Ferrari 250 GTO shitet për 38 milionë euro

Arfenilla

Themelues i Forumit
Një Ferrari me ngjyrë të gjelbër që konsiderohej vetura më e shtrenjtë në botë qe shitur pak muaj më parë për 35 milionë euro. Por, tash një makinë tjetër ekskluzive e tipit Ferrari, me një ngjyrë të kuqe të ndezur ka gjetur një blerës edhe më “të fortë”. Plot 38 milionë euro ia ka numëruar një blerës anonim shitësit krenar të veturës Ferrari 250 GTO, koleksionuesit amerikan të veturave, Paul Pappalardo. Numri i shasisë së kësaj veture është 51111 dhe për herë të parë është blerë në vitin 1974, transmeton Albinfo.

“GTO është një automobil që ia vlen. ثshtë sikur Mona Lisa, atë e rrethon një magji. Kush zotëron një makinë GTO është pronar i një koleksioni të jashtëzakonshëm”, ka thënë me këtë rast një tregtar i pranishëm gjatë shitblerjes.K.NET


f1_04-ferra-balline-te-kuriozitete1380912578.jpg
 
Titulli: Ferrari 250 GTO shitet për 38 milionë euro

Ehhh na ishte nje here...
 
Titulli: Ferrari 250 GTO shitet për 38 milionë euro

femrave qe ju interesojne makinat e shpejta kom mendu se veq make -up ...
 
Back
Top