Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Festivali Folklorik Mesdhetar në Vlorë, ballafaqoi kulturat tradicionale të popujve”

Festivali Folklorik Mesdhetar “Vlora 2008”, që u zhvillua në qytetin e Vlorës në periudhën 29 korrik deri më 2 gusht, ishte një ballafaqim i kulturave tradicionale të vendeve pjesëmarrëse. Udhëheqësi artistik i këtij Festivali, prof. Ermir Dizdari, tha se “ky është një nga aktivitetet më të rëndësishme që zhvillohet në vendin tonë në fushën e trashëgimisë shpirtërore”. Sipas tij, kjo lidhet jo vetëm me faktin se prej shumë vitesh festivali është një veprimtari me karakter ndërkombëtar që zhvillohet në këtë fushë në Shqipëri, por edhe për karakteristikat e vendeve që përfaqësohen në të. Dizdari shprehet se “Festivali Folklorik Mesdhetar është një aktivitet që sado pak ndikon në procesin e integrimit në Evropë, sigurisht në fushën e folklorit, të kulturës, të trashëgimisë shpirtërore”. Në këtë këndvështrim, për të “...festivali është një ballafaqim i kulturave tradicionale të vendeve pjesëmarrëse, një model shumë i mirë në këtë drejtim, që duhet të vlerësohet nga të gjithë ata që janë protagonistë të këtij aktiviteti”. Duke u ndalur në të veçantat e Festivalit Folklorik Mesdhetar, Dizdari thotë se “nga të gjitha grupet, u evidentua lehtësisht, diku më larg, diku më afër, afrimiteti që kanë popujt e këtij rajoni, megjithëse të ndarë në tre kontinente, por që lagen nga të njëjtat ujëra mesdhetare”. Për të, këto elemente ngjashmërie konstatohen si një fill i përbashkët në pasurinë e ngjyrave të kostumeve, në melodinë e këngëve, lëvizjet e valleve dhe të valltarëve. “Këto tregojnë dhe reflektojnë qartësisht atë marrëdhënie shpirtërore që kanë krijuar popujt, atë fakt tashmë të padiskutueshëm që ne kemi marrë dhe dhënë me njeri-tjetrin”, - nënvizon Dizdari, duke shtuar se kjo ngjashmëri konstatohej tek linja melodike e grupit të Egjiptit me atë të Turqisë, ku ndjen dhe prek afrimitetin e emocioneve. Dallohej gjithashtu tek grupet e Kosovës dhe Tiranës, tek grupi maqedonas “Kipka” me atë të اanakalasë (Turqi). “Janë këto vende, që ngrohen nga një diell shpirtëror, që kanë krijuar dhe përcjellë atë pasuri që ne pamë dhe përjetuam në skenat e Festivalit Folklorik Mesdhetar të Vlorës”, - shprehet udhëheqësi artistik i këtij aktiviteti, prof. Ermir Dizdari. Festivali Folklorik Mesdhetar “Vlora 2008” është vazhdim i atyre që janë zhvilluar në vitet paraardhëse në këtë qytet. Ky aktivitet është shndërruar tashmë në një traditë dhe është konceptuar si pjesë e veprimtarive të organizuara në kuadrin e sezonit turistik veror. Organizatorët synojnë që përmes Festivalit të promovojnë resurset turistike dhe ato kulturore të Vlorës, ashtu sikundër të përçojnë idenë se Vlora është një qytet mesdhetar, sa edhe ballkanik. Festivali Folklorik Mesdhetar “Vlora 2008” u zhvillua përgjatë 5 ditëve duke u konkretizuar në tre pika të ndryshme të qytetit, duke përfshirë, Sheshin e Flamurit, atë të Pallatit të Sportit dhe Plazhin e Ri. Pjesë e aktiviteteve ishte edhe parada e kostumeve për grupet pjesëmarrëse, që u zhvillua në bulevardin Vlorë-Skelë. Në të morën pjesë 8 grupe, mes të cilave “Tirana” e “اamëria”(Shqipëri), “Kipka” e “Karshiaka”(Maqedoni), “اanakala” e “Bursa”(Turqi), Ansambli i Kajros(Egjipt), si dhe grupi “Lidhja e Prizrenit”(Kosovë). F ballkan
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back