FIFA vendos: Në Botërorin 2014 do të përdoret teknologjia

Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг
FIFA ka konfirmuar se teknologjia e re për vijën e portës, rreth shmangies së vendimeve të dyshimta për “golat fantazmë”, do të aplikohet në Botërorin 2014. Presidenti i FIFA-s, Sep Blater, kishte deklaruar prej kohësh se kjo teknologji e testuar gjatë Botërorit të Klubeve 2012, do të vihej në punë, por vendimi është zyrtarizuar vetëm sot, pasi është hapur edhe tenderi për firmat që do të pajisin stadiumet braziliane me këtë teknologji.


Dy kompanitë që kanë marrë aprovimin e FIFA-s deri tani, “Hawk-Eye” dhe “GoalRef”, pritet të konkurrojnë përballë njëra-tjetrës, mundësisht me kompani të tjera që kanë pasur produkte të tyre në fazën e testimit gjatë kësaj kohe.


“HawkEye” vepron në bazë të përdorimit të telekamerave në cepa të ndryshëm të fushës, ndërsa “GoalRef” ka një sistem më shkencor, që përfshin një fushë magnetike të frekuencës së ulët që rrethon portën dhe një qark elektronik brenda topit, ndërsa konfirmimi i një goli bëhet brenda fraksionit të një sekonde në një orë dore që mbahet nga gjyqtari.


Një teknologji e njëjtë pritet të aplikohet në vitet në vazhdim në kampionatin anglez të futbollit, pasi Premier League ka bërë të ditur se është gati të bëjë investimin teknologjik sapo ajo të ndërthuret si opsion në rregulloren e lojës së futbollit.


blater1.jpg

gazetatema.net
 
Back
Top