Filozofet me te medhenj ateist te te gjitha kohrave

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
267570_124210127666937_6660402_n.jpg



Demokriti

Demokriti lindi në Thraki në qytetin Abder rreth vitit 460 p.e.s. « I shtyrë nga dëshira për të nxënë », thot Aristoteli, udhtoi shum dhe ariti të bëj spjegime racionale mbi natyrën dhe u bë burim i rëndësishëm për pasardhësit e ndër ta më i njohuri është Epikuri. Besohet të ketë shkruajtur pesëdhjetë e dy vepra por kjo duhet të meret me shum kujdes sepse të ruajtura janë vetëm dis kalime e nga citimet mbi të që gjejmë sot, janë të njerëzve që nuk përputheshin me idetë e Demokritit kështuqë, dëshmitë e tyre nuk janë tejet të besueshme.
Nga mungesa e byrimeve të sigurta, në kohët vijuese tê antikës, sa në Greqi aq sa edhe në Romë u krijuan anekdota nga të cilat së paku arijmë të krijojmë një pasqyrë mbi atë se ç’qe Demokriti në kohët në fjalë. Plutarku thot se ai është verbuar vet për të ju shmangur shqetsimve dhe pengesave që vijnë nga jashtë e sidomos nga femrat, të cilat përndryshe dikur në jetën e vet ka dashur ti ketë të gjitha.
Sa i përket veprimtarisë mendimtare, Demokriti pranonte dy principe të krijimit të gjithësisë dhe për hërë të parë, flitet për një sistem të krijimit të gjithësisë pa ndërhyrje të forcave mbinatyrore. Këtu kemi me të vërtetë një mundim, një punë mendimit më të ri dhe jo pse për herë të parë përmendet fjala atom, po pse bëhet një hulumtim për ndërtimin e asaj që egziston me principe të reja dhe mbështetur në baza të reja materiale.
Demokriti pra zhvillon, do të kisha thënë një teori materialiste mekanike ku materjen e quan të formuar nga grimca të pazzhdukshme dhe të pandashme më tej (atom). اdo trup formohet me lëvizjen e grimcave lirë në shprazëtirën që egziston dhe që mundëson këtë levizshmëri. Pra kështu formohen trupëra më komplekse dhe të njëjtat grimcohen pas vdekjes.
Dihet gjithashtu se Demokriti nuk ishte një materialiste i shterur dhe pa idealizëm në vehte. Ai me hutaqëri kërkonte qetësi shpirtërore dhe morale. Kërkonte pastrimin shpirtëror nga friga dhe bestytnitë. Për tu mbrojtur nga dëshirat e ndryshme, si që përmenda edhe më parë ai e verboi vehten…
Nga veprat e tia (52 në numër) nuk gjemë vetem një pakicë shum të vogë se pjesa tjetër është shkatruar ose humbur. Fragmente, citate dhe pjesë mbi jetën e tij transmetohen më vonë nga Aristoteli, Simpliciusi, Ciceroni, Plutarku…
Një shekull më vonë, teorinë e bazuar mbi atomet e mer dhe e zhvillon
Epikuri, që njihet njiherit edhe si pasardhës më i denjë dhe më besnik i Demokritit.
Disa citate të Demokritit :
« Asgjë nuk vjen nga hiçi, dhe asgjë, pasiqë të jetë shkatëruarnuk i këthehet hiçit. Atomet lëvizin në gjithësi duke prodhuar vorbulla dhe nga kjo formohen komponimet : zjarri, uji, ajri dhe toka. »
«Krejt çka egziston në gjithësi është frut i rastit dhe domosdoshmërisë. »
«Gjithësia është e pafund pasiqë nuk është vepër e asnjë krijuesi. »


Empedokli


Empedokli rradhitet ndër figurat më të shquara të filozofëve të kohës parasokratiane të shkollës së Parmenidhit. ثshtë i influencuar nga tri idetë të cilat edhe i mësoi, ata të Pitagorës dhe besimet Orfeike ; idetë Eleatike : dhe ndikimet nga Herakliti. Mbron tezën e Njëshes dhe mëtej, pasiqë nxen edhe mësimet e vijuesve të Pitagorës, përpilon kosmologjine e vet. Zjarri, toka uji dhe ajri janë elementet që formojnë çdo gjë në gjithësinë e paraqitur në një sferë ku bashkimi dhe ndarja e elementeve vihet në lëvizje nga dy forca të vetme : Dashuria dhe urrejtja. E para është forcë bashkuese kurse e dyta forcë që sjellë ndarje. Përveç interesit mbi natyrën Empedokli merret me jetën politike dhe është mbrojtës i zjarrtë i demokracisë. ثshtë poashtu i njohur si idhtar i doktrinës së migrimit të shpirtërave dhe si shërues, gjë që bëri të konsiderohet si hyjni nga bashkëkohanikët e tij. Për të vërtetuar pavdekshmërinë e tij, por më tepër nga krenaria joracionale, pas një banketi ndër besimtarë e miq, dëgjon një zë që e thërret dhe ai zhduket përgjithmonë. U gjuajt në flakët e Etnës nga i ngelën pa u djegur vetëm bronza e këpucëve. Apotheozë pak edhe e stërritur por sidoqoftë, dëshira Empedoklit u plotësua më së miri… Pretendonte të jetë Hyjni dhe i pavdekshëm ( « Pastrimet »… unë kam arrdhur tek ju si një Perendi i pavdekshëm…) Këtë e ariti gjatë jetës e sidomos duke ju sakrifikuar Etnës. Kjo ishte dëshira e tij…
Empedokli fizikant dhe magjistar :
Në poemën « Natyra » flet për ushtrimin e forcës së magjisë mbi çdo gjë. Aty i drejtohet nxënësit të vet Posanias me fjalët : « Ti do ti mësosh të gjitha ilaçet kundër dhimbjeve dhe pleqërisë. Ti do të qetësosh vrullin e errërave të palodhshme… Për të mirën e njeriut ti, kur do të duhet, do të bëshë që thatësia të zëvendsoj shiun dhe të kundërtën ».
Përndryshe te Empedokli që në fillim verejmë vendosjen e materjes unike të përhershme. اdo gjë e gjithkah është rrënjë e të qenurit. Asgjë nuk nuk vjen dhe asgjë nuk shkatrohet. اdo gjë që është, ka qenë dhe do të jetë. Katër janë « rrënjët » që kanë egsistuar dhe do të egzistojnë : Zjarri (në formën e hyjnizuar Empedokli e quan Zeus), Uji, Ajri dhe Toka : këto janë bazat e Qenies dhe qëndrojnë në gjithësi dhe që kanë madhësinë e tyre edhe pse ai nuk ka njohurinë e rëndësisë së tyre. Dielli dhe yjet janë aty nga djithëmonë dhe nuk ska ç’të kërkojmë jasht kësaj. Të gjithë kanë të njejtën moshë. Kanë qenë gjithmonë dhe do të jenë përçdoherë.
Shohim se në një mënyrë Empedokli pranon shumësin e vetive të spcifikuara të pandryshueshme dhe spjegon përzierjen e elementeve nëpërmjet procesive mekanike. Përzierja bëhet mes elementeve me afinitete të përafërta dhe nuk ka asnjë lloj tranfsormimi. Lumenjt e mëdhej gjithashtu mund të kalojnë nëpër pore të ngushta (këtu Empedokle bënë hapat e para në fushën e atomit). Toka mori lëndët e shumta nga uji e zjarri dhe kështu u prodhuan eshtërat, tuli, dyelli dhe gjaku.
Principet dhe mekanizmi sipas së cilit prodhohen këta përzierje dhe ndërrime, janë dy veti (elemente) të rëndësishme : Përçarja (armiqsia) dhe nga ana tjetër : Dashuria (harmonia, gëzimi).
Tash shtrohet pyetja a është Empedokle i bindur në Njishen e materies apo pati tendenca të ndërlidh idetë e shumëfishit kaotik. A është pra Përçarja një rrjedhë e Mërisë dhe Dashuria një betejë kundër mbretërisë së Përçarjes ?

Gorgias

Gorgias, nxënës i Empedolkit nga i cili e mësoi retorikën, është nga Leontium i Sicilisë dhe sipas disave jetoi 108-109 vjet. Njihet bashkë me Protagorën, si njëri nga sofistët e parë dhe më të njohurit në historinë e filozofisë. Në Athinë erdhi në moshën gjashtëdhjetë vjaçare me urdhër të qytetit të vet si ambasador. Në një fjalim të mbajtur para Kuvendit Popullor, ariti të bind athinasit ta ndihmojnë kundër Sirakuzës. Vdiq në vitin 374 p.a.s. në Larisë.

« Fjala është despot i plotëfuqishëm » pat thënë Gorgias në një fjalim tjetër të vetin në Athinë. Për të, arti i të folurit dhe manipulimit janë « çelsi i pushtetit politik ». Thënia e tij se : Gojëtari ka mundësinë e të folurit që të gjithëve pa dallim dhe mbi çdo pyetje, në atë mënyrë që në prani të turmës të jetë më bindës se çdokush tjetër. » Të këtilla deklarime ngjallën bujë në Athinë dhe njëherit ndihmuan që retorika, pra arti për të bindur, të pajiset me petk famëkeq. Sulmet më të « egra » erdhën nga Sokrati dhe nxënësi i tij Platoni në Dialogun e tij sa bënë që edhe sot fjala sofist të ketë domethënie fyese. Për Platonin, sofistët, e nderonin (çmonin) më shum të mundshmen se sa të vërtetën , kjo është e pajelueshme. Por, edhe pa Platonin, retorika, vendin e ka në në mes të lejueshmes dhe përçmimit. Ajo lindi krysisht si pasojë e nevojës dhe e dëshirës për mbisundim politik dhe për të bindur gjykatësit gjatë një procesi gjyqësor.

Gorgias dhe sofizmi në përgjithësi mbrojnë « tezën e të fortit ». Për ta, drejtësia është çpikje e të dobtive që e përqafojnë një masë e madhe, të cytur nga friga se mos vallë do të pësojnë nga të fortit. Për sofistët drejtësia është forcë dhe lejohet të përdoret për epërsim…

Përfundimet kryesore dhe më të dalluara të Gorgias janë :

*

a. E vërteta nuk egziston ;
*

b. Qenia nuk egziston e « nëse diçka egziston, është qenia ose jo-qenia, ose njëherit qenia dhe jo-qenia. » ;
*

c. « Edhe nëse diç egziston, njeriu nuk mund ta dalloj e as ta spjegoj » ; n

Gorgias, nxënës më të famshëm pati Isokratin, që u bë njëri ndër gojëtarët më të njohur të Athinës por që njëherit u sulmua shum ashpër nga Plutarku « se kaloi një të nëntën e jetës se vet për të shkruar një fjalim ».


Herakliti



Herakliti lindi në Efez në brigjet e Egjeut në një familje, sipas legjendës, priftërinjsh dhe mbretërish, por vet i la mbënë titujt e klasës dhe rangut.
Privilegjohet të besohet se la pas tij një libër nga i cili neve na kanë aritur dis fragmente të shkruara në stil poetik ku mendimet janë vështirë të kuptuesheme nga edhe e fitoi llagapin « i errëti ».
Jean Brun e cilëson në mënyrë të mrekulluar Heraklitin kur thot :
« Filozofي e përleshjes dhe harmonisë, Filozofي e Bërjes dhe Këthimit të Përjetshëm, filozofي e jetës dhe katastrofës, filozofي e Logosit që flet dhe e numrit të vulosur, mendimi i Heraklitit, është në të njëjtën kohë edhe shumë i vjetër edhe aktual, përbën në vehte shumë më tepër se sa që përshkruan. Ajo është në mënyrë të veten, filozofي e limitit dhe pragut që na çon në këtë përpara që ndalet. »
Tri janë temat që reflektojnë në veprën e Heraklitit : hulumtimi i themeleve të vetme të botës si një e plotë ; njësia e të kundërtës dhe rrjedhoja e gjërave. Njëherit vërrejmë se hulumtimet në principe të materjes dhe se ai mer për për elemnte kyqe tokën, ujin ajrin dhe zjarrin. Për te, në fillim ishte krejt zjarr por që mëtej me dëshirën hyjnore u shëndrrua në det e nga gjysma e të cilit u krijua dheu.
Në qëndrimin e tij mbi principin e të njejtës dhe të kundërtës në të njejtën njësi, pason principi themelor i ndryshimit të vazhdueshëm, e të përhershëm. « Nuk lahemi dy herë në të njëjtin lum » është shkruar nga nga Herakliti që na bëne të kuptojmë se uji i lumit që hyme njëherë, për së dyti nuk është më i njëjti megjithëse jemi në të njejtin lum. Ky princip është ai që na shtin ti kundërvëmë Heraklitin Parmenidhit dhe teorisë së tij të Një Qenie, pandashmëri, i përjetshëm homogjen dhe pandryshueshëm.
Sa i përket kohës, Herakliti është akoma në fazën e arkaizmit dhe në këtë epokë, jemi akoma në mes të ndjenjës dhe resonimit nga edhe mendimi i adoptuar mbi konceptin ciklik të kohës e jo në atë linear. Pra këtu kemi të bëjmë me një dialektike të hapur sepse ai injoron kohën lineare të zhvillimit, të ecjes sepse kalimi i kohës në formë spirale është rrikëthim i pafund në kohë ciklike që përfundon në kaos të hapur. Hegeli është ai që u largua nga kjo kohë ciklike në një spjegim të saktë modern të kohës lineare
Herakliti me idetë e veta, influencoi numër të madh mendimtarësh nëpër shekuj, ndër ta Platonin dhe stoikët si dhe Hegelin që integroi sistemin e tij në veprën e vet.


Orfeu

Orfeu,është personazh mitologjik, djal i mbretit të Thrakisë, Oeagre dhe i Kaliopës.

Sipas legjendës, Orfeu është themelues dhe njëherit ngushtë i lidhur me bestytninë e mistereve. Ai me lirën e tij ju fliste dhe i mahniste shtazët ; trondiste të vdekurit… Këto dhunti, ia dhuroi Apolloni e nga këtej, Orfeu ia shtoi dy kordha lirës për nderë të nëntë muzave.

Pas fitores së Argonautëve mbi sirenat në ishullin Lesbos, ai shkon në Egjipt. Me të këthuer prap, themeloi Misteret e Eleuzisit dhe më së fundi u instalua në mbretërinë e atit të vet në Thraki.

Miti i Orfeut dhe shkrimet pas tij, ngjallën interes të madh dhe sipas disa të dhënave, janë të lidhura edhe me origjinën e krishtenizmit.

Pjesmarja në ekspeditën e Argonautëve dhe qëndrimi në Egjipt, ishin rast i volitshëm për bariun Ariste që ti afrohet Euridisë, grues së Orfeut. Ajo i refuzoi ofertat dhe duke ikur, nuk pa gjarpërin i cili e kafshoi këmbë. E zbritur në fer, Orfeu shkoi ta mar duke e venduar në gjum me muzikën e këndshme të tij, qenin-roje me tri kokë. Megjithate, duke dalur nga feri ai u këthye për të parë të shoqen a e ndiqte dhe kushti i caktuar nga perëndia Hades për shpëtimin e tyre, nuk u plotësua. Dëshprimi qe i shum i madh. Menadët e pezmatuar, e coptuan dhe e hodhën në Hebros uji i të cilit bartën pjesët e trupit dhe gjer në brigjet e Lesbosit. Koka e tij notonte mbi valët e detit duke kënduar me lirë. Muzat i gjetën pjesët e trupit, i bashkuan dhe bënë varimin në malin Olimp.

Edhe pse figure mitologjike, Orfeu dhe literatura e lënë pas, meren si fillim i largimit nga tjeshtë irealja, pra nismë drejt mendimit shkencor dhe fillimit të epokës së filozofisë sot të njohur me emrin « parasokratët ».

Ky mit, ngjallë interes gjatë gjithë shekujve gjer në ditët tona. Kompozitorë me famë, letrarë, regjisorë, piktorë dhe vizatues të filmave të animuar, krijuan vepra të jashtëzakonshme për Orfeun dhe mitin mbi të. Këtu, mund të premendim në pikë të parë kompozitorë me famë botërore si Monteverdi-n, Hajdn-in Offenbach-un…

Parmenidhi


Parmenidhi, Mendimtar grek filozofinë e të cilit nuk e njofim aq sa duhet e disa herë mbi të janë shkruar gjëna thellësisht të pasakta.

Nga vepra sot njohim me saktësi vargjet « Mbi natyrën » është e tepërt dhe e pabazë pohimi se Parmenidi shkroi edhe në prozë pasiqë për të vërtetuar këtë, nuk kemi asnjë dokument të besueshëm të gjetur gjer më tani.

Lindi në Ele në një familje të pasur dhe mendohet se në moshën 65vj. Kaloi në Athinë ku edhe pat takuar Sokratin.

Për të hapur mundësitë e studimit të Parmenidhit, është mirë të tërhiqet një rezyme në disa pika kyqe. Për te, Qenia është kryesore, e domosdoshme, pa zanafillë dhe e përjetshme, e vazhdimshme dhe jashtë çdo dyndjeje kohore, e pandrysheshme dhe homogjene, një… Krejt është mirë e lidhur dhe e arsyeshme, dhe si përfundim : Qenia ثshtë e Mos Qenia nuk ثshtë apo e kundërta, Mos Qenia ثshtë e Qenia nuk ثshtë. Duke u nisur nga kjo se nuk qëndron Mos-Qenia, Parmenidhi arin të vërtetën e përkryer të mendimit të tij mbi Qenien.

Kështu, duke injoruar Hiçin, ai ngriti bazat e fjalës dhe logjikës racionale. Por kjo, nuk do të thotë se Parmenidi nuk është jokeherent. Qenia është, koha Jo Ja nga ku edhe ideja e palëvizshmërisë ; krejtë ç’është, do të jetë përgjithmonë. Ja këtu QENIA parmenid tejkalohet nga zanafilla dhe shpërbërja (shkatrimi) (genesis dhe phthora).

Të pa qenën nuk mund ta njohim se është pamundur e pra as nuk mund ta shprehim me fjalë sepse mendimi është i njejtë me Qenien, që do të thotë se fjala dhe mendimi duhet të jenë Qenie. Ata egzistojnë e hiçi jo, ai është asgjë.
Parmenidi e konsideron Qenien si një trung dhe për ta arsyetuar ështin e saj në botë ai nuk lodhet shum e kjo sqarohet me Doksën (greqisht : doxe,es*) e tij.

Në fund mund të themi se Qenia a Parmenidit është grimcë e Kaosit e e me këte është botë në vehte pasiqë njëherit është njëshe e tjeshtë edhe një gjithësi e tërë, me një fjalë, Zot.

Në kaos nuk egziston koha, Qenia është një ekstrem monolitik. Athua Parmenidi donte në mendimet e tija të quajtura pak sa me të drejtë të errëta, të shoh qenien e tij më lartë se qenien dhe hiçin mbi të cilat flet.

Pitagora


Pitagora është matematicient e filozof grek që jetoi nga fundi i shekullit VI p.e.s. Lindi në ishullin Samos nga ku u largua për për të bërë shum udhtime e ndër ta vizitoi edhe Egjiptin por pjesën më të madfhe të jetës e kaloi në Crotone, (foto poshtë) në jug i Italisë së sotshme . Këtu krijoi shkollën e tij të afërt me një sekt.

Pitagora studjoi matematikën, muzikën dhe filozofinë. Njihet si kreator i filozofisë sepse e kuptoi dhe vu në pah ndjenjën për kërkimin e pambarimit të njeriut dhe njëherit ofron një përfundim të këtij hulumtimi : realiteti i përjetshëm që spjegon shfaqjen e të qenurit relatif dhe nxitjen që përbën ajo për përkryrje. Pitagora pra, merret edhe me metempsikozë ; mundësi për rilindje apo ringjallje pas vdekjes në një qenie të ndryshuar dhe kështu në vazhimësi, që do të thotë, mundësi për të patur më tepër jetëra.

Përndryshe, sot parashtrohet pyetja se çfar do të qe niveli dhe rruga e mendimit grek pa Pitagorën? Ku do të kishin aritur Parmenidi, Platoni apo Aristoteli?

Tre dhunti, spiritualizmi, dija dhe filozofia harmonizohen në vepren e Pitagorës dhe kjo është vetia kryesore, dhe elementi kryesor që bënte madhështinë e tij e që lidhi pas tij një numër të jashtëzakonshëm pasuesish pa lënë asnjë gjurmë egërsie por as edhe pengese për lulzimin e personaliteteve si Milon apo Fiasi.

Nxënësit fillestar në pesë vjetët e para mësonin dhe ushtronin heshtjen. Në këtë kohë ata quheshin auditorë (dëgjues). Pas pesë vjetëve, fillonte studimi i lëmive të mjekësisë, astronomisë dhe gjeografisë.

Lufta kundër qytetit të afërt Sibaris (foto djathtas) dhe suksesi i komuninetit të Pitagorës ngjallën armiq kështu ai u detyrua të tërhiqet në Metapontë ku edhe vdiq. Besonte metampsikozën por na nuk dijmë a u ringjall ndonjëherë… Dijmë vetëm se filozofë të rëndësishëm pas tij, në Greqi, në Romë e gjetiu, lanë dëshmi të qarta për se frutet e urtësisë së Pitagorës jetonin akoma.

Pas zbulimit të blloqeve të gravuara t’argjilit nga Babilonasit që datojnë nga viti 1800 p.e.s., dijmë se Pitagora nuk është më zbuluesi por thurrësi i teoremës së njohur « Shuma e katrorëve të masave të kateteve të trekëndeshit këndëdrejtë është e barabartë me katrorin e masës së hipotenuzës ». Pitagora dhe nxënësit e tij zbuluan se seriali i numrave katrorë : 4, 9, 16, 25, 36 dhe me rradhë formohet nga shtimi i numrit tek që vijon në brënda njësisë pra : 1+3 ; 4+5 ; 9+7 ; 16+9 ; 25+11 e kështu me rradhë. Ky zbulim i rëndësishëm, jo vetëm që ka fuqine e një ligji, po krijon edhe një harmoni të këndëshme vizuale të numrave në shpirtin e njeriut.

Në muzikë, njohim « Gamën e Pitagorës ». Gama natyrore që përdorej në mënyrë empirike egzistonte është e qartë. Njeriu i njihte notat pa e ditur se i përdor gjatë rënies së instrumenteve (shqip dëndëneve) dhe këndimit. Pitagora ka meritat për zbulimin dhe vendosjen e bazave të teorisë se muzikës (gama) dhe të fizikës sepse spjegoi bazat e intervaleve natyrore : oktavë, kintin dhe kvartetin që janë në përputhje me raportet numrave të thjeshta.

Këto intervale themelore u zhvilluan gjatë shekujve dhe sot na kemi gamën e njohur : do, re, mi, fa, sol, la.

Stobe : « Pitagora thot se bota ka lindur (është krijuar) nga mendimi e jo nga koha ».

Protagora


Protagora lindi në Abder të Thrakisë nga viti 480 p.e.s. Njihet si sofisti i përkryer si dhe relativist e skeptik. Udhtoi shum, nga qyteti në qytet ku ligjëronte të pasurve si të mbrojnë çdo tezë, çfarë do qoftë ajo si dhe si ti kundërvihen të njejtës tezë. Vizitoi edhe Athinën, u largua dhe përsëri u këthye aty nga viti 431. Besohet se këtu është ngritur padi kundër tij pasiqë mohoi perenditë. Në të vërtetë Protagora nuk është ateist si që pretendohet të paraqitet nga disa studjues. Ai këtu shpreh më tepër paftësine e njeriut të kohës për të ditur dhe kuptuar çjanë perënditë... Sidoqoftë, ai iku para procesit dhe duke lundruar për në Sicili anija u fundos... Duhet vënë re se kjo është më tepër gojëdhanë se një e vërtetë, e më poshtë do të parashtrojmë disa variante më të afërta me të vërtetat historike rreth këtij procesi.

Pasi vizitoi pës të disatën herë Athinën, aty edhe publikoi traktatin mbi perenditë që shkaktoi tronditje dhe që pasoi me procesin aq të përfolur. « Mbi perënditë une as nuk mund të dis a egzistojnë e as se nuk egzistojnë ; pasiqë shum pengesa pamundësojnë ta dijmë këtë, errësira e pyetjes dhe shkurtësia e jetës së njeriut. »

Shumë shekuj. Kërcënimi për mbajtje të procesit nuk u vëndua në dyshim. Vetëm nga gjusma e qindveçarit të XX historianët filluen ta gjykojnë një qëndrim të tillë duke e quajtur të pastudjuar mirë dhe naif. Në fillim do të ndalem në një kronologji kohore për të lëvizur në periudhë më të vonshme procesin eventual. Protagora ishte mik i Perikleut dhe ai e angazhoi ti krijoj ligjet e Turioit. Kjo daton nga viti 443 që njiherit e vonon ndjekjen e diku gjer nga vitet 418-415.

Mbi të tjera duhet të dijmë se gjithashtu se burimet janë pak të besueshme kur të kemi parasyshë se athinasit e ndoqën nga qyteti me dekret të sjellur n¨èe proces, kurse të tjera burime thone se ai iku para procesit.

Mëtej dyshimet mbi këtë vijnë edhe nga fakti se gjatë kohë është heshtur për këtë ngjarje. Ndoshta nga ajo se Protagora nuk pati nxënës të kalibrit të nxënësve të Sokratit për të evidentuar një gjë të tillë si që bërë Platoni dhe Tucididhi për mësusin e tyre. Mëtej mendohet gjithashtu se heshtja e procesit vjen edhe nga fakti se Protagora ishte vetëm një i huaj në Athinë !? Ndoshta heshtja është frut i mendimit të asaj kohe se kjo ngjarje nuk pati rëndësi për historinë dhe askush nuk mori mundimin të shkruaj pasiqë në këtë kohë vëndin kyq të interesave e zë Lufta e Peloponezit.

Heshtja ndërpritet nga Aristoteli një shekull më vonë. Ai përmend procesin dhe jep emrin e akuzuesit që në të vërtet është edhe prova më e fortë se ngjarja ka ndodhur.

Sa i përket shkatërrimit të librave faktet janë më të moçme se datojnë nga fillimi i shekullit III p.e.s. Filozofi skeptik Timoni thot se « kanë dashur ti asgjësojnë në hi veprat pasiqë kishte shkruajtur se nuk dinte dhe nuk mundeshte kuptoj si janë dhe kush janë perënditë. »

Nga « Koha Romake », në shekullin e parë p.e.s., Ciceroni e përmend djegjen si një gjë « reale ».

Sido që të jetë unë, për të përfunduar do të them se krejtë procesi egzistoi apo jo, nuk është edhe aq i rëndësishëm sa që është i këndshëm fakti se sofizmi i Protagorës që qe shpesh i përbuzur si nga Sokrati, Platoni e gjer më sot, nuk u ndal asnjëherë të ngrej debate që janë më sofizëm se sofizmi i Protagorës e për më tepër, kur vetë kundërsofistët për të thënë të vërtetën e tyre mbi këtë ngjarje, kaplohen nga sofizmi Protagorian. Dhuratë më të madhe as që nuk ka paramenduar Protagora…

* * *
Disa nga citatet më famë të Protagorës :

Njeriu është mas e çdo gjëje, për ç’janë, për egzistimin e tyre ; për çka nuk janë, për mos egzistimin e tyre. »

« ا’quan njeriu të vërtetë, është e vërteta e tij, do të thot aspekti nga i cili atij i shfaqen gjërat. »

« Mbi çdo gjë mund të bëjmë dy pohime plotësishtë të kundërta. »
« Për çdo subjekt ka dy ligjërime të kundërta mes vehte. »
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top