Femrat shefe thyejnë rekord në Shqipëri. Ja sa paguhen ato në krahasim me meshkujt

AnGeLiC

VIP
V.I.P
14944062527374.jpg

Problem në vendin tonë ka qënë mosbalancimi i pagave të femrave në krahasim me ato të burrave për të njëjtën punë. Po në 2016 situata ka ndryshuar dhe flitet për pagat në pozicionet drejtuese.

Sipas të dhënave të INSTAT, pagat e femrave në nivelet “Drejtues administrativë dhe komercialë” janë 28 për qind më të larta se të meshkujve. Burrat në këto pozicione drejtimi paguhen mesatarisht me 113.825 lekë në muaj, ndërsa gratë 146.143 lekë në muaj.

Gratë paguhen më shumë edhe në pozicionet si drejtues prodhimi dhe shërbimesh të specializuara e këtu gati 3 për qind më shumë se burrat. Të punësuarit meshkuj në këto pozicione paguhen 84.329 lekë në muaj, ndërsa femrat 86.619 lekë në muaj. Teksa gratë çmohen më shumë në pozicionet drejtuese nuk ndodh e njëjta gjë për nivelet e specialisteve.

Sipas INSTAT meshkujt ne sektorin e shëndetësisë paguhen 22% më shumë se femrat dhe në sektorin e mësimdhënies burrat paguhet 14% më shumë se gratë.

Gjithashtu pagat për menaxherët e shitjes favorizojnë burrat pasi kanë paga më të larta, të paktën 12 për qind më shumë se femrat. Paga me diferencë të lartë nga femrat marrin meshkujt në sektorët e industrisë, në ushtri dhe në shërbimin e mbrojtës personale, profesione këto që dominohen dhe ushtrohen kryesisht nga meshkujt.
Shqiperia Sot
 
Sipas të dhënave të INSTAT, pagat e femrave në nivelet “Drejtues administrativë dhe komercialë” janë 28 për qind më të larta se të meshkujve. Burrat në këto pozicione drejtimi paguhen mesatarisht me 113.825 lekë në muaj, ndërsa gratë 146.143 lekë në muaj.

Jo domosdoshmerisht pasi jane disa kritere ku bazohet paga....

Eksperienca ne ate profil
Kualifikimet (shkollimi)
Vitet e punes
etj se sme kujtohen.
Plus edhe varet nga politikat e kompanise ose institucionit ne lidhje me pagen minimale dhe ate maximale.
Po psh ne privat ku jam une , ka nje dysheme kur fillon dhe sigurisht nje tavan ku eshte i percaktuar per cdo lloj profili.

Megjithate pagat aty levrojne!
 
Back
Top