LeVoyageur
Once upon a time...
Ferrero Rocher janë ndër ëmbëlsirat më të preferuara dhe e dimë që askush nuk u thotë jo. Ku ka më mirë se t’i përgatisni vetë në shtëpi, duke kontrolluar çdo përbërës?! Recetën e ka ndarë me ne Veti në faqen e saj të Instagramit, (jo reklama) ku ka pafund receta po kaq të shijshme.
Përbërësit që ju duhen:
• 150 gr wafer me lajthi (të thërrmuara)
• 100 gr Nutella
• 150 gr lajthi në copëza
• 100 gr çokollatë të zezë ose me qumësht
• 15-20 lajthi të pjekura
Mënyra e përgatitjes:
Bashkohen dy përbërësit e parë. Me dorë marrim një pjesë të kësaj mase, e hapim dhe në qendër vendosim lajthinë. I japim formën e sferës dhe e rrotullojmë në grimcat e lajthive. Sferat e krijuara i vendosim në frigorifer dhe më tej i zhysim në çokollatë të shkrirë. I lëmë të thahen dhe ja ku janë, gati për t’u servirur.
classlifestyle.com