Fenomen i rrallë, borë e verdhë në Rusi

PiNkY

Anëtar i Nderuar
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Fenomet natyrore duket se janë të jashtëzakonshme një gjë e tillë ka ndodhur dhe në qytetin Saratov në Rusi, ku ka rënë borë e verdhë në nuancë të portokalltë.

Banorët e këtij qyteti janë dëshmitarët e këtij fenomeni të rrallë, i cili ka mbuluar gjithë fushat e këtij qyteti, i cili gjendet 800 kilometra larg nga kryeqyteti rus, Moska.

Ky fenomen i rrallë ka shkaktuar shqetësim të madh te njerëzit, pasi disa mendojnë se kjo është një substancë radioaktive, e cila ka ngjyrosur borën me ngjyrë verdhe-portokall, ndërsa të tjerët mendojnë se bëhet fjalë për një lëndë kimike, e cila ka bërë të ndryshoj ngjyrën e dëborës.

Ndërkohë shumë qytetarë të shqetësuar nga ky fenomen i rrallë janë ankuar pranë organet përgjegjëse ruse, të cilat kanë filluar hetimet rreth këtij rasti.



/albeu.com/
 
Back
Top