Figurat stilistike..!!

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Gjuha ka mundësi të mëdha shprehëse.Me nuancat e shprehjes së saj merret një disiplinë e veçantë shkencore që quhet stilistikë.
Ajo ndahet në dy degë: në stilistikë gjuhësore dhe në stilistikë letrare.

Meqë çdo autor ka mënyrën e vet të përdorimit të gjuhës, ka modelet e tij të shprehjes, themi se ai ka stilin e tij (nga gr.stylos: një shkop metali,kocke ose fildishi me të cilin shkruhej mbi dërrasa të veshura me dyllë). Pra, stili ndryshon nga njëri autor te tjetri në nuanca më të vogla, por ndryshon shumë nëpër periudha të ndryshme letrare e artistike. Në procesin krijues poetët dhe prozatorët shpesh fjalëve u japin kuptime të reja, më të gjera dhe kuptime figurative. Këto kuptime të reja, kuptime figurative të fjalëve, quhen figura stilistike. Figura stilistike është një organizim i tillë gjuhësor, në të cilin fjalët marrin kuptime të dyta, do të thotë të figurshme.
Figurat Stilistike, sipas një grupi studiuesish, ndahen në :

1. Figurat e kuptimit: • antiteza, • grotesku, • hiperbola, • ironia, • kontrasti, • krahasimi, • litota, • paradoksi, • paralelizmi figurativ, • personifikimi, • sarkazmi, • satira, • simboli.

2. Figurat e shqiptimit poetik (figurat tingullore dhe të intonacionit): • aliteracioni, • anafora • apostrofa, • asonanca (zanorësia) • epanalepsa • epanastrofeja • epifora • konsonanca (bashkëtingellorësia) • onomatopeja, • paronomaza, • pasthirrma • pauza (ndërprerja) • përsëritja • pretericioni (tejkalimi) • pyetja retorike • retiçenca (heshtja) • simploka.

3. Figurat e fjalëve dhe të shprehjeve(tropet) :
• alegoria, • antonomaza. • asteimi, • epiteti, • eufemizmi, • ironia, • katakreza, • metafora, • metonimia, • oksimoroni, • paradoksi, • perifraza, • sarkazmi, • sinekdoka.

4. Figurat e fjalorit poetik (të leksikut) : • antonimet, • arkaizmat, • barbarizmat (huazimet) • dialektizmat (krahinorizmat) • homonimet, • sinonimet
neologjizmat,

5. Figurat e sintaksës poetike : • antimetabola
anadiploza(kapërcimi)
• asindeti, • elipsa, • enumeracioni, • gradacioni,(shkallëzimi) • inversioni, • kiazma, • konversioni, • pleonazmi, • polisindeti, • tmesi.

6. Figurat e mendimit • antiteza, • hiperbola, • krahasimi,similituda • litota, • oksimoroni, • paradoksi.

7. Figurat gramatikore (ose liritë poetike) Apokopa Asindeta Polisindeta Elipsa Epiteza Elizioni Enalazhi Inversioni Pleonazma Proteza Sinalepsa Zeugma 1.Figurat e kuptimit

Krahasimi Krahasimi eshte venia balle per balle e dy dukurive,dy sendeve a dy frymoreve te ngjashem nga ana e jashtme,per te ndricuar me mire njerin prej tyre,per ta bere me te gjalle e me te pasur mendimin.
Krahasimi eshte perqasje ose perafrim midis dy imazheve qe arrihet duke bashkuar fjalet perkatese me ndihmen e lidhezave. Eshte nje nga figurat me te thjeshta,sepse mjafton te vihen perballe fjalet qe shenojne dukuri,sende a frymore qe kane ngjashmeri dhe te lidhen me lidhezat : si,ashtu si,porsi,etj. per ta patur krahasimin.
Ne kete figure stilistike vihen perballe vecorite e dyta,ato qe bien ne sy dhe sherbejne per te vene ne pah ane te ngjashme,per ta ndricuar me mire njeren prej tyre,per ta shprehur me me shume gjalleri e pasuri mendimin.

Kur te dy krahet e krahasimit nuk jane dy fjale,por dy fjali,atehere krahasimi quhet similitude ose krahasim i zgjatur.

Similitude vjen nga latinishtja similitude = ngjashmeri.
Personifikimi vjen nga latinishtja persona = person. Personifikimi eshte figure stilistike,me anen e se ciles sendit (ose kafshes) i vishen tiparet e njeriut,gjerat pa shpirt e pa vetedije paraqiten sikur mendojne,veprojne e flasin si njerez. Shembull :
Valët me brigje bajnë kuvendime.(Llazar Siliqi - Mësuesi)
Ne kete rast perdoret personifikimi, sepse elementet materiale, valet dhe brigjet , paraqiten si qenie te gjalla e me vetedije dhe qe mund te shkembejne mendime.
Pervec personifikimit te mirefillte kemi edhe nje lloj tjeter qe quhet prozopope. Prozopopeja ben qe te flasin vetat qe mungojne, evokon te vdekurit , u jep atyre jete, levizje dhe te folur.
Shembull :
U ngrit fati i Shqiperise Si i vdekuri nga varri, Mori udhen e Azise, Duke ikur si i marri.
(Naim Frasheri - Historia e Skenderbeut )
Ne kete pjese te poemes se mesiperme, Gjon Kastriotit te vdekur i jepen vecori te njerezve te gjalle,si te ecurit , te menduarit, te folurit.

Antiteza Antiteza vjen nga greqishtje antithesis = kundervenie, anti = kunder,thesis = vendosje,venie.
Antiteza perftohet duke vene balle per balle dy ane,dy gjendje,dy pamje,dy dukuri te kunderta,qe te dale me shprehes e me ne pah mendimi i autorit. Eshte perafrim i dy antonimeve.
Ajo qe del nga nje antiteze e bukur eshte e shpejte dhe e fuqishme si shkreptima qe shperthen nga takimi i dy ngarkesave te kunderta. Ashtu sic ka gjera qe ngjajne te krahasimi,po ashtu ka dhe gjera te kunderta te antiteza.
Ndryshe nga shkallezimi qe na jep kalim gradual ne rritje ose ne zbritje,te antiteza kemi nje kalim te shpejte dhe te menjehershem nga nje e kundert te tjetra.
Shembull :
Atje larg ne grykat madheshtore Maleve,luginave atje Rrojne prate shqipet arberore ... Ti ne gjak te tyre varrin ke O i pavarrosuri Skenderbe.
(Ismail Kadare - Varrimi i Skenderbeut) Fjalet e nenvizuara perbejne antitezen.

Kontrasti vjen nga frengjishtja contraste = ndryshim i madh, kundershti. Kontrasti ndertohet duke vene perballe ne menyre te theksuar dy karaktere njerezore,dy sende a dukuri,por duke kundervene figura a tablo te tera,jo ane ane te vecanta,si te antiteza.
Kontrasti tregon nje kundershti te fuqishme,nje skajshmeri te dyfishte.Ajo qe i jep fuqi me te madhe kontrastit eshte se figuratvihen afer njera-tjetres.Midis antitezes dhe kontrastit nuk ka kufij te prere.
Per shembull :
Ne romanin ne vargje te Aleksander Pushkinit - Eugjen Onjegin, heroit kryesor Onjeginit,qe eshte i matur e gjakftohte, i vihet perballe nje shok gjaknxehte e shume i rrembyer sic eshte Lenski.
Ja nje shembull kontrasti nga letersia shqipetare :
Kur nenat tona halleshumta mbeshtetnin kokat siper trungut, ajo porosiste ne vende te huaja kolltuke te modes me te fundit.
Kur nenat tona stomak boshe punonin njezet ore ne dite, ajo urdheronte nje sherbetore ta krihte me kreher te florinjte.
(Ndoc Gjetja - Kontrast)
Per te dyja strofat,dy vargjet e para jane ne kontrast me vargun e trete e te katert.

Hiperbola vjen nga greqishtja hyperbolé = hedhje pertej,zmadhim i tepruar. Hiperbola eshte figure stilistike, qe ndertohet mbi bazen e zmadhimit jashte mase deri ne tepri te qenieve,sendeve a tipareve te tyre,per te bere pershtypje ose per te theksuar mendimin.
Te vepra "Historia e Skenderbeut" , kur flet per kthimin e Skenderbeut ne Kruje, Fan Noli shkruan :
" Ne mur,persiper vatres,varej nje shpate e koherave te vjetra qe s'e ngre dot njeriu i sotem as me dy duar.Qe palla e Kastrioteve,e mbajtur brez pas brezi prej trimash qe nxori ajo dere e shkelqyer.Turqit shkelen dhe plackiten keshtjellen,por pallen s'e ngane, se asnje s'qe i zoti ta perdorte ... "Ndersa per Skenderbeun thuhet ne menyre hiperbolike se e rrembeu shpaten sikur te qe e lehte si pende, e ngjeshi ne brez dhe shkoi kaluar ne fortese.
Pjeset e nenvijezuara perbejne hiperbolen.

Litota vjen nga greqishtja litotës - zvogelim, thjeshtesi. Litota eshte e kunderta e hiperboles dhe autori thote me pak,duke lene te kuptohet me shume.Litota perdoret per modesti, per druajtje dhe rrallehere edhe per ironi.
Shembull nga letersia artistike : Kur Skenderbeu kthehet ne Kruje,ai i drejtohet keshtu komandantit te keshtjelles :
E dini si kam luftuar per Sulltan' e per Turqine dhe qysh ai me ka shuar vellezerit e shtepine ?!
S'jane punera te lehta keto qe jane punuar, dhe nuk rrine te fshehta as jane per te harruar.

Ne vargun "S'jane punera te lehta" kemi nje litote,sepse me fjalen (te lehta) nenkuptohet e kunderta : te renda.Gjithashtu edhe ne vargun: "As jane per te harruar", kemi nje litote dhe nenkuptohet : duhen kujtuar.
Pjeseza zbutese "as" sherben per t'i dhene kuptim me te plote litotes.
Ps. Ju lutem modetatoreve te temes te modifikojne ne postimin e pare *litoda* ne *litote* per te qene te sakte. (Gabim ne shkrim)

Grotesku Grotesku vjen nga italishtja grottesca - qe i ngjet shpelles;nga disa zbukurime te epokes se Rilindjes qe ishin te nderlikuara, me kafshe e bime, dhe qe imitonin modelet e pikturave te zbuluara ne rrenojat e Romes, me figura te vogla te nderthurura ne menyre te cuditshme.
Grotesku eshte nje menyre shprehjeje ose menyre paraqitjeje ne te cilen bashkohen ane te stermadhuara te vena ne kontrast te forte e te papritur,ose format me te perziera,te parregullta e te largeta te realitetit duke i shformuar deri ne perqeshje.
Ne grotesk del bashkeekzistenca shperthyese midis te qeshures dhe te qares,midis komikes dhe tragjikes,te ultes dhe madherishmes,te bukures dhe te shemtuares etj, duke u kundervene figurave me permasa ose me shtrirje teper shperpjestimore.
Grotesku si tip i vecante i shprehjes artistike gjendet me se pari brenda poetikes se mitologjise se lashte.Nga keto burime u ushqye letersia e shkruar me grotesk duke filluar nga poema "Iliada" dhe "Odisea" te Homerit etj.
Don Kishoti eshte nje figure groteske me karakter te nderlikuar e te dyzuar,misherim i marrezise njerezore,por edhe i heroizmit e vetemohimit per drejtesi.

Shembull:
Magjistari - thote Sojliu (nenkuptohet Don Kishoti), e beterizon te bukuren dhe e zbukuron te beterten.
(Migel Servantes - Don Kishoti i Mances)
Fjalet e nenvizuara perbejne grotesk.

Paradoksi: Paradoksi– është ajo figurë që konsiston në një pohim në pamje të parë absurd dhe në kundërshtim me logjikën. Një pohim i tillë ndërtohet mbi bazën e një oksimoroni. P.sh.: “është i bukur se është i shëmtuar” ose “kush ecën ngadalë shkon larg” ose paradoksi i famshëm i Sokratit “e di që nuk di asgjë”.
Nga letërsia shqipe mund të përmendim paradokset e Migjenit: “ose… ose”; “Bukuria që vret” etj.
P.sh.: Do t’të vrasim, Jezu, se të kemi baba
Do t’të varim, Mesi, se të kemi usta… (Noli)

Ironia – të pohosh diçka duke dashur të thuash të kundërtën. Kështu lexuesi duhet të vërë në punë intuitën për të deshifruar në mënyrë korrekte mesazhin, duke u ndihmuar në këtë nga konteksti dhe intonacioni i veçantë i thënies. Ironia parakupton gjithmonë aftësinë e marrësit për të kapur zëvendësimin mes nivelit sipërfaqësor dhe nivelit të thellë të thënies.
Veçanërisht e rëndësishme është ironia në tregimtari ku njohja shumë emirë nga ana e autorit e personazheve dhe e ngjarjeve bën të mundur të shijohen nënvizimet ironike, të fshehura, dykuptimësitë etj.
Sipas një teorie bashkohore ironia është e afërt me metoniminë sepse tregon diçka me anë të diçkaje tjetër, megjithëse këtë e tregon me të kundërtën.

Tek ironia është e mundshme kjo ndarje:
1. ironia verbale – kundërshtia mes asaj që thuhet dhe asaj që duhet të kuptohet.
2. ironia strukturale – në letërsi ka të bëjë me të përdorurit e një heroi naiv, i një tregimtari të pabesueshëm, kënvështrimi i të cilit për botën ndryshon tërësisht nga ai i lexuesve apo i autorit.
3. ironia dramatike – në të cilën publiku e njeh situatën e personazheve më mirë se personazhet.

Në letërsinë shqipe e kanë përdorur ironinë: Fishta (“Gomari i Babatasit”), اajupi, Migjeni. Nga letërsia botërore shembuj ironie mund të gjejmë tek fabulat e La Fontenit, tragjeditë e Sofokliut, novelat e Henry James, Valteri, Sëifti etj.
Sarkazma... Kur ndryshimi mes dy niveleve të thënies, atij të shprehurit, sipërfaqësorit dhe nivelit të thellë bëhet shumë i madh, ironia shndërrohet në sarkazëm. Duke thelluar ndryshimin, thellohet në këtë figurë edhe potenciali shprehës i gjuhës. Mjeshtër të përdorimit të sarkazmës në letërsinë shqipe konsiderohen Fishta dhe Migjeni me “Amzat e Parnasit” dhe “Sokrat i vuejtun apo derr i kënaqun”. Të dyja këto figura janë karakterizuar në komedi.

Simboli Simboli vjen nga greqishtja sumbolon - shenje konvencionale njohese,nje send i ndare me dysh,dy gjysmat e te cilit sherbejne si shenja njohjeje. Simboli eshte nje figure me kuptim te dyfishte,e cila paraqet nje send,nje frymor a nje dukuri nepermjet nje sendi,nje frymori a nje dukurie tjeter,qe behet perfaqesues dhe ngjall lidhje te peraferta.Zakonisht ideja eshte abstrakte dhe
simboli qe e perfaqeson ate eshte konkret,si p.sh.: paqen e simbolizon pellumbi. Simbol quhet figura artistike qe personifikon ne te vertete me forcen me te madhe tiparet me karakteristike te nje dukurie,idene e saj vendimtare.
Shembull:
Harpagoni (personazhi kryesor i komedise "Kopraci" te Molierit ) eshte simboli i kopracise,Tartufi(personazhi kryesor i komedise "Tartufi" te Molierit) eshte simbol i hipokrizise.
Simboli ka dale nda paralelizmi figurativ,sepse eshte nje lloj paralelizmi,por gjysmak.Te simboli ana njerezore nuk shprehet,por lihet te nenkuptohet dhe shprehet vetem ana natyrore.Koncepti i simbolit eshte i afert me ate te alegorise dhe ne disa aspekte edhe me ate te metafores.Kur simboli humbet kuptimin e tij te pavarur,ai kthehet ne alegori. Simboli u drejtohet me teper ndienjave,javes emocionale,ndersa alegoria i drejtohet mendjes se lexuesit,arsyes. Tek simboli theksohet cilesia mbizoteruese dhe nuk merren parasysh cilesite e tjera.
Shembull :
Te poezia "Himni i flamurit" e Fan Nolit,me fjalen "Flamur" nenkuptohet kombi shqiptar.

Paralelizmi figurativ Paralelizem vjen nga greqishtja paralletos - qe ecen krahas,prane njeri-tjetrit.
Paralelizmi figurativ este venia e nje dukurie te natyres perballe me nje gjendje shpirterore ose me nje veprim njerezor,zakonisht me ane ndertimesh sintaksore te ngjashme.
Edhe paralelizmi figurativ,ne trajten pohuese ose mohuese,eshte ashtu si personifikimi,nje figure e vjeter stilistike.Te dyja keto figura e kane origjinen tek marredheniet e njeriut te lashte me natyren,por duhet theksuar se personifikimi ngrihet mbi bazen e shkrirjes se natyres brenda njeriut,mbi bazen e njejtesimit te natyres me njeriun,mbi praktiken shpirtezuese te natyres.Ne personifikim eshte bota njerezore qe ndihmon te shprehen vecorite e botes materiale,vecori te natyres pa fund.Ndersa tek paralelizmi figurativ ndodh e kunderta: bota natyrore ndihmon per te shprehur ne menyre figurative e emocionale vecori te kufizuara te jetes njerezore.

Shembull paralelizmi figurativ pohues :
Perkulet qiparisi nga maja ne rreze, Po qan vasha mbi varrin e trimit. (Populli)
Ne kete rast eshte perdorur nje paralelizem figurativ,sepse kemi venie perballe me qellim figurativ emocional te vajzes me zemer te thyer nga dhimbja per humbjen e te dashurit,me perkuljen e qiparisit nga maja ne rreze prej stuhise se pameshirshme.

Satira Satira (lat. satira – e ndryshme, përzierje) – në kuptimin e ngushtë quhet vjersha me karakter demaskues. Format e para të satirës janë epigramet dhe epitafet, por atë e hasim në lirikë, në epikë dhe në dramë. Satira kanë shkruar poetët e mëdhenj romakë Horaci dhe Juvenali. Në kuptimin më të gjerë, këto janë vepra letrare të gjinive të ndryshme (roman, tregim, pjesë teatrore) në të cilat kritikohen ashpër dhe përqeshen fenomenet e dëmshme të jetës shoqërore dhe personale; janë të njohura veprat satirike të shkrimtarit francez Fransua Rable (shek.XVI), të shkrimtarit anglez Xhonatan Suift (shek. XVIII), pastaj të Bajronit, Pushkinit, Gogolit, Dantes, Servantesit, Konicës, Fishtës, اajupit, Gramenos, Sh. Musarajt etj.

Perifraza Perifraza (gr. peri – rreth, fraso – flas) – është një figurë stilistike përmes së cilës paraqitet (thuhet) me shumë fjalë ajo që do të mund të thuhej me një fjalë të vetme, kështu krijohet një metonimi e zgjeruar, që quhet perifrazë. Dmth. në vend që sendet t’i quajmë me emrin e tyre të vërtetë, përdorim një grup fjalësh për të treguar silësitë e atij sendi. P.sh. Fatosi i Krujës (Skënderbeu); Foleja e shqiponjave (Shqipëria); E njoha me shtatë prill: Breshka këmishë-zezë me lëkurë luani dhe pendë këndezi, e njohu dhe ajo (Italia fashiste). Më vonë e njohu edhe huni i motorizuar (nazizmi) (Nonda Bulka,Kënga e shqiponjave); pasardhës hyjnor i Jupiterit (Herakle); zjarret e qiellit (yjet); zalli mëngjesor digjet (dielli) etj. Perifraza e përforcon patetikën dhe retorikën e stilit, prandaj quhet metaforë retorike. Me anë të saj me më shumë fjalë ose fjali përshkruhen konceptet, objektet, cilësitë, veprimet, përjetimet etj.

2. Figurat e shqiptimit poetik
Janë figura të cilat fjalës i japin efekt tingëllor. Me anë të këtyre figurave shprehja gjuhësore fiton në intensitet, duke e pasuruar përmbajtjen kuptimore dhe domethënien emocionale të saj (shprehjes gjuhësore). Përmes këtyre figurave fjalëve u jepen dimensione të reja në raport ndaj fjalëve të mëparshme ose të atyre që vijnë pas. Figurat e shqiptimit/diksionit i japin muzikalitet vjershës dhe sa më të pasura të jenë ato, aq më i pasur do të jetë edhe muzikaliteti i vjershës.
Pyetja retorike

Mbiemri 'retorik' vjen nga greqishtja rhetoricos- i oratorit,qe ka te beje me gojetarine.
Pyetja retorike ndertohet duke pyetur,pa kerkuar pergjigje,per t'i dhene shprehjes ngarkese emocionale,per ta terhequr vemendjen e degjuesit a lexuesit.Ajo eshte shprehje e terthorte qe tregon habi,pakenaqesi,padurim,qortim,keqardhje etj. Kur bejme pyetje retorike "pse me hengre ne bese?" , ne nuk kerkojme pergjigje,por shprehim qendrimin tone ndaj veprimit te nje tjetri.
Kur autori per qellime te caktuara stilistike i pergjigjet vete pyetjes retorike,atehere nje pyetje e tille quhet subjekcion.
Shembull :
Dhe armiqte e eger e kafshonin kufinjte, kafshonin supet e zhveshura,te zbehta t'Atdheut, Atdheut nga ethet e uria i erreshin syte dhe ngrihej,duke u lekundur, harronte urine, shkonte te maste kufinjte neper nate. Me meter? Me jard ? Jo, Me pushken e gjate.
(Ismail Kadare - Perse mendohen keto male)

Pasthirrma Pasthirrma (ekskalmacioni) ose thirrja eshte nje shperthim poetik i ndjenjave,qe sherben per t'i bere me prekese fjalet.
Shembull :
Ah,moj Shqiperi e mjere ! (Naim Frasheri - Historia e Skernderbeut)
Ne ato raste kur me ane te nje pasthirrme shprehet nje deshire e thelle,nje urrejtje e fuqishme,nje pasion i zjarrte,nje lakmi e forte, figura quhet optacion. Optacione te bukura ka perdorur Migjeni.
O, si nuk kam nje grusht te forte T'i bie mu ne zemer malit qe s'be zan, Ta dije dhe ai se c'domethane i dobet N'agoni te perdihet si vigan i vrame.
(Migjeni - Recital' i malsorit)

Apostrofa Apostrofa vjen nga greqishtja apostrophe - ndryshim drejtimi,shmangie,nga apo - larg, strophe - kthese.
Apostrofa eshte figure stilistike,me te cilen u drejtohemi ose therresim sikur t'i kishim prane njerez te gjalle ose te vdekur, a gjera te aferta ose te largeta
Shembull :
Lamtumire, o mori Shkoder ! Lamtumire, o ti Cukal ! Zhduket Buna nen nje koder, zhduket Drini nen nje mal.
(Ndre Mjeda - Lamtumire)

Retiçenca (heshtja) Retiçence vjen nga latinishtja reticentia - heshtje.
Retiçenca perftohet duke e keputur menjeher mendimin,zakonisht para nje fjale ose shprehjeje me peshe, me qellim qe te nenkuptohet vazhdimi i tij.
Fjalia e nderprere lexohet me intonacion te lene pezull dhe perjetimi ose ironia merr fuqi me te madhe.
Shenohet zakonisht me tri pika ( ... )
Shembull :
Dikush trokiti ne dere ... - Kush a ? - A po na fal ndoj send zoje? - Zoti te dhashte ! - Na fal ndaj send , te dhashte zoti shendet ... - Hajt ! Zoti te dhashte.
(Migjeni - Zoti te dhashte)

Pretericioni ( tejkalimi ) Pretericion vjen nga latinishtja praeteritoi - kalim pertej, kapercim pa e permendur.
Pretericioni le ne heshtje per t'u nenkuptuar dicka,por pastaj e permend me hollesi ate qe nuk u tha para heshtjes.Eshte formule permes se ciles thuhet se nuk do shprehet ajo qe do te dale me tej në fjali më me fuqi.
Ndersa ne reticence kemi te bejme me nje figure sugjestive te drejtperdrejte qe le ne heshtje per te folur me me fuqi,perkundrazi ne pretericion kemi te bejme me nje figure te terthorte,sugjestive e ngacmuese qe mohon per te pohuar me force.
Shembull pretericioni :
Gjimon topi ... jo! Midja nga uria.
(Migjeni - Moll' e ndalueme)

Perseritja Perseritja eshte rimarrja e togfjaleshave e fjalive te njejta,qe sherben per te forcuar shprehjen artistike , per te theksuar , per te vene ne pah, ose per te percjelle vecantine e nje gjendjeje emocionale a psikologjike.
Perseritja i jep edhe prozes ritem,kur sherben per ta organizuar tekstin.
Kur Migjeni thote: "Qeshu,Rini ! Qeshu ! Bota asht e jote" te poezia "Kanga e rinise",ai perdor perseritjen me fjalen "qeshu" .

Epanastrofeja Epanastrofeja vjen nga greqishtja epanastrofé - rikthim, nga epana - serish dhe strofé - kthim, rrotullim.
Kur nje ose disa fjale e fundit te vargut a te nje fjalie perseriten ne fillim te vargut a fjalise qe pason, perseritja quhet epanastofe.
Shembull :
Sot u pame e sot u ndame Dhe nuk thame dot nje fjale: Kur u ndame vame e qame, Qame me ca lot te vale.
( Lasgush Poradeci - Sot u pame.Kenge)
Fjalet e nenvizuara perbejne epanastrofene.
Kjo figure stilistike quhet ndryshe anadiploze ( prej greqishtes anadiplosis - dyfishim )

Epanalepsa Epanalepsa vjen nga greqishtja epanalepsis - perseritje, rimarrje.
Epanalepse kemi kur nje fjale a shprehje e fillimit te nje vargu perseritet ne fund te atij vargu.
Shembull :
Kurbeti,shoke,kurbeti, Kush vate e nuk mbeti?
(Andon Zako Cajupi - Kurbeti )
Fjala "kurbeti" qe perseritet ne fillim dhe ne fund te vargut quhet epanalepse.

Epifora
Epifora vjen nga greqishtja epiphora - shtese.
Epifora eshte perseritje e po atyre mjeteve ne fund te vargjeve a fjalive per t'u dhene ngarkese emocionale.
Epifore quhet edhe vargu i fundit qe sherben si mbyllje ose si refren pas cdo strofe.
Shembull :
Syte e mi kane pare Rrezellimin e veses Dhe kane qare.
Kane pare Dashurine e vertete Dhe kane qare.
Kane pare Vdekjen e ndershme Dhe kane qare.
Syte e mi, Kush i pa dhe qau ?
(Beatrice Ballici - Syte e mi )
Fjalet e nenvizuara jane epifore pasi perseritja e tyre ne fund te vargjeve sherben per t'i permbyllur se bashku mendimet e shprehura.

Anafora
Anafora vjen nga greqishtja anaphora - nxjerrje lart.
Anafora eshte perseritja e nje fjale a nje togu ne fillim te dy a me shume vargjeve ose frazave.
Shembull :
Ato te mirat, ato te bardhat, ato te dlirat, ato te dashurat, ato te emblat, ato te fortat, ato te drejtat, ato shqipe mali, ato thelleza fushe, ato shamizeza, ato shamikuqe, ato gjumelehta, ato flokethinjurat, ato prehernxehtat.
( Abdullah Thaci Peje - Nenat tona )

Perseritja e fjales "ato" ne fillim te vargjeve quhet anafore.
Ne ato raste kur kemi perseritje ne fillim dhe ne fund te vargut si dhe ne fillim te vargut te ri, figura stilistike quhet simploke. ( vjen nga greqishtja symplokè - pleksje,gershetim,thurje )
Shembull :
Me humbi,shoke me humbi, Me humbi gushepellumbi, Humbi e s'duket gjekundi Vate e vjen buze lumi.
(Thimi Mitko - Bleta shqiptare)
Ndersa ne keto raste kur perseritja eshte e perzier,pa vende te caktuara ne fjali apo ne vargje, quhet politonon qe ne greqisht do te thote e shumellojte.
Shembull :
Nji alternative ... nje alternative me dy fytyra,sic jane te gjitha alternativat.Tue u krue mbas veshit,rri njeriu perpara alternatives.
( Migjeni - Sokrat i vuejtun apo derr i kenaqun)

Aliteracioni vjen nga latinishtja alliteratio - prane+shkronja.
Aliteracioni Aliteracioni eshte perseritja e bashketingelloreve te njejta prane e prane ne te njejtin varg per shprehesi tingullore. Aliteracionet krijojne bukur tingellimin e brendshem ne trupin e vargut.
Shembull :
Vijne vashat valle-valle Gushe e gji stolisura.
(Lasgush Poradeci - Vallja e luleve)
Perseritja e bashketingellores "v" disa here ne vargun e pare quhet aliteracion.

Paronomazia Paronomazia vjen nga greqishtja paronomazia e perbere nga parà - afer, onomazo - quaj. (afer_quaj)
Eshte figure stilistike qe krijohet duke vene afer ne nje fjali ose ne nje varg dy fjale me perberje tingujsh te ngjashem, por me kuptim te ndryshem.
Paronomazia ndryshon nga aliteracioni,sepse te aliteracioni tingujt ose rrokjet perseriten ne fjale qe vijne njera pas tjetres.
Te paronimazia tingujt e ngjashem mund te jene te tipit zanor ose bashketingellor : mishërim-meshërim, afroj-ofroj etj.
Onomatopeja Onomatopeja vjen nga greqishtja onoma - emer, poieo - bej,krijoj.
Eshte fjale tingullimituese ose pershkrim i dukurive a i sendeve,duke shfrytezuar imitimin e zhurmave e te zerave. Fjalet paf-puf, bam-bum etj. jane onomatopeike. Fjalet tingullimituese sherbejne per te pasuruar fjalorin e gjuhes.Fjalet jane formuar nga psthirrmat ose onomatopete jane : feshfeshe,feshferime,bubullime,belbezoj,çange,çuçu rit,derderllit,ferferllon,gurgullon,pupthi, etj.

Asonanca (zanoresia) Asonance vjen nga latinishtja adsonare - bashketingellon, i pergjigjet nje titulli.
Eshte rime jo e plote e dy a me shume vargjeve,qe kane te njejta vetem zanoret e theksuara dhe zanore te tjera te fjaleve fundore. Ndonese me rrale,asonanca mund te shfaqet edhe ne zanore te perseritura brenda vargut. Perdoret per te arritur pelqim tingullor ose tingellim te kendshem.
Shembull :
Sinan Malua cepeverdhe Vrit e prit n'ata levende.
(Populli)
Shkronjat e nenvizuara perbejne asonance,sepse zanoret jane te njejta,ndersa bashketingelloret ndryshojne.

Konsonanca (bashketingelloresia) Konsonance vjen nga latinishtja consonantia - bashketingellim.
Konsonanca ose disonanca eshte rime jo e plote,kur fjalet e rimuara, duke filluar nga theksi i fundit ritmik,kane te njejta vetem bashketingelloret,ndersa zanoret i kane te ndryshme.
Shembull :
Mos e shit martinen Me shemtue krahun Jam hala e re S'mund ta mbaj gjahun.
(Populli)
Ne dy vargjet e para kemi konsonance,sepse jane te njejta bashketingelloret, por jane te ndryshme zanoret.
Pauza (nderprerja) Pauze vjen nga greqishtja pausis - nderprerje, ndalese.
Eshte ndalimi i zerit,nderprerja e ligjerimit per te ndare fjalet ose fjalite jo thjesht per nevoje frymemarrjeje, po per dallim ritmi a kuptimi.
Shembull :
Dikur ne ishim te dy si qielli me detin; Kur mvrenjtej njeri, nxihej tjetri; kur kthjellohej njeri, kalterohej tjetri.
( Fatos Arapi - Mos me urre )
Ne leximin e kesaj strofe,behen pushime te shkurtra ritmike qe perbejne pauzen.

Simploka Simploka (gr. symploke – thur, gërshetoj, mpleks) – është figurë e përsëritjes ku kemi përsëritjen në fillim dhe në fund të vargut, pra, simploka është bashkim i anaforës dhe i epiforës. Dibër e male renda-renda, gjithë me houta e me openga, gjithë me houta e me openga, Menduh Pashës i hinë mbrenda. (Këngë popullore, Na me mretin pushkë le t’bojmë)

3. Figurat e fjaleve e te shprehjeve

Metafora Metafore vjen nga greqishtja metaphore - tejbartje,transport.
Eshte quajtur nga greket e vjeter mbreteresha e tropeve.Ajo emerton nje send a nje dukuri me emrin e nje sendi a dukurie tjeter qe i ngjan. Pra, metafora eshte perdorimi i nje fjale ne nje kuptim te ngjashem,por te ndryshem nga kuptimi i saj i zakonshem duke e lidhur me je fjale tjeter, pa te cilen nuk do te perdorej ne menyre asnjanese. Shume teoriciene e percaktojne metaforen si krahasim te shkurtuar,ku shprehet vetem pjesa e dyte e tij. Studiues te tjere e quajne metaforen mbartje kuptimi,si zevendesim te kuptimit te nje fjale tjeter nga nje fushe e botes qe na rrethon,ne nje fushe tjeter. Meqenese dukurite dhe sendet e botes mund t'i ngjajne njera-tjetres nga ane te nfryshme,kemi edhe lloje te ndryshme metaforash te shprehura : -me folje (udha dredhon, deti qeshte, -me emra (telat e zemres, ai eshte cakall) -me mbiemra (det i terbuar) - etj.

Metafora mbiemer quhet epitet metaforik.
Katakreza Katakreza vjen nga greqishtja katakresis - shperdorim ( kata - kunder, kresis - perdorim )
Eshte nje lloj metafore,kur perdorim nje fjale a shprehje ne rastin kur nuk e ka gjuha nje fjale te zakonshme. Pra, ne ato raste kur metafora perdoret nga nevoja se mundon fjala emertuese per objek a dukuri.
Shembull :
gjuhet e flakes, doreza e deres, qafa e kepuces , kurrizi i malit ... etj.
Kjo lloj metafore quhet katakreze.

Metonimia Metonimi vjen nga greqishtja metonymia - nderrim, zevendesim emri.
Eshte nje fjale e figurshme, qe perftohet duke zevendesuar nje emer te nje sendi, te nje frymori a dukurie me nje emer tjeter , qe ka lidhje me te nga prania e perbashket ne kohe, ne hapesire, si rrjedhim, si shkak.
Metafora tregon bartje kuptimi te nje fjale tek nje tjeter sipas disa ngjashmerive, te metonimia zhvendosja kuptimore bazohet ne raporte te caktuara vartesie midis termit te pare dhe termit te figurshem qe i perkasin se njejtes fushe kuptimore.
Te metonimia kuptimi i figurshem fshin kuptimin e pare.
Shembull :
Nese themi " i ka hyre lepuri ne bark" ne kete rast eshte perdorur lepuri si emer konkret ne vend te frikes si emer jokonkret (abstrakt).
Kjo eshte nje lloj metonimie kur perdoret emri konkret ne vend te emrit jokonkret.

Sinekdoka Sinekdoke vjen ga greqishtja synekdokhe ( syn - bashke dhe ekdekhomai - kuptoj, marr vesh )
Eshte te perdorurit e nje fjale per te shprehur nje ide me te gjere ose me te ngushte se kuptimi qe ka fjala e perdorur, eshte ndryshimi i kuptimit si marredhenie sasie.
Shembull :
Ti c'me thua e une c'them ! SIkur kemi shume djem ! Me Gjine mbeti kjo dere !
( Andon Zako Cajupi - 14 vjec dhender )
Ne vargun e trete eshte perdorur dera ne vend te shtepise ( Me GJine mbeti kjo shtepi )duke u perdorur pjesa per te teren.
Figura stilistike e ndertuar eshte sinekdoka.
Ironia Ironi vjen nga greqishtja eironeia - tallje e fshehur, shtirje.
Eshte tallje e holle dhe e fshehur me intonacion lavderues, qe nenkupton te kunderten.Eshte perdorimi i fjales me kuptimin e antonimit te saj.
Shembull :
Fale zotave,fatkeqesia ime ia kalon shpreses ...
(Euripidi - Andromaka)
Ne kete rast kemi perdorur ironine sepse Oresti falenderon zotat per faktin se fatkeqesia e tij eshte me e madhe se shpresa.
Ketu kuptimi i vertete eshte i kunderti.

Sarkazmi Sarkazem vjen nga greqishtja sarkasmos (sarkazo - kafshoj , "shqyej mishin " )
Eshte ironia shume e hidhur, therese, demaskuese dhe e pameshirshme.
Shembull :
Mjerimi gjithashtu len edhe ne trashegim - jo vec neper banka dhe ne gja te patundshme, por eshtrat e shtrembta e ne gjoks ndoj dhimbe ...
( Migjeni - Poema e mjerimit )
Ne kete rast kemi te perdorur sarkazaem , sepse Migjeni, me nje tallje te hidhur e plot vrer, thekson se njerimi nuk le si trashegim pasuri te ndryshme, por vetem eshtra te shtrembra e dhimbje ne gjoks.
Asteizmi Asteizem vjen nga greqishtja asteismos - hoke, fjale therese.
Eshte figura stilistike, me anen e se ciles qortojme ose shajme, me qellim qe te lavderojme. Pra,eshte e kunderta e ironise.
Shembull :
Gjyshët tanë, eh, pacin dritë, njerez koketrashe, kurgja s'kane dijte ... Ata te mjeret s'kane dijte atehere as "buon giorno" as " kali spera"
(Filip Shiroka - Si po prishet gjuha shqipe )
Paradoksi Paradoks vjen nga greqishtja paradokson - i papritur, kunder mendimit te zakonshem.
Eshte gjykim origjinal i papritur, qe bie ne kundershtim te hapur me mendimin e pergjithshem, por ne thelb perputhet me te verteten. Nje pohim i tille ndertohet mbi bazen e nje oksimoroni.
Shembull :
Do t'te vrasim,Jesu, se te kemi baba, Do t'te varim,Mesi,se te kemi usta, Se s'ke dashur as jete,as martese,as para. Kryqezoje,Pilat,ne Kalvar, Golgotha !
( Fan Noli - Marshi i kryqezimit )
Ketu kemi te perdorur paradoksin, sepse nuk mund te vritet njeriu qe e ke baba, qe e ke usta, (udheheqes te ndershem) etj.

Oksimoroni Oksimoron vjen nga greqishtja oksymoron - i krisur, i luajtur mendsh.
Oksimoroni i ngjan paradoksit, eshte nje antiteze e llojit te vecante, ne te cilen bashkohen kuptime te kunderta dhe del nje kuptim i ri. Eshte vendosje marredheniesh sintaksore ( bashkerenditje, percaktim, etj) midis dy antonimesh.
Shembull :qetësi shurdhuese, paqe e përgjakur, çorganizim i organizuar, etj .

Perifraza Perifraze vjen nga greqishtja periphrasis - te folur terthorazi (peri - terthorazi ,rreth Frasis - menyre te foluri )
Grup fjalesh ose fjali qe shpreh dicka, e cila mund te jepej me shkurt ose me nje fjali.Perdoret per ta thene dicka me te kuptueshme, per t'i rritur shprehesine duke vendosur lidhje te tjera, por edhe si eufemizem e bishtnim.
Shembull :
ne vend te themi deveja - themi anija e shkretetires duke perdorur perifrazen.
Perifraza eshte nje lloj metonimie, sepse emerton nje send a frymor me nje tjeter, por ndersa te metonimia ose sinekdoka nje send,frymor a dukuri emertohet shkurt ose me nje fjali, tek perifraza ky emertim behet me dy ose me shume fjale.

Antonomaza Antonomaza-vjen nga greqishtja antonomazo – nderroj emrin. Eshte figure stilistike qe perftohet duke zevendesuar nje emer te pergjithshem me nje emer te pervecem, i cili eshte bere misherim i nje vetie nga historia, letersia, etj. ose nga anasjelltas,nje emer i percecem zevendesohet me nje titull, me nje togfjalesh,me nje epitet etj.

Epiteti Epitet vjen nga greqishtja epitheton - shtojce, venie persiper.
Epiteti eshte nje fjale percakutuese, zakonisht mbiemer, qe i shtohet nje emri per t'i pasuruar kuptimin, duke i dhene bukuri artistike, duke shprehur nje vleresim, nje qendrim nga autori,ose duke i vene ne dukje nje ane. Ne pergjithesi epitetet jane metafora te shprehura me mbiemra,por epiteti mund te shprehet dhe me emra, ndajfolje, pjesore te foljeve, etj. Jo cdo mbiemer eshte epitet.
Kur themi "muri i bardhe" mbiemri "i bardhe" nuk eshte epitet,sepse shenon nje tipar te natyrshem qe tregon ngjyren,ndersa kur themi zemra " e bardhe", mbiemri " e bardhe" eshte epitet,sepse eshte perdorur ne menyre figurative,nuk tregon ngjyre ,por cilesi.
Perdoret edhe nje lloj epiteti me nje kuptim te caktuar qe del bashke me emrin sa here qe ky perdoret me nje kuptim te caktuar. Ky lloj quhet epitet i perhershem ose i ngulitur ( i ngulur)
Shembull :
Akil kembeshpejti,dhelpra dinake, toka e zeze, etj.

Alegoria Alegori vjen nga greqishtja allegoria,nga allos - tjeter dhe agereia - flas, them, d.m.th te folur per ta kuptuar ndryshe.
Alegoria eshte nje paraqitje e terthorte ose shprehje,prapa se ciles nenkuptohet nje domethenie tjeter; metafore e zgjeruar. Hartime letrare,qe ndertohen mbi bazen e alegorise,jane fabulat dhe parabolat. Alegoria ka lindur nga paralelizmi midis jetes se njeriut dhe natyres e jetes se kafsheve.Ne krijime alegorike dhelpra perfaqeson njeriun hileqar e dinak,ujku njeriun e keq, etj.
NJe nga arsyet per krijimin e alegorise ka qene pamundesia per te folur hapur e per te thene te verteten.
Krijime te bukura alegorike jane fabulat " Dy qete dhe ujku " te Naim Frasherit, " Ujku dhe qengji " te Cajupit, etj.
Alegoria ndertohet mbi bazen e simboleve. "Vaji i bilbilit" i Ndre Mjedes eshte nje krijim alegorik i ndertuar mbi bazen e simboleve (bilibili simbolizon shqiptarin e roberuar, kafazipushtimin turk)

Eufemizmi Eufemizem vjen nga greqishtja euphemismos - fjale ogurmire.
Eufemizma quhen zakonisht gjithe ato fjale e shprehje,qe zevendesojne fjale te vrazhda e te pahijshme me fjale e shprehje me te lehta e me te buta. Tek eufemizmi ndryshohet forma e shprehjes pa u ndryshuar asgje nga permbajtja e saj.Praktikimi i shprehjeve te lehta per dukuri te renda e te egra ka qene rrjedhoje e pafuqise se njeriut ndaj forcave shkaterruese te natyres,kur natyra sundonte pothuajse per cdo gje mbi njeriun.Njeriu me fjale i merrte me te mire fuqite e fshehta e te egra te natyres.
Shembull :
Eufemizmi eshte edhe emertimi i kepit qe ndodhet ne jug te Afrikes si Kepi i Shpreses se mire.

Antonomazia Antonomazi vjen nga greqishtja antonomazo - nderroj emrin.
Eshte figure stilistike qe perftohet duke zevendesuar nje emer te pergjithshem me nje emer te pervecem, i cili eshte bere misherim i nje vetie nga historia, letersia, etj. ose nga anasjelltas,nje emer i percecem zevendesohet me nje titull, me nje togfjalesh,me nje epitet etj.
Shembull :
Emri i pergjithshem koprac zevendesohet me emrin e pervecem Harpagon (Harpagoni eshte personazhi kryesor i komedise "Kopraci" te Molierit,sic e kemi theksuar me lart)

4. Figurat e fjalorit poetik
Gjuha ka karakter shoqëror dhe historik. Karakterin shoqëror e përcakton përdorimi i gjuhës brenda grupimeve të ndryshme shoqërore. Kështu mund të flitet për gjuhën e dialektit ose edhe më ngushtë, për gjuhën e profesionit të caktuar. Karakteri historik nënkupton një varg transformimesh të gjuhës si rezultat i zhvillimit të brendshëm dhe i faktorëve të jashtëm. Stilistikisht të dy aspektet janë prodhimtarë në letërsi.

Dialektizmat janë fjalë që letërsia i merr nga dialektet. Për nga natyra e tyre këto fjalë nuk janë në kundërshtim me natyrën e gjuhës shqipe, mirëpo duke qenë vetëm të një dialekti, kanë përdorim më të ngushtë. Përdorimi i tyre në veprat letrare ka këto funksione stilistike: krijim i koloritit të mjedisit, karakterizim i gjuhës së personazheve, etj.
Varianti i dialektizmave mund të konsiderohet përdorimi i historizmave që gjithashtu japin atmosferën, koloritin e mjedisit, gjuhën e personazhit brenda një kohe të caktuar.
Gjithashtu ekzistojnë përdorime të veçanta brenda dialektit:lokalizmat, zhargoni, profesionalizmat. Janë të përshtatshme për të krijuar ligjërimin e shkujdesur, rrëfimin popullor, ndërsa përdorimi i tyre me denduri krijon efekte satirizuese. Me efekt është edhe përdorimi i gjuhës si imitim i të folurit të personazhit të huaj në gjuhën shqipe. Dialektalizmat nuk janë vetëm karakteristikë e prozës. Shpesh ato i përdor me sukses edhe poezia për kuptimet e figurshme ose për ngjyrime emocionuese.
Huazimet: janë fjalë të huaja që përmes kontakteve të ndryshme të popujve me njeri-tjetrin kanë depërtuar në sistemin e leksikut. Ndryshe quhen edhe barbarizma (gr. barbaros – quheshin popujt që nuk flitnin greqisht). Në gjuhën shqipe dallojmë barbarizmat latine, greke, turke dhe sllave, shumica e të cilave kanë fjalët korresponduese të tyre në shqip.
Kur përdoren në letërsi ato marrin funksion shprehës. Mund të përdoren për qëllim ironizues, për portretizimin kulturor të personazhit, për krijimin e atmosferës, etj. Një lloj barbarizmi përbën e folura e të huajit shqip, duke i shtuar asaj prapashtesat dhe deformimet e ndryshme. Barbarizmat i përdor edhe proza edhe poezia. Të përmendim këtu poezinë e F. Nolit që ka përdorime të tilla të shumta.

Fjalëformimi dhe fjalët e reja: Gjuha shqipe e ka mekanizmin e rregullave sipas të cilave e pasuron fondin e vet leksikor. Nevojat e gjuhës si sistem dhe nevojat e letërsisë si ligjërim përputhen dhe ndihmohen reciprokisht. Fjalët e reja të krijuara brenda sistemit të shqipes (që ndryshe quhen neologjizma) funksionojnë stilistikisht duke u futur në tekstin letrar, gjithashtu fjalët e krijuara për herë të parë në letërsi me përdorim të dendur mund të kalojnë në fondin e leksikut të gjuhës.
Mënyrat e ndërtimit të fjalëve të reja janë të shumta: me anë të prapashtesave: shpifarak; me anë të prapashtesave për zvogëlim: zogëz, lepurush; me parashtesa: i stërlashtë, i stërgjatë; me bashkimin e dy fjalëve në njësi kuptimore: atdhedashuri, duke i afruar fjalët e një teme:lufton luftën; duke i lidhur me kuptim: mes-hollë-këputura etj.
Në letërsi janë gjithashtu të njohura neologjizmat sipas modeleve të arkaizmave, që janë fjalë të vjetëruara, që nuk përdoren më. Të dyja këto forma në letërsi kanë funksione stilistikore të caktuara në pasurimin kuptimor emocionues të tekstit letrar.

5. Figurat e sintakses poetike
Që të shprehet një kuptim, në të folurit e përditshëm dhe në disa lloje ligjërimi fjalët përdoren sipas rregullave të caktuara.
Në bazë të kërkesave të komunikimit, ndërtimi sintaksor ka gjymtyrët kryesore dhe të dyta. Në letërsi një rregull i tillë shpesh shmanget për shkak të kërkesave shprehëse.
Në shembullin: Ikën. Trak-truk. Fushë e bardhë. Hënë (I.Kadare, Kali i Trojës) vëmë re se midis fjalëve të përdorura mungojnë shumë fjalë të tjera, të cilat janë të zakonshme për ndërtimin sintaksor normal. Por këtu kemi të bëjmë me një varg poezie.
Kjo mungesë e fjalëve ka bërë që pamja të jetë rrënqethëse, e plotë, dinamike, plot ritëm dhe kuptim, ndërkohë që në përfytyrimin tonë veprojnë shumë elemente jashtëletrare: vrapimi, jehona, zhurma, peizazhi, nata, përvoja historike që lidhet me kalin e drunjtë të grekëve para mureve të Trojës, me përshtypjet e fituara gjatë leximit të veprave të tjera letrare që trajtojnë këtë motiv, etj.
Shembulli na tregon një mundësi të veçantë të organizimit sintaksor të veprës poetike për të arritur efekte të veçanta stilistike e kuptimore në letërsi. Një ndërtim i tillë sintaksor qëndron në bazë të figurave stilistike.

Antimetabola Antimetabola eshte perseritja e fjaleve ne dy pjese te nje fjalie te perbere,por ne rend sintaksor te permbysur,p.sh.:E di cfare dua dhe e dua cfare di.("I know what I like, and I like what I know"). Eshte e ngjashme me kiazmen, ndonese kiazma nuk perdor te njejtat fjale ne perseritje:Ha per te rrojtur,mos rro per te ngrene.(” Eat to live, not live to eat.") Sokrati.

Anadiploza Anadiploza(gr. anadiplَō – dyfishoj) – është figurë e përsëritjes, ku përsëriten fjalët e fundit të një vargu në fillim të vargut vijues.
Po kjo gjamë puth ban natura Kjo duhi puth s’ka pushim E kësaj zemre a pasqyra A pasqyra e vajit tim (Ndre Mjeda, I tretuni)

Inversioni (anasjella) Inversion vjen nga latinishtja inversio - te vendosurit gjetke,nga ana e kundert. Quhet edhe hiperbate.Shqip perkthehet : anasjellë.
Anasjella eshte zevendosja artistike e fjaleve kundrejt rendit te tyre te zakonshem sipas sintakses, permbysja e renditjes se tyre ne fjali per qellime te caktuara poetike dhe shprehese.
Shembull : E dashura memedhe, Te dua dhe kshtu si je ! Po kur te te shoh te lire Do te te dua me mire.
(Andon Zako Cajupi - Roberia)
Ne kete rast autori ka nxjerre mbiemrin para emrit per ta theksuar ate me me force, pra fjala e nenvizuar " e dashura " eshte anasjellë.

Konversioni (kthesa)
Konversion vjen nga latinishtja conversio - nderrim,kthese.Quhet edhe refren (qe vjen nga frengjishtjaréfrain - perseritje ).
Eshte perseritje e nje ose disa vargjeve,kur pas disa fjaleve,zakonisht pyetese,jepet e njejta pergjigje e shkurter.
Shembull :
O moj Shqiperiz' e dashur, memedhe Te shoh me buze te plasur, si me sheh.
(Andon Zako Cajupi - Shqiptar)
Fjalet " memedhe " dhe " si me sheh " perbejnekonversionin,sepse pas nje vargu pak a shume te gjate jepet nje pergjigje e shkurter qe sherben si kthese , duke bere qe te marrim edhe fryme gjate leximit.

Enumeracioni (numerimi artistik) Enumeracion vjen nga latinishtja enumeratio - numerim.
Eshte renditja njera pas tjetres e fjaleve,qe kane lidhje nga kuptimi. Kur Naim Frasheri te poema "Bageti e bujqesi" shkruan :
" Kini shembinj,qerxhe,lisa,lumenj dhe debore ne gji, persiperlulez e gjethe dhe brenda argjend e flori " ai perdor enumeracionin sepse permend (numeron) dhe rendit njera pas tjetres fjalet shkembinj,gerxhe,lisa,lumenj,debore,lulez,gjethe,a rgjend e flori.
Gradacioni (shkallezimi) Gradacion vjen nga latinishtja gradatio - shkallezim.
Eshte renditje fjalesh a sinonimesh (se paku tri), qe e japin nje mendim, nje veprim ose nje peisazh shkalle - shkalle , duke e ngadalesuar ose duke e forcuar , ne zbritje apo ne ngjitje.Vjen nga enumeracioni.
Shembull gradacioni zbrites :
Valimi i anijes se lehte Qetohet, ndalohet, mbaron ...
(Lasgush Poradeci - Gjeniu i anijes)
Ne kete shembull gradacioni (shkallezimi) jepet me ane te foljeve qetohet, ndalohet, mbaron duke filluar nga fjala me e forte drejt se butes.

Elipsa Elipse vjen nga greqishtja e vjeter elleipsis dhe do te thote mungese.
Eshte figura stilistike qe krijohet, kur heqim nga teresia e tekstit ndonje fjale a pjese, e cila nenkuptohet, pa prishur kuptimin, me qellim qe t'i japim shprehjes me shume gjalleri, hijeshi a shpejtesi. Kjo figure perdoret me teper ne poezi dhe ne dramaturgji.
Shembull nga letersia artistike :
Laberia, - hakerrim e rrepte i maleve perqark, Shkembinj - shume, shume, Toke - fare pak.
(Fatos Arapi - Balade per Muco Matohitin)
Ne kete rast kemi perdorim te elipses ,sepse jane hequr foljet, te cilat nenkuptohen nga konteksti.

Pleonazmi Pleonazem vjen nga greqishtja pleonasmos - teprim.
Eshte figura stilistike qe perftohet nga perdorimi i fjaleve te teperta, me kuptim te njejte ose shume te afert,duke e forcuar mendimin ose duke e bere më bindes. Kur kemi " levizi qerpiket e syve" eshte pleonazme,sepse mjafton te thuash " levizi qerpiket " per te kuptuar qe ai "levizi qerpiket",sepse vetem syte kane qerpike.
Gjithashtu kur themi " e prisha fare " dhe "fiks fare ", fjala "fare" eshte pleonazme,mbasi eshte e tepert.
Kur themi " e prisha " dhe " fiks " s'ka nevoje te perdoret fjala " fare ", megjithese sherben per perforcimin e mendimit.

Asindeti Asindeti vjen ngagreqishtja asyndeton - i palidhur ( a - mohuese, sydein - lidh, bashkoj )
Eshte figura stilistike,ne te cilen me qellim lihen menjane lidhezat per t'i dhene shprehjes gjalleri e intonacion te shpejte.
Shembull:
Nena,motra,nusja dalin, Ngrehin krahet qe ta ndalin ...
( Fan Noli - Rend or Maratonomak )
Ne keto vargje nuk jane perdorur lidhezat, por jane perdorur presjet duke perdorur asidentin.Ashti si Maratonomaku qe vrapon per te shpure sa me shpejt lajmin e gezuar te fitores,ashtu sic dalin me shpejtesi dhe nga njera pas tjetres nena, motra dhe nusja, po ashtu edhe vargu pa lidheza ecen me ritem te shpejte e te vrullshem.
Polisidenti Polisident vjen nga greqishtja polisyndeton - shume lidheza.
Eshte figura stilistike qe perfitihet nga perdorimi i shume lidhezave, duke e ngaterruar ecjen e frazas per theksim.
Shembull :
Nje foshnje ndane rruges rrinte... E njerezit shkonin mizeri... E foshnja qante,ulerinte E s'i afrohej asnjeri...
E kish uri e kish ftohte E,ku ta dish se cfare kerkonte S'dilte askush ta mbante ngrohte, Nga thonjte e vdekjes ta shpetonte.
Papritur turmes mespermes Dikush i ra e prane iu qas E mori foshnjen me kujdes E i kendoi ne vesh me gas.
(Musa Vyshka - Dje) Perdorimi i vazhdueshem i lidhezave qe jane nenvizuar perbejne figuren stilistike te polisidentit,sepse perseritja e lidhezave ben q fjalite te marrin nje ecje me te ngadalte. Nepermjet ngadalesimit te ritmit qendrohet per nje kohe me te gjate mbi fjalet, nenvizohen e theksohen me me shume force ato.

Anadiploza Anadiploza- Kapërcimi në letërsi është përsëritja e një fjale ose disa fjalëve nga një varg në vargun pasues për ta dhënë sa më të plotë mendimin, antonomaza—

Tmesi Tmesi – në retorikën antike kishte të bënte me ndarjen e një fjale të përbërë duke ndërfutur elementë të tjerë. Në metrikën latine dhe të disa gjuhëve neolatine kemi të bëjmë me figurën e tmesit kur një fjalë që ndahet në sy pjesë vendoset respektivisht në fund të një vargu njëra pjesë, dhe në fillim të vargut pasues pjesa tjetër. Gjuha shqipe në këtë figurë është ndikuar nga letërsia italiane.
P.sh. “…T’cillin thonë se knjazi i Malit
t’zi se ndrron për sytë e ballit…” (Fishta)

Kiazma Kiazme vjen nga greqishtja hiazmos - kryqezim.
Eshte figure stilistike qe krijohet nga permbysja e gjymtyreve,nga vendosja e tyre ne forme te anasjellte, por duke ruajtur rendin sintaksor. Kjo figure eshte nje perftese me shume efekt si loje gjuhesore.
Shembull :
Lufta per burrat eshte e burrat per lufte jane.
(Bilal Xhaferri - Krastakraus)

6. Figurat e mendimit
Figurat e mendimit – përveç figurave të fjalëve dhe tropeve, retoristët e vjetër flasin edhe për figurat e mendimit, të cilat lidhen me kuptimin me atë që është thënë me to. Në këtë grup të figurave hyjnë: antiteza, hiperbola, krahasimi, litota, oksimoroni, paradoksi.

Antiteza Antiteza (anthisesis – kundërvënie, anti – kundër dhe thesis – vendosje) – është figurë stilistike përmes së cilës vihen përballë njëra-tjetrës dy fjalë a dy mendime të kundërta të një personazhi për të vënë në dukje tiparet dalluese të tyre.
Atje nisi, atje mbaroi, atje krisi, atje pushoi (Fan Noli, Shpell’ e Dragobisë)
Bylbyl, ky shekull orë e çast ndrrohet: Bijnë poshtë të naltit, i vogli çohet. (Ndre Mjeda)
Nëno, moj, mbaj zi për vllanë, me tre plumba na i ranë, na e vranë e na e shanë, na i thanë tradhëtor.
Se të desht dhe s’të deshnin, se të qante kur të qeshnin, se të veshte kur të zhveshnin, nëno, moj, të ra dëshmor.
(Fan Noli, Syrgjin vdekur)
Përdorimi i antitezës e bën mendimin, idenë e shkrimtarit më shprehëse dhe më të fuqishme, duke vënë përballë njëri-tjetrit mendimet kundërthënëse. Nga aspekti gjuhësor ajo, antiteza, mbështetet në antonimet. Mjeshtër antitezash ka qenë Fan Noli. Por atë e ndeshim mjaft shpesh edhe në letërsinë e sotme. Në disa vepra letrare këtë e ndeshim edhe në kundërvënien e dy personazheve kryesore të një vepre letrare. Kështu, p.sh. kemi kundërvënien e Skënderbeut Sulltanit në veprën e Naim Frashërit “Histori e Skënderbeut”, ose te Otelloja me Jagon në tragjedinë “Otello” të Shekspirit etj.

Hiperbola Hiperbola (gr. hypérbole – teprim, stërsmadhim) – është figurë e teprimit e cila zgjedh fjalë të fuqishme në zmadhimin në përmasa jonormale. Përmes saj jepen tiparet e një sendi jashtë mase me qëllim që të godasë më mirë dukuritë që i paraqet. Hiperbolën e ndeshim dendur në eposin tonë dhe në këngët e kreshnikëve, por edhe në letërsinë e shkruar. Ajo në shkrimet humoristike gjendet në kufi të groteskut.
Përmi kryet topuzi i ka fjurue: dymbëdhetë pash n’lëndinë u ngul topuzi! dymbëdhetë pash përpjetë si re u çue pluhni! (Kënga popullore, Gjergj Elez Alia)

Krahasimi Krahasimi (lat. comparatio – krahasim) – krijohet me krahasimin e ndonjë sendi, personi ose ngjarjeje me konceptet, të cilat janë të afërta dhe të njohura. ثshtë një nga tropet më të thjeshta. Atë e hasim shpesh edhe në gjuhën e përditshme. Edhe nga ana e ndërtimit është trop shumë i thjeshtë: ai përbëhet prej tri elementesh: sendi i cili krahasohet, sendi me të cilin krahasohet dhe lidhësja (kopula) si, sikurse, ashtu si, posi, me të cilat lidhen të dy sendet. Nga këto dy pjesë, pjesa e dytë është e figurshme, sepse ngjashmëria nuk qëndron në anët thelbësore, por në anën që bie në sy dhe që tërheq si përfytyrim, si imazh: në krahasimin "E ka syrin si ulli", kokrra e ullirit merret figurativisht si përfaqësuese e ngjyrës së zezë të ndritshme e të bukur. Krahasimet përdoren dendur edhe në ligjërimin bisedor. Krahasime mjaft të goditura dhe me vlerë të madhe artistike përdoren dendur edhe në këngët popullore, së bashku me figurat e tjera artistike.
Hunda si qiri Goja si kuti Buza si qershi Vetullat si gajtan etj. (Këngë popullore)
Në vargjet e sipërme këngëtari anonim përmes krahasimeve përshkruan tiparet kryesore të një vajze të bukur. Edhe pse krahasimi si trop, haset si në prozë dhe në poezi, si në një vepër epike, ashtu edhe në një vepër lirike, ai, varësisht nga gjinia, merr trajta të veçanta gjatë përdorimit të tij. Në një poezi lirike ku poeti shpreh ndjenjat e veta, krahasimet janë më të shkurtra, më ekspresive (shprehëse) dhe më emocionale.
Bukuria jote, leshrat e tua posi pëndë korbi, të gjata mi thua, ballët si diell, faqet si mollë, qafa jot’e gjatë, mesi yt i hollë, sisët si shegë, dhëmbët si thëlpënjë, buzët si burbuqe, sytë si gështenjë... (اajupi, Bukuria)

Litota Litota (gr. litotes – zbutje, zvogëlim, pakësim) – është figurë e kundërt me hiperbolën. Përmes saj synohet të jepet në formë të zvogëluar shprehja e vërtetë, duke e zbutur atë: Nuk është keq – është mirë; ai s’është budalla –është i mençur; s’ke vepruar mirë – ke bërë keq etj.
E dini si kam luftuar për Sulltan e për Turqinë dhe qysh ai më ka shuar vllezërit’e shtëpinë! vllezërit’e shtëpinë! s’janë punëra të lehta këto që janë punuar dhe nuk rinë të fshehta as janë për të harruar. (Naim Frashëri, Histori e Skënderbeut)
B:wikipedia
 
Epifora Epifora vjen nga greqishtja epiphora - shtese.
Epifora eshte perseritje e po atyre mjeteve ne fund te vargjeve a fjalive per t'u dhene ngarkese emocionale.
Epifore quhet edhe vargu i fundit qe sherben si mbyllje ose si refren pas cdo strofe.
Shembull :
Syte e mi kane pare Rrezellimin e veses Dhe kane qare.
Kane pare Dashurine e vertete Dhe kane qare.
Kane pare Vdekjen e ndershme Dhe kane qare.
Syte e mi, Kush i pa dhe qau ?
(Beatrice Ballici - Syte e mi )
Fjalet e nenvizuara jane epifore pasi perseritja e tyre ne fund te vargjeve sherben per t'i permbyllur se bashku mendimet e shprehura.

Anafora Anafora vjen nga greqishtja anaphora - nxjerrje lart.
Anafora eshte perseritja e nje fjale a nje togu ne fillim te dy a me shume vargjeve ose frazave.
Shembull :
Ato te mirat, ato te bardhat, ato te dlirat, ato te dashurat, ato te emblat, ato te fortat, ato te drejtat, ato shqipe mali, ato thelleza fushe, ato shamizeza, ato shamikuqe, ato gjumelehta, ato flokethinjurat, ato prehernxehtat.
( Abdullah Thaci Peje - Nenat tona )

Perseritja e fjales "ato" ne fillim te vargjeve quhet anafore.
Ne ato raste kur kemi perseritje ne fillim dhe ne fund te vargut si dhe ne fillim te vargut te ri, figura stilistike quhet simploke. ( vjen nga greqishtja symplokè - pleksje,gershetim,thurje )
Shembull :
Me humbi,shoke me humbi, Me humbi gushepellumbi, Humbi e s'duket gjekundi Vate e vjen buze lumi.
(Thimi Mitko - Bleta shqiptare)
Ndersa ne keto raste kur perseritja eshte e perzier,pa vende te caktuara ne fjali apo ne vargje, quhet politonon qe ne greqisht do te thote e shumellojte.
Shembull :
Nji alternative ... nje alternative me dy fytyra,sic jane te gjitha alternativat.Tue u krue mbas veshit,rri njeriu perpara alternatives.
( Migjeni - Sokrat i vuejtun apo derr i kenaqun)

Aliteracioni vjen nga latinishtja alliteratio - prane+shkronja.
Aliteracioni Aliteracioni eshte perseritja e bashketingelloreve te njejta prane e prane ne te njejtin varg per shprehesi tingullore. Aliteracionet krijojne bukur tingellimin e brendshem ne trupin e vargut.
Shembull :
Vijne vashat valle-valle Gushe e gji stolisura.
(Lasgush Poradeci - Vallja e luleve)
Perseritja e bashketingellores "v" disa here ne vargun e pare quhet aliteracion.

Paronomazia
Paronomazia vjen nga greqishtja paronomazia e perbere nga parà - afer, onomazo - quaj. (afer_quaj)

Përgëzime për këtë temë.
Përkundër asaj që paske kërkuar të korrigjohej nga gabimet teknike ... nuk qenka marrë asnjë hap në këtë drejtim.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top