FIFA largon Kosovën nga harta e Serbisë

Ado

FISEBILIL-LAH
FIFA largon Kosovën nga harta e Serbisë
Serbia e cila sapo hyri në fazën e rikuperimit pas eliminimit nga Botërori Afrika e Jugut 2010, ka mbetur e tronditur kur mësoi një fakt të hidhur. Shtëpia botërore e futbollit FIFA në buletinin zyrtar të ndeshjes me Australinë ka publikuar hartën e Serbisë në të cilën nuk përfshihej Kosova.

Eliminimi ishte i hidhur, por një lajm tjetër edhe më tronditës. Serbët të cilët kanë dëshirë ta thërrasin Kosovën djep i Serbisë, mbetën të befasuar me statistikat e FIFA-s në buletinin zyrtar të ndeshjes Australi-Serbi, e zhvilluar të mërkurën në mbrëmje.

Fakt edhe më i dhimbshëm për serbët ishte se në këtë buletin ku shihet harta e Serbisë, Kosova nuk është e përfshirë si territor i saj. Tutje, në të shkruan se Serbia ka shtatë milionë banorë, numër i cili nuk përfshin banorët e Kosovës.

Interesant ka qenë konstatimi se qyteti i Novi Pazar-it përmendet si i treti më i rëndësishmi pas Beogradit dhe Novi Sadit.

Mediumet serbe e quajtën skandaloz lëshimin e autorit të buletinit, i cili thirret në qëndrimin zyrtar të FIFA-s. Kjo e fundit ende nuk e ka pranuar Federatën e Futbollit të Kosovës ende në familjen e saj. /Klan-K/Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 18.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 18.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 9.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 27.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 9.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 18.2%
Back
Top