FIFA vendos: Kosova ndeshje miqësore, por…

cent

...Lontano
Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s vendosi të lejojë Kosovën të zhvillojë ndeshje miqësore në futboll, por duke vendosur disa kufizime.
30a81lx.jpg
Në vendimin e Komitetit, që u mblodh të premten në Tokio, thuhet se futbolli kosovar për të rinj, amatorë, skuadrat e femrave dhe klubet e Superligës së Kosovës mund të luajnë ndeshje miqësore me skuadrat e tjera, por jo përfaqësuesja e parë.

Kosova nuk është anëtare e FIFA-s. Që Federata e Futbollit të Kosovës të anëtarësohet në organizmin ndërkombëtar të futbollit më parë duhet që Kosova të jetë anëtare e OKB-së, ashtu sic është parashikuar në statutin e FIFA-s.

Në takimin e 21 majit të këtij viti FIFA fillimisht miratoi kërkesën e Kosovës për të zhvilluar ndeshje miqësore pa kushtëzime, por pas protestave të federatës serbe të futbollit dhe kreut të UEFA-s Michelle Platini, vendimi u pezullua dhe një vendim më specifik u kërkua nga Komiteti Ekzekutiv.

FFK bëri të qartë në kërkesën e saj se nuk po kërkonte anëtarësimin, por thjesht lejimin e zhvillimit të takimeve miqësore ndërkombëtare me vendet që kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Kërkesa e dërguar në zyrat e FIFA-s u mbështet edhe nga një peticion i sportistëve shqiptarë Lorik Cana, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami dhe Fatmire Bajramaj./Tch
 
Titulli: FIFA vendos: Kosova ndeshje miqësore, por…

Ne e kem kombetaren sme duhet nje kombetare me serb e pakica tjera 100 kombetare ti beje kosova shqiptaret e kan veq nje ate te shqiperise .
 
Back
Top