Festa e 28 nëntorit, ndërmjet gëzimit dhe pikëllimit!

fcbesia

Anëtar i Respektuar




Shkruar nga: Iljasa Salihu & Ardian Ramadani


"Shtëpia e ndarë nuk mund të qëndrojë. Ajo është e destinuar të bashkohet ose të rrëzohet krejtësisht"

Nëntori, ky muaj i cili është i karakterizuar me plotë ngjarje madhore historike, është një muaj ku ndodhën kthesa të mëdha historike për popullin shqiptar. Ky muaj për ne shqiptarët është më shumë se muaj, më shumë se ngjarje, më shumë se përditshmëri, është shumë më shumë se sa ne dhe të tjerët mundemi të shkruajmë për ngjarjet dhe vendimet që kanë ndodhur po në këtë muaj. Në këtë muaj të vitit 1908 u mbajt Kongresi i Manastirit, në këtë muaj të vitit 1912 u shpall Pavarësia e Shqipërisë, në këtë muaj të vitit 1955 lindi legjenda mbarshqiptare Adem Jashari, si dhe shumë ngjarje të tjera mjaft domethënëse për kombin shqiptar në përgjithësi. Pra është muaji i krenarisë kombëtare shqiptare.

Sa herë që vjen ky muaj ne shqiptarët (ku do që jemi) ndihemi mjaft të gëzuar dhe këtë ditë e manifestojmë me poezi, dokumentarë, këngë e drama, duke i dhënë kështu një ngjyrë festive dhe kremtuese tërësisht kombëtare. ثshtë normale që të ndihemi të gëzuar në këtë ditë sepse, para 96 viteve, Shqipëria më 28 nëntor e shpalli pavarësinë e saj, ku Ismail Qemaili ngriti flamurin në Vlorë. Kjo pavarësi erdhi si rezultat i angazhimit të palodhur të shqiptarëve me anë të pushkës dhe penës, që ishin nga Kosova në veri e deri në اamëri në jug, nga Adriatiku e Joni në perëndim e deri në Shkup e në Kumanovë në lindje, dhe të gjithë shqiptarët e diasporës kudo në botë të cilët i thonin bukës bukë e ujit ujë. Por, fatkeqësisht dhe aksidentalisht historia na mëson diçka të hidhur. Se menjëherë pas tri ditëve, nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, e gjithë Kosova, Shqipëria Veri-lindore dhe Shqipëria e Mesme ishin pushtuar nga ushtritë serbe e malazeze. Pra Shqipëria si një trup i bashkuar me të gjitha pjesët dhe organet e saja zuri të shkëputet dhe t'i uzurpohen pjesë vitale të trupit. Për të shqyrtuar problemet politike që vijuan nga ngjarjet e Ballkanit, Fuqitë e Mëdha (Anglia, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria, Rusia dhe Italia) u morën vesh për të mbajtur në Londër një konferencë në nivel ambasadorësh. Pas një diskutimi të gjatë dhe të nxehtë, më 22 mars 1913, Konferenca e Ambasadorëve vendosi t'i copëtonte trojet shqiptare, duke shkëputur nga Shqipëria tërë Kosovën dhe viset tjera shqiptare, si Tetovën, Dibrën, Gostivarin, Kërçovën, Strugën, Kumanovën etj..., të cilët nga pushtimi i Perandorisë Osmane kaluan në pushtim tjetër, pra në atë serbe-malazez. Ky decizion dhe vendim i papjekur dhe tmerrues ndërkombëtar, u shoqërua me trazira dhe konflikte të njëpasnjëshme në Ballkan. Nga moszgjidhja e problemit shqiptar, Ballkani vazhdon të mbetet një vullkan aktiv. Nëse pyesim se me kënd kufizohet Shqipëria, atëherë do të marrim një përgjigje abstrakte. Nga katër anët e saj, Shqipëria kufizohet me shqiptarët, pra me Shqipërinë natyrale. Askund në botë nuk ndodhë që një shtet të kufizohet me vetveten. E pra kjo është përgjigja abstrakte, sepse edhe pyetja në këto rrethana artificiale për Shqipërinë është po aq abstrakte apo paradoksale.

Dihet mirëfilli në aspektin mjekësor dhe logjik, se një trup do të funksionojë ashtu siç duhet, atëherë kur të gjithë pjesët e trupit janë të ndërlidhura mirë ndërmjet vete dhe funskionojnë si duhet. Shqipëria sot është një shtet me gjymtyrë të këputura dhe të keqtrajtuar në maksimum. Sot, vetëm 3.5 milion, prej 8 milion shqiptar punojnë për zhvillimin e Shqipërisë. Pra, edhe ky është njëri prej shumë indikacioneve, që rezultuan me zhvillim të ngadalshëm të Shqipërisë. Sepse njëri prej kushteve që një shtet të jetë i zhvilluar është edhe madhësia e shportës konsumuese.

Për këtë arsye, ne shqiptarët që u privuam të jetojmë së bashku me Shqipërinë në një shtet të vetëm, jemi të gëzuar dhe të pikëlluar më 28 nëntor (pavarësisht vitit). Ne shqiptarët e Maqedonisë, Luginës së Preshevës, Kosovës, اamërisë dhe Malit të Zi do ta festojmë festën e 28 nëntorit, do të gëzohemi, por me zemër të thyer, e me trup të dërmuar. Kjo ditë për ne (e që duhet të jetë edhe për Shqipërinë kështu) është ditë ku gërshetohet e mira dhe e keqja, ku papritmas në manifestim mund të vjen ndonjë "zhivorad" apo "alfa" e të na largojë nga tubimi festiv edhe atë duke përdorur dhunë. Ne në këtë ditë përskaj gëzimit do të vuajmë për gjendjen tonë të mjerueshme kombëtare e sociale, për zgjimin e vonshëm të vetdijes të cilën po e paguajmë shumë shtrenjtë. Ende në këtë ditë ka njerëz që nuk kanë guxim ta manifestojnë, në formë publike festive këtë datë (sepse nga shteti janë të privuar për një të drejtë të tillë) si për shembull rasti i qytetit të Kumanovës dhe qytetarëve të saj. Kjo tregon rrezikshmërinë e lartë për ngritje të flamurit kombëtar në një shtet "demokratik". Për ne të cilët, në trojet tona jemi shndërruar në minoritete, kjo ditë është një ditë vaji, dëshpërimi e pikëllimi. Neve na ndan padrejtësisht, na transferuan në minoritete, na detyruan të dalim në tri kryengritje të armatosura (asnjëra e mbaruar), na detyruan të mos jemi të populluar në Manastir (Bitoll), të tubohemi në këtë qytet vetëm pas 100-viteve, edhe qtë vetëm për të festuar.

Ne të cilët, në shtëpitë tona jemi bërë mysafirë, ende përballemi me privimin e përdorimit të gjuhës shqipe, apo për një gjë të tillë ende lejojmë të negociojmë. Ne të cilët, u gëzuam pa masë në momentin e bërjes shtet të Kosovës, në mënyrë faktike e pranuam lindjen e një shteti nga po i njëjti shtet. Nipërit e mbesat tona në një të ardhme jo të largët do të shquhen me aftësitë e tyre shkencore, por identifikimi i tyre do të jetë "filan personi me origjinë shqiptarë", pra vetëm në bazë të origjinës do të identifikohen se paskan pasur gjyshër shqiptare.

E pra, ne të cilët jemi në këtë gjendje, në trupin tonë e me tesha të huaja, me një të ardhme mjaft të pasiguritë, pa mëdyshje se në këtë ditë dhe datë do të jemi të gëzuar dhe të pikëlluar dhe festimi ynë do të jetë gjysmak, ashtu edhe siç jemi të tillë me një shtet shqiptar gjysmak, artificial, jo të plotë. Do ta festojmë këtë festë, ashtu siç duhet atëherë kur aspiratat e të rënëve (dëshmorëve) do të bëhen realitet. Pra, betimi dhe aspirata e tyre kanë qenë rikthimi i trojeve shqiptare, në një shtet të përbashkët të quajtur SHQIPثRI.
Për në fund një mesazh "Shtëpia e ndarë nuk mund të qëndrojë. Ajo është e destinuar të bashkohet ose të rrëzohet krejtësisht" sepse mirë thotë Mahatma Gandi "Ce qui est fait sans nous est contre nous" (Ajo që është bërë pa ne është kundër nesh). Andaj ta kthejmë atë që është e jona dhe e cila na takon natyralisht.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top