Fillon «gara» e domain-ëve gTLD

Në janar të 2012 fillonjë aplikimet për gTLD (generic top level domain).
«Gara» fillon në janar 2012: ICANN në qershor njoftoi zgjerimin e prapashtesave në adresat web përtej atyre ekzistuese (Com, Net, etj..).
Të interesuarit mund të aplikojnë për të fituar prapashtesën që dëshirojnë,të cilën mund ta përdorin për shërbime personale ose nëse dëshirojnë të shesin domain me prapashtesën qe do përfitojnë.

Nuk është e nevojshme që prapastesat të jenë doemos me karaktere latine , ato mund te jenë dhe karaktere arabe , greeke, kineze etj, por përhere duke ju përbajtur disa rregullave: për shembull, duhet të ketë së paku tre gërma (është ende në fuqi ligji për ruajtjen e prapashtesave të kodeve shtetërore me 2 gërma).

Kjo do të thotë se për herë të parë, kompanitë mund të marrin gTLD e tyre e cila potencialisht mund të shënonte fundin e «pushtuesit» të. com.

Data e saktë për dorëzimin e aplikimeve është 12 janar 2012.

Procesi do të përfundojë pas tre muajsh më 12 prill. «Kompanitë duhet të fillojë përgatitjen, dhe në përgjithësi për të menduar se çfarë të bëjnë», thotë Tim Kalan, kreu i marketingut për Melbourne IT DBS, kompani e specializuar në fushën e domain-ëve.
Megjithatë, disa firma do të ngelen «mbrapa», thotë Simon Briskman i Field Fisher Waterhouse. «Unë mendoj se është e vështirë për shumë kompani për të analizuar të dhënat ashtu siç duhet për këtë periudhë të shkurtër kohore që kanë në dispozicion dhe të marrin vendimin e drejtë» komentoi , duke shtuar se disa të tjera do të hezitojnë për shkak të kostos se lartë që do të kenë këto prapashtesa.

«Disa firma të mëdha do të humbasin ‘shansin’, sepse organizatat e mëdha nuk mund të lëvizin shpejt. »

Kostoja është me të vërtetë e lartë dhe konsiderohet se bashkë me mirëmbajtjen dhe menaxhimin e një gTLD do të arrijë rreth shifrës 150.000 dhe 200.000 $ në vit, kështu që të interesuarit smund të jenë frima të vogla por do të jenë firmat gjigande.
Rebecca Moody, e RSCG Euro, thotë. «Lewis John dhe Coca Cola, për shembull, nuk do të ngurrojnë. Këto janë kompani të suksesshme, të cilat mund të përballojnë pa asnjë problem një shifër të tillë. »

Kur periudha e aplikimit të përfundojë, ICANN-i do të shqyrtojë se cilat nga këto do të pranohen. Pra, ata duan të jenë të sigurt se menaxhimi do të bëhet siç duhet, «thotë Kalan.

Kur ka shumë kërkesa për të njëjtën prapashtesë, atëherë ka disa kritere për t’u zgjedhur. Nëse nuk zgjidhet, procesi do ti ushtrohet tenderit. GTLD e para do të jenë «aktive» në fillim të 2013.

Arsyeja që kompanitë kërkojnë të marrin prapashtesat e tyre nuk është tjetër veçse «mbrojtja» e markave tregtare(trademarks), por gjithashtu dhe fitimet në fushën e marketingut: «kompanitë besojnë se është lidhja më e mirë ndërmes marketingut offline dhe trafikut online nëse përdoren emrat që janë më të shkurtër, dhe më të lehtë për t’u kujtuar. » Gjithashtu, përfitimet ekzistojnë dhe në përmirësimin në lidhje me funksionimin e motorëve kërkues.

Një tjetër avantazh është ai i sigurisë, «ka shumë persona të cilët nuk bëjnë blerje përmes internetit për shkak të mos sigurisë që kanë. Mendoj se tani do të ketë mundësi të madha», thotë Simon Briskman i Field Fisher Waterhouse.

Dr Jonathan Freeman, profesor i psikologjisë, në Universitetin e Londrës, beson se kjo do të ketë sukses në perceptimin e konsumatorëve, por do të marrë kohë.

Niko Papa për www.nipastudio.com me informacione nga BBC
 
Back
Top