtimin e vetes. Të jesh i sinqertë përfshin kapacitetin për të përzgjedhur, në një mënyrë të përshtatshme, elementë të caktuar të jetës sate. Në minimumin e vet sinqeriteti kërkon të kuptojmë se si veprimet tona përshtaten apo jo me rregullat dhe pritshmëritë e njerëzve të tjerë – çdo person ndaj të cilit ndihemi të obliguar t’i raportojmë (duke përfshirë këtu edhe veten).

Sinqeriteti dhe autenticitetit

Atëherë, ekziston raporti mes sinqeritetit dhe vetes. A ke qenë i sinqertë me vetveten? Kjo është në të vërtetë një pyetje mjaft e madhe, e diskutuar jo vetëm nga figura si Platoni apo Kierkegaardi, por edhe në “Sinqeritetin filozofik” të David Humes. Të jesh i sinqertë me vetveten duket se është një pikë kyçe e të qenit autenitk. Vetëm ata që mund të përballen me vetveten, me gjithë tekat e tyre, duket që janë të aftë për të zhvilluar një persona që është i vërtetë ndaj vetes – nga këtu buron autenticiteti.

Sinqeriteti si prirje

Nëse sinqeriteti nuk është tregimi i të gjithë të vërtetës, atëherë çfarë është? Një mënyrë për ta karakterizuar atë, zakonisht e përfshirë në etikën e virtyteve (shkolla e etikës që buroi nga mësimet e Aristotelit), e shndërron sinqeritetin në prirje: një njeri është i sinqertë atëherë kur ai ose ajo e zotëron prirjen për t’u ballafaquar me tjetrin duke i vënë në dritë të gjitha detajet e rëndësishme në një diskutim.

Prirja në fjalë është një ves i mirë që është kultivuar me kalimin e kohës. Pra, një njeri i sinqertë është ai i cili e ka zhvilluar vesin e të treguarit të detajeve të jetës së tij ose saj të cilat janë të rëndësishme në një bisedë me dikë. Aftësia për të dalluar atë që është e rëndësishme është pjesë e sinqeritetit dhe është në vetvete një aftësi shumë e ndërlikuar për t’u zotëruar.

Pavarësisht rolit protagonist që ka në jetën e përditshe dhe në etikë dhe filozofinë e psikologjisë, sinqeriteti ende nuk është një fushë e famshme studimi në debatet bashkëkohore filozofike.

Burimi Filozofia cdo dite!
Oh Marlë,ti dhe temat e tua ❤
 
1 pyetje kam une..
Nqs nje person ka genjy,mashtru,spekullu gjith jeten,dhe ne nje moment te rendesishem tregon te verten per dicka te rendesishme dhe me peshe,a e ben kjo person te sinqerte? ?
 
  • Më pëlqen
Reactions: D.
1 pyetje kam une..
Nqs nje person ka genjy,mashtru,spekullu gjith jeten,dhe ne nje moment te rendesishem tregon te verten per dicka te rendesishme dhe me peshe,a e ben kjo person te sinqerte? ?
Po të përgjigjem unë nëse je dakord :)
Sinqeriteti është një tipar personal. Një person i sinqertë është një person me prirje të fortë për të thënë të vërtetën. Sinqeriteti pra përfshin mungesën e mashtrimit. Një deklaratë mund të jetë absolutisht e saktë dhe të jetë gjithmonë e pasinqertë nëse qëllimi është përfitimi/mashtrimi. Pra këtu varen motivet e atij personi që më në fund vendos të jetë i/e sinqertë.
Në aspektin filozofik të Immanuel Kant-it, pjesërisht po. Ai e pranon sinqeritetin të bazuar në qëllim të mirë.
Sipas mistikut teozofik Obereit, jo. Ai e kundërshton pikëpamjen Kantiane sepse anon nga Nihilizmi, që si fillim ishte absolutizëm i negacionit, në pikëpamje filozofike.
Me fjalë tjera, varet pikëpamja e palës tjetër si e percepton. :)
 
E verteta dhe sinqeriteti jane 2 gjera te ndryshme. Pershembull neqoftese une besoj qe 'gomari fluturon' dhe i them dikujt qe 'gomari fluturon' atehere po tregohem e sinqerte sepse une e besoj si te tille, pra qe kjo eshte e vertete edhe pse kjo nuk eshte e vertete. Kshu qe mendoj se sinqeriteti lidhet me te percjellurit e besimeve qe ke.
 
Kush u hodh?
Si u hodh?
La leter ?
Nuk kam njoft ndonje qe deri msot ska len leter. Njeriu dhe ne prag te vdekjes te jete esht aq egoist saqe po nuk la dicka mbrapa qe ta kujtojn nuk hidhet. ?
 
Nuk kam njoft ndonje qe deri msot ska len leter. Njeriu dhe ne prag te vdekjes te jete esht aq egoist saqe po nuk la dicka mbrapa qe ta kujtojn nuk hidhet. ?
Sot e paskam te veshtir te perqendrohem kshu qe te kerkoj falje nqfs nuk e kap thelbin...
Ckuptim do kishte jeta po nuk lam gjurma te kalimit tone? Fundja eshte falas atyre gjurmave se vazhdojme jetojme dhe pas vdekjes
 
  • Më pëlqen
Reactions: D.
Sinqeriteti?
Sot ekziston shume pak, ose tek ca njerez nk ekziston fare:D
 
Po të përgjigjem unë nëse je dakord :)
Sinqeriteti është një tipar personal. Një person i sinqertë është një person me prirje të fortë për të thënë të vërtetën. Sinqeriteti pra përfshin mungesën e mashtrimit. Një deklaratë mund të jetë absolutisht e saktë dhe të jetë gjithmonë e pasinqertë nëse qëllimi është përfitimi/mashtrimi. Pra këtu varen motivet e atij personi që më në fund vendos të jetë i/e sinqertë.
Në aspektin filozofik të Immanuel Kant-it, pjesërisht po. Ai e pranon sinqeritetin të bazuar në qëllim të mirë.
Sipas mistikut teozofik Obereit, jo. Ai e kundërshton pikëpamjen Kantiane sepse anon nga Nihilizmi, që si fillim ishte absolutizëm i negacionit, në pikëpamje filozofike.
Me fjalë tjera, varet pikëpamja e palës tjetër si e percepton. :)
Faleminderit! Nuk mund te kisha marre shpjegim me te mire.. ??
 
Filozofia e sinqeritetit…. nis nga vetvetja & being honest with urself it’s the key & authentic.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top