PiNkY
Anëtar i Nderuar
Ajo është mësuar me orët e vona të punës. Kur të gjithë flenë, Pranvera Zhegu, së bashku me mamitë e turnit, kujdesen që nënat e reja të lindin pa probleme, pasi Vera është kryemami në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.
Gjatë 23 viteve në profesion ka asistuar në shumë lindje, veçanërisht në mëngjes herët, orar i cili është bërë normal për 43-vjeçaren. Përkushtimi shpesh e ka përballur me lotët e gëzimit të baballarëve që nuk kanë ngurruar ta falenderojnë.
Aktualisht ajo punon në obstetrik, pranë bllokut të lindjes dhe vetëm dy ditë në javë mund t’i dedikohet tërësisht familjes. Koleget e turnit shprehen se profesioni i tyre është i lodhshëm, por në të njëjtën kohë shumë i bukur.
"Turni i tretë është 20:00-07:00. ثshtë orar paksa i gjatë, por është një punë që e bëjmë me kënaqësi”, thotë mamia Shpresa Doma.
Edhe pse kanë shumë pak orë të lira, mamitë e orëve të vona përpiqen të gjejnë kohë dhe për të afërmit.
“ثshtë paksa problem për fëmijët, sidomos për Vit të Ri pasi ka ndodhur që 31 Dhjetorin e kemi kaluar në punë”, thotë Shpresa.
Në vitet ‘88-‘90, Pranvera përfundon shkollën 2-vjeçare të mamisë. Menjëherë nisi të punojë në repartet e pranimit, sallës së lindjes, paralindjes dhe dhomën e zgjimit. Që nga viti 2000 e në vazhdim, ajo është kryemami turni duke kaluar kështu me sukses të gjitha etapat profesionale.
Paçka mungesës në shtëpi, kryemamia ka ditur të alternojë jetën private me atë profesionale duke u kujdesur për vajzën dhe bashkëshortin.
Lidia balerina
Për Lidia Banushin puna nis në orën 23:00 të mbrëmjes. 20-vjeçarja është kërcimtare “belly-dancing”. Edhe pse profesioni i saj mund të jetë disi i paragjykuar nga orari, ajo ndihet shumë mirë me punën që bën dhe ka gjetur mbështetjen e familjes.
Pasioni për kërcimin tek e reja ka filluar që në moshën 5-vjeçare, kur ishte ende fëmijë. Edhe pse Lidia është bërë një profesioniste tashmë, zhanerin oriental e ka zbuluar vetëm 5 vite më parë.
Dita e saj ndahet midis shkollës, ku studion për psikologji dhe lokaleve të natës, pasionit të dytë. Pas një mbrëmjeje të gjatë, zakonisht puna përfundon në orën 4 të mëngjesit. Në fillim Lidia e kishte pak të vështirë të përshtatej me orët e vona sepse pagjumësia i krijonte stres, por tashmë është mësuar dhe përpiqet që dy ditë në javë t’ja kushtojë vetes, duke bërë pushim total.
Vajza me origjinë nga Korça në të ardhmen mendon të bëhet një koreografe “belly-dancing” dhe pse jo, të ketë një sallë kërcimi të gjithën për vete. Ditën fle dhe natën punon. ثshtë prezente kudo që ka klube apo restorante me muzikë “live”, duke mos përjashtuar tendencën e viteve të fundit, një “belly-dance” në dasmë...
Bukëpjekëset
Kur pjesa më e madhe e njerëzve bëhet gati për të fjetur, ato përgatisin bukën për ditën tjetër. Dylberja dhe Bardha kanë mbi 35 vjet që orët e vona të mbrëmjes i kalojnë pranë furrës dhe brumatriçes: profesioni i tyre është bukëpjekëse. Punonjëset e fabrikës së bukës në ish-Kombinatin Ushqimor, turnin e punës e marrin në orën 22:00 të mbrëmjes për ta mbyllur në orët e para të mëngjesit.
“Ka vështirësi pasi puna e natës është e lodhshme”, thotë Bardha.
Procesi në fakt është i lodhshëm. Në fillim pritet brumi, i cili ka kaluar fillimisht në brumatriçe.Më pas, hidhet në tavë ku kalon dhe procesin e fermentimit. Pasi kalojnë 40 minuta, bukët futen në furrë në temperaturën 240 gradë. Kjo është një mbrëmje e zakonshme për bukëpjekëset.
Përpara vitit 1994, bukët bëheshin me furra me dru dhe fabrika kishte mbi 200 punëtorë. Sot përdoren furrat elektrike, ndërsa turni i natës mbulohet nga Dylberja dhe Bardha, të cilat prodhojnë deri në 700 bukë në ditë.
Kohë për familjet? Sigurisht që gjejnë gjatë orëve të paradites.
BBC për punën në orët e vona
Sipas një studimi të BBC, disa njerëz e kanë maksimumin e produktivitetit pikërisht në orët e vona. Sondazhi i “National Sleep Fondation” thotë se sintoma njihet me emrin “çrregullim i gjumit” dhe karakterizohet nga vështirësia për të fjetur përpara orës 02:00 të mëngjesit.
Por cilat janë disa nga profesionet e orëve të vona për femrat? Së pari: punonjëset e kujdesit shëndetësor. Ato qëndrojnë pranë telefonit gjatë gjithë natës. Infermieret, doktoreshat, kirurget apo mamitë janë gjithmonë në gadishmëri për çdo të papritur.
Kontrolloret e trafikut ajror. Punojnë për 40 orë në javë. Puna e tyre është shumë e vështirë dhe kërkon përqendrim, sidomos natën. Ka disa tipe kontolloresh, që nga ata të kullës së vrojtimit e deri tek kontrolloret e terminaleve apo kontrolloret e radarit.
Operatoret e kompjuterave. Punojnë çdo mbrëmje sepse shumë biznese i përdorin shërbimet e tyre gjatë gjithë ditës. Kur dikush kërkon informacion, paçka orës, ato përgjigjen për të orientuar klientin.
Në fund, studimi rendit punonjëset e kazinove. Qytetet në Botë ku ka kazino nuk flenë kurrë. Nata për stafin e kazinove është shumë e gjatë, ndërsa orët e gjata të punës kanë pagesa të majme.
/ Top Channel