Fenomenet Shqiptare !

Familja emigrante në Greqi : Ego ena kafe…

“Ndodhi në PUSHIME VERORE” Një familje Shqiptare nga Kosova (që jetonin prej 25 vitesh në Gjermani) dhe një familje shqiptare nga Shqipëria (që jetonin prej 25 vitesh në Greqi)!

Ulen në lokal në bregdet (DURRËS) tavolinat ngjitur. Unë po shikoja çdo veprim. Afrohet kamarieri tek familja nga Kosova.

KAMARIERI: Mirmbrëma, me se mund t’ju shërbej?

FAMILJA: Mirmbrëma (të gjithë lëshuan telefonat nga dora dhe po shikonin nga kamarieri) Burri: A po ma ban ni ekspres dhe ni ujë. Gruaja: Ni lang portokalli të lutem. Fëmijët: Djali na po dojmë akullore. A ban me shku me e zgedh vet te banaku.

KAMARIERI: Po patjetër. (Largohet i buzëqeshur dhe duke thën faleminderit)

Shkon në banak jep porosinë dhe afrohet te familja shqiptare që jetonin në Greqi.

KAMARIERI: Mirmbrëma, me se mund tju shërbej?

FAMILJA: Kalispera (përgjigjet vetëm burri, gruaja dhe fëmijët nuk lëshuan tel nga dora vazhdonin lundronin në instagram). Burri: Keni Heiniken grek se këto të Shqipërisë nuk pihen. Po thotë kamarieri. Fëmijët një zëri Coca-Cola. Gruaja: Ego ena kafe gliko megalo.(kamarieri shtangu se nuk dinte greqisht) unë po shikoja me vëmëndje dhe mendova është martuar me greke)

KAMARIERI: Zotri më fal çfarë do zonja se nuk e kuptova?

GRUAJA: E re pedhja nuk dini të bëni “kafe gliko megalo” akoma se kini mësuar, jeni gjithë ky lokal.

KAMARIERI (që gati po shpërthente): Zonjë ne këtu bëjmë çdo gjë por nuk po ju kuptoj se sdi greqisht.

Pasi u sqaruan për porosinë kamarieri largohet drejt banakut dhe thotë: Aman mo sa pordhë ata atje. Ndërkohë familja me njëri tjetrin: Panagjia mu sa mbrapa janë këta, nuk bëhet shqipëria.

Darka vazhdonte. Diku në kënd ishte pozicionuar një këngëtar dhe një instrumentist që po luanin muzikë. Ambienti u mbush plot. Kishte njerëz që hanin, pinin, kërcenin dëfreheshin simbas dëshirës (normal me pushime).

Familja nga Kosova nuk çohej të kërcenin por duartrokisnin gjithmonë që përfundonte kënga dhe vura re që 80% e këngve fëmijët i dinin se vërehej lëvizja e buzve dhe pse kishin lindur në gjermani.

Familja nga Shqipëria por që jetonte në Greqi vazhdonte luanin me telefona, vetëm burri nxorri një qese jeshile me duhan nga xhepi dhe herë pas here dridhte ndonjë cigare.

Këngëtari po këndonte “xhamadani vija vija” aty atmosfera shpërtheu. Bashkë më të tjerët edhe fëmijët e familjes nga Kosova. Kur mbaroi kënga burri i familjes nga Kosova i afrohet këngëtarit.

BURRI: Të lumtë goja shumë bukur po këndojke. Fëmijët e mi kan lindur në gjermani por e dun fort muzikën shqiptare dhe flasin mirë shqip. A ban me të qiras me diçka a mos ma merr për ofendim dhe nxjerr 10€ ja jep këngëtarit.

KËNGLTARI: Shumë faleminderit. Më pas ngrihet burri që jetonte në greqi i afrohet këngëtarit.

BURRI: Më bëj një zebetiko se do kërcejnë fëmijët e mi se i kërcejnë shumë bukur. Se nuk i kuptojnë këto këngët shqip kanë lindur në greqi dhe sdinë fare shqip.

KËNGËTARI: Nuk di (shumë ftohtë dhe prerë)

Më pas ngrihet gruaja dhe me tel në dorë i vinte këngë greke nga YouTube dhe këngëtari që i përgjigjej “nuk di greqisht”. Si përfundim nuk u këndua asnjë këngë greqisht. Darka mbaroj njerzit filluan të drejtoheshin drejt parkingut ku kishin lënë makinat. Ikën dhe familja nga kosova dhe familja nga greqia.

Familja nga kosova duke falenderuar stafin dhe familja nga greqia sigurisht turinjt e varuara, dëgjohej herë pas here shqiptarja e “grekëzuar” që mërmëriste “hajde sto dhialo”.

Kur vajtën te parkingu familja nga Kosova ju drejtua një automjeti Audi Q7 vit prodhimi 2015 me targa gjermane.

Familja nga greqia ju drejtua një automjeti tip Toyota Celika e vitit 1997 me një marmitë sportive që varej poshtë gati më të rënë.

Nga Lirim MucollariFB_IMG_1626957902007.jpg
 
E lexova qe pare ne Fb.s`me pelqejne kurre rastet e ulta apo ekstrem qe merren si paralelizem apo shabllon per te paraqitur te pergjithshmen e nje mase.
Pasi kjo nuk ndihmon ne kontributin e permirsimit te fenomenit,pervec se fyen dhe bene nje me kete fenomen dhe pjesen e shendetshme te fenomenit.
 
Ndaj te njejtin mendim
 
Cpo thoje ? ??

Tangerllik i madh na myti??‍♂️
 
Clidhje kishin makinat ne fund te artikullit?
Dhe clidhje kishte familja nga Shqiperia dhe ajo nga Kosova?
Njerez jane te gjithe.... mos valle skeni pare kosovar qe kane haruar nga kane ikur? E femijet e tyre nuk flasin as shqip e as dialekt? Nqs skeni pare ju, kam pare une.
Ku dua te dal eshte qe njerzit jane te njejt pavarsisht flamurit. Se disa duan ta jetojne emigrimin ne menyre me te implikuar dhe te harrojne renjen e tyre, eshte fiks problemi tyre. Ama te vihen etiketa per nje popull komplet sme duket e drejte.
 
T pershendes me kte kengen se ste kam pershendet asnjeher
 
Se ashtu duhet shoqja hopii ?
Tani Hopi ne frengjishti nuk ekziston se keta jane cik delikat e se thone dot "h" e "opi" mbase del ndonje pershkurtim nga opiumi :lol: :lol: :lol: :lol:
Une se kam problem te flas shqip, e as te shkruaj (me gabime, pa gabime, aq shkolle kam...)
Se kam mohuar ndonjehere identitetin tim, e as do e lija shtetesine shqiptare.
Por jam kundra gjeneralizimeve. Sepse une shoh pothuajse perdite shqiptar nga Shqiperia, Kosova, Serbia apo Maqedonia... e njerez jemi te gjithe, me te gjithe kuptohem e asnjeri sme thot "comme se dice, se o oubliato l'albanese":p
 
E di kuptoj dicka mund ta kthej n shaka (humor) mos me e kalu fort n seriozitet se u mytem ???

por nje shprehje thot
"Sipas vendit bohet kuvendi" !
 
Clidhje kishin makinat ne fund te artikullit?
Ka si jo. Mesazhi ishte edhe brekgrisur edhe pordhac :p
______________

Artikull diskriminues ne fakt dhe po e marr si satire me shume se sa per te nxjerr ne pah problematika te caktuara.

Gjithesesi keto fenomene nuk jane vetem shqiptare i ndesh kudo kur emigrantet kthehen ne vendin e tyre kjo jo vetem prej gjuhes qe flasin por per tju treguar atyre qe i rrethojne qe ja shikoni jeta ime eshte permiresuar ne emigracion por qe harrojne 1 detaj te rendesishem qe "katunari ngelet katunar" edhe po te behet zengjin. :D
 
Top