Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Fier, kutitë e fundit të votimit për një orë do të nisen drejt KQZ-së

Fier, 2 korrik, NOA Update– Për një orë janë gati të nisen nga qyteti i Fierit kutitë e mbetura të votimit në KZAZ, të cilat u bënë shkak edhe për një tension mes militantëve socialistë dhe forcave të policisë në orët e vona të natës.
Lajmi konfirmohet nga korrespondenti i agjencisë së Lajmeve NOA pranë kësaj KZAZ-je, i cili tregon se po bëhen përgatitjet e fundit për nisjen e kutive drejt Tiranës
nën kujdesin e forcave të policisë, por shoqëruar edhe nga komisionerë të Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste.
Kanë qenë militantët e PS-së dhe kandidatë e përfaqësues të saj të cilët deri para pak orësh nuk lejonin transportimin në KQZ me frikën se do mund të kishte manipulime nga ana e demokratëve.
Por Komisioni Qendror Zgjedhor u detyrua të mblidhet urgjentisht në orën 01. 00 të mëngjesit të sotëm për të gjetur një zgjidhje për situatën dhe me shumicë votash, anëtarët e propozuar nga PD në këtë institucion vendosën që fletët e votimit të tre kutive të komunës Libofshë të trasnportoheshin drejt KQZ-së për t’u numëruar, nën shoqërimin e forcave të Policisë së Shtetit.
Dy partitë e mëdha PD dhe PS, kanë ende shpresa tek rezultati i numërimit të votave në këto kuti votimi, se ato mund të ndryshojnë përcaktueshmërinë për mandatin e fundit në qarkun e Fierit, përcaktues ky edhe për të drejtën e formimit të qeverisë së ardhshme.
n.e/NOA
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back