Femra në Perëndim hyjni apo mall tregtie

Femra në Perëndim hyjni apo mall tregtie



Bekir Makiq

Femra në Perëndim hyjni apo mall tregtie


Ebu Bekrite r. a. rrëfen:
‘Allahu më ka ndihmuar me hadith fjalën që e kam dëgjuar nga Pejgamberi a. s. pasi kam dëshiruar t’i bashkangjitem ushtrisë së Aishes dhe të luftoj në anën e saj në ditët e Betejës së devës: Kur dëgjoi Muhammedi a. s. se persianët për mbretëreshë emëruan të bijën e Kisrait, tha:
“Nuk do të ketë sukses populli me të cilin udhëheq gruaja.” (Buhariu).


Femra perëndimore


Dominimi i gruas në botë, në të gjitha sferat e jetës gjithnjë është më i dukshëm. Gruaja sot është bërë objekt i hyjnimit dhe njëkohësisht është edhe skllave. Shfrytëzohet çdo rast që të eksploatohet trupi i femrës.

Qoftë ka të bëjë me politikën, sportin, me tubimet ekonomike trupi i femrës merret si delikates. Për perëndimorët dhe për ithtarët e perëndimorëve, çdo pjesë e trupit të femrës për ta është shenjtëri. Ata gruas i kushtojnë kujdes aq sa i kanë kushtuar kujdes arabët idhujve të tyre para islamit. Ata zotërat e tyre i ndërtonin nga guri, druri, dheu, brumi dhe kur i merrte uria për ata zotëra, të cilët ishin të mundshëm për t’u ngrënë, do t’i hanin. Gruaja e sotme në Perëndim është e ngjashme me zotërat e paraislamit; njerëzit e adhurojnë femrën, e rregullojnë, e veshin dhe në fund e shesin sikur çdo mall tjetër. Që të jetë ky mall kualitet, ata e kultivojnë, e rregullojnë me të gjitha mjetet që kanë në disponim, duke e shfrytëzuar edhe kirurgjinë plastike, kryejnë investime kirurgjike në trupat e grave të shëndosha të cilat ata i adhurojnë, ndersa gratë e tjera të cilat me të vërtetë janë të sëmura por nuk janë të bukura që ata t’i adhurojnë, mund të vdesin dhe askush nuk do t’iu ndihmojë.

Kjo quhet ‘emancipim’ - malli i cili është për treg zbukurohet dhe mbahet, ndërsa malli i cili nuk është cilësor sipas shikimit të tyre shkatërrohet (dëmtohet). Nëse ndonjë mall nuk shitet në treg, vetëm në marketingun e këtij malli ekspozon fotografinë e gruas së bukur dhe malli do të ketë shitje më të mirë. Mos u habitni nëse edhe në letrat e toaletit e shihni fotografinë e gruas. Edhe kjo quhet ‘emancipim’. Në botën e sotme moderne gruaja mbytet në mënyrën më brutale se në kohën e para islamit.

Mirëpo brutaliteti i sotëm fshihet pas teknologjisë bashkëkohore, kështu që para të gjithëve paraqitet si humanizëm. Pas gjithë kësaj padrejtësie ndaj gruas, perëndimoret sot mundohen në sy të opinionit t’i japin gruas edhe atë që nuk i takon. Jo shumë rrallë sot mund ta shohim femrën në uniformë të oficierit, policit, zjarrfikësit, ndërtimtarit, minatorit, politikanes … dhe në emër të demokracisë duhet të merrët edhe me politikë që t’i tregojë botës që gruaja eshtë e barabartë me burrin, që ka qenë si shkak për formimin e organizatave të ndryshme të burrave për mbrojtjen e të drejtave të meshkujve kundër dominimit të gruas.

Televizioni, gazetat, kanalet satelitore, interneti, dhe të gjitha mediumet janë të stërmbushur me idhujtari të kohës së re me fotografi të femrave lakuriqe. Nga ana tjetër, të gjitha këto mediume e sulmojnë me të gjitha mjetet që kanë në disponim gruan muslimane që i është përgjigjur urdherit të Allahut dhe ligjit të tij; gruaja e cila është e lumtur që Allahu është Zoti i saj, Islami fe e saj, Muhammedi a.s. i dërguar dhe pejgamber dhe Kur'ani udhëzues.



Femra ndërmjet Islamit dhe perëndimit


Gruaja te Grekët e vjetër ka qenë mallë tregtarë që blehet dhe stërshitet. ثshtë konsideruar si vepër shejtani, çdo gjë i është ndaluar pos shërbimit në shtëpi dhe kujdesin ndaj fëmijëve. Në zakonin indian qëndron: “Me të vërtetë vdekja, ferri, helmi, gjarpëri helmues dhe zjarri janë më të mirat se gruaja. Në Tewratin e ndryshuar qëndroin: “ثshtë më e idhët se vdekja: gruaja e cila është si kurthë, në zemër ka intrigat, kurse dora e saj është …”.

Në Romën e vjetër është kuvenduar në kohë të gjatë mbi të drejtën e femrës që në fund të përfundojnë: Femra është e pashpirtë, shtazë e papastër e cila nuk do të ringjallet në botën tjetër, nuk guxon të hajë mishë, nuk guxon të qeshet e as të flasë. Në gojën e saj duhet vendosur dryrin e hekurt, duhet të punojë dhe të shërbejë pa pushim, deri sa të qëndrojë dryri në gojë ..

Në vitin 586 në Francë është diskutuar për gruan. A është ajo njeri apo jo. Që në fund u vendosë se femra megjithatë është njeri, por është e krijuar që t’i shërbejë njeriut …

Në Britani mbreti Henri VIII ju ka urdhëruar grave se nuk guxojnë ta përdorin librin e shenjtë. Me kodin britanik gjer në vitin 1850 gratë nuk kanë qenë shtetase të Britanisë dhe nuk kanë pasur kurrfarë të drejta personale, nuk kanë pasur të drejtë edhe në veshjen personale dhe në pasurinë të cilën e kanë fituar me djersën e vet.

Gruaja në Lindje është e mbrojtur me mbulesë ndërsa me kujdesin ndaj saj në Perendim nuk është e mbrojtur.

Dikush do të thonë: gruaja e mbuluar është e prapambetur, ndërsa gruaja që është e zbuluar është e përparuar. A thua gjerat e vlefshme nuk mbrohen dhe nuk përkujdesen për to: xhevahirët ruhen nëpër kasafortat e shtrenjta, ndërsa lapsi mund të ruhet edhe në bir mini. Për shkak të vlerës së vet diamanti ruhet, mbrohet, kultivohet në kasaforta të siguruara mirë, ndërsa për shkak të vlerës së pakët lapsi mund të ruhet edhe në raftet, dollapet e këpucëve. Diamanti nuk është i kapshëm për çdo njërin, sikurse gruaja në Lindje që nuk është e kapshme për çdonjërin. Ndërsa lapsi është i kapshëm për çdonjërin sikurse gruaja në Perëndim.

Për të drejtat e gruas në Lindje dhe në Perëndim shkojmë me radhë: Në islam fëmija pa tjetër duhet ta dijë kush janë prindërit e tij, sidomos babai, ndërsa në Perëndim nuk është e domosdoshme. A nuk është dhunë ndaj fëmijës që asnjëherë të mos e njoh babain e tij biologjik? A nuk është dhunë ndaj fëmijës i cili nuk është i detyrueshëm e as fajtor që me dhunë në vend të babait të jetojë me njerkun. Islami kujdeset për fëmijën e gruas qysh para lindjes e deri pas vdekjes, ndërsa në Perëndim për fëmijën e gruas kujdesen vetëm deri në moshën madhore. Në Islam nëna e edukon fëmijën e saj, ndërsa në Perëndim shërbëtorja. Në Islam nëna e edukon fëmijën që ajo e ka lindur, ndërsa në Perëndim gruaja e edukon qenin, macjen, gjarpërin, miun dhe çfarë më tjetër jo … Në Islam burri kujdeset për gruan, ndërsa në Perëndim gruaja kujdeset për veten. Në islam kujdestari e ka për detyrë që ta shkollojë fëmijën e tij femër, sipas hadithit të Pejgamberit a. s. “Kërkimi i diturisë është obligim për çdo musliman dhe muslimane”. Kjo ka të bëjë me shkollimin e detyrueshëm, e në Perëndim nuk është. Në Islam kujdestari e marton vajzën e tij me pëlqimin e përbashkët, e në Perëndim ajo duhet vetë të kujdeset për martesë ose edhe për mosmartesë. Në Islam babai është ai që i ushqen fëmijët e vet ndërsa në Perëndim kjo është detyrë edhe e gruas. Në Islam gruaja vetqeverisë me pasurinë e saj, qoftë edhe nëse burri është i varfër, që nuk ka ndonjë rast në Perëndim. Në vendet islame rastet e dhunimit janë shumë të rralla, në Perëndim kjo është e përditshme. Vetëm në Gjermani nga të dhënat ligjore të Ministrisë së Punëve të Brendshme në vit dhunohen 35000 femra. Për shkak të gjithë kësaj disa femra në Perëndim e pranojnë islamin. Shejh Ali Tantavi në një rast në Amerikë foli për gruan në islam e veçanërisht për pavarësinë e saj kur është në pyetje pasuria. Kur shejh Tantavi detajisht e shpjegoi lirinë e gruas muslimane në zotërimin e pasurisë, u ngrit një amerikane dhe tha: Nëse është puna ashtu si thoni ju më merrni të jetojë te ju gjashtë muaj e pastaj më mbytni.



Gruaja në Islam

Islami e fisnikëroi gruan, e ngriti në vendin ku i takon, ia ktheu nderin dhe dinjitetin e humbur. E bëri anëtar të barabartë të shoqërisë. E obligoi me detyra që i përshtaten natyrës së femrës, ndërsa e liroi nga punët e rënda dhe të bezdisshme. Gruaja ka pasur të drejtë vote në islam qysh në kohën e halifit Omerit r. a., ndërsa në Evropë e drejta i është mohuar deri në shekullin e njëzet. Sipas islamit, femrat janë të krijuara prej të njëjtës materie sikurse edhe meshkujt dhe ato janë motrat e meshkujve.

Ajsha r. anha transmeton që Pejgamberi a. s. ka thënë:

“Femrat janë motra me meshkujt” (Ahmedi).

Gruaja është e barabartë me mashkullin në kryerjen e ibadetit:

“Nuk ka dyshim se për muslimanët e muslimanet, besimtarët e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, të sinqertit e të sinqertat …, Allahu ka përgatitur falje dhe shpërblim të madh.” (El-Ahzab, 35).

Janë të barabartë në obligimet fetare dhe në obligimet themelore shoqërore:

“Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqja, e falin namazin dhe japin zekatin, respektojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij. Të tillët do t’i mëshirojë Allahu. …”. (Et-Tevbe, 71).

Janë të barabartë në shpërblimin nga Allahu i madhëruar:

“Zoti i tyre iu përgjigj lutjes së tyre: Unë nuk ia humë mundin asnjërit prej jush, mashkull qoftë apo femër. …” (Ali Imran, 195).

Gruaja e gëzon të drejtën në pasurinë e saj, të kërkojë dituri, mund të falë namaz me xhemat etj. Madje, islami gruas ia lejon disa gjera që ua ndalon meshkujve, sikur që janë veshja e mëndafshit dhe ari. اdo gjë që është në përputhje me natyrën e femrës, e nuk e ekspozon atë rrezikut dhe shpërfilljes, për femrën është e lejuar. Ahmedi shkruan që në ushtrinë muslimane që e ka okupuar Hajberin kanë qenë gjashtë gra. Um Atijja thotë:

“Kam marrë pjesë me Pejgamberin a. s. në shtatë luftëra.” (Muslimi).

Na është e njohur trimëria e Ummi Ammares në Uhud dhe Ummi Sulejmës në Hunejn, e cila ia ka qarë barkun çdo armiku që i është afruar.



اfarë femre dëshiron islami


Islami dëshiron grua fisnike, e cila do t’i edukojë dhe t’i ngritë brezat e ardhshëm dhe me ta të ndërtojë historinë. Femrën që e ndjen dhembjen e shoqërisë, vuajtjen e bonjakëve dhe të atyre që i kanë humbur fëmijët, femrën që e ndjen vuajtjen e të varfërve dhe atyre që kanë mbetur pa askë dhe pa asgjë të veten. Femrën që i ndjen vështirësitë e bashkësisë dhe problemet e shoqërisë. Femra që do të ruante pasurinë e saj dhe do të ndante nga ajo që i ka dhënë All-llahu. Femra që do të kishte personalitetin e saj të dalluar në fe, mendime, sjellje, në veshje dhe në mënyrën e jetesës. Femrën që do t’i peshonte të gjitha gjerat në jetë me peshoren qiellore dhe që në jetë do të shikonte përmes prizmit të Kur’anit, e cila deri sa është në dynja do të shikonte kah bota tjetër. Femra që do ta merrte islamin si botëkuptim të vetin, e Pejgamberin a. s. për shembull dhe model më të mirë.[1]

Përktheu nga boshnjakishtja:

Lumturije Ibrahimi Zeri Islam.com - Nexhat Ibrahimi
 
Titulli: Femra në Perëndim hyjni apo mall tregtie

Tema te tilla per gruan, poziten e saj ne Islam e te ngjajshme ka shume tek nenforumi Islam, andaj eshte me mire te kontrollosh se pari mos ka tema te tilla qe te mos hapen te njejtat apo te ngjajshme, pastaj ta postosh.
 
Titulli: Femra në Perëndim hyjni apo mall tregtie

Ka sa po shkon kilja e femres ne Perendim sipas burses europiane????
 
Titulli: Femra në Perëndim hyjni apo mall tregtie

S'po lexoj te tere artukullin,,po nisem thjesht me shume nga titulli,se flet bollshem..;p
Inflacion ..diflacion femror,,:)));p
Nje pytje retorike te vogel kisha une.
PO si ma shpjegoni vall kur malli femror ne boten islame lejohet ne forme kopeje per nje mashkull te vetme.?
ketu c'kemi ,,mos kemi inflacion femror..!?
vertet besoni qe ka femer ne kete rruzull toksor qe i pelqen shpirterisht,llogjikisht apo moralisht te ndaj mashkullin e saj me nje femer tjeter,.
Femra eshte nje qenie e adhurueshme nga vetvetja e saj..dhe ska perse i pret vlersimet per vlerat e saj as nga mashkulli as nga perendia.
 
Titulli: Femra në Perëndim hyjni apo mall tregtie

S'po lexoj te tere artukullin,,po nisem thjesht me shume nga titulli,se flet bollshem..;p
Inflacion ..diflacion femror,,:)));p
Nje pytje retorike te vogel kisha une.
PO si ma shpjegoni vall kur malli femror ne boten islame lejohet ne forme kopeje per nje mashkull te vetme.?
ketu c'kemi ,,mos kemi inflacion femror..!?
vertet besoni qe ka femer ne kete rruzull toksor qe i pelqen shpirterisht,llogjikisht apo moralisht te ndaj mashkullin e saj me nje femer tjeter,.
Femra eshte nje qenie e adhurueshme nga vetvetja e saj..dhe ska perse i pret vlersimet per vlerat e saj as nga mashkulli as nga perendia.

Mendoj qe nje femre shum me shum o di pelqente diqka LEGALE qe ta ket burri 1 grua tjeter se sa ti ket burri i saj 10 dashnore !!


Sidoqoft femrat ne europ ,amerik etj shfrytzohet ngjdo aspekt si prostitut biles edhe femnat vet e shesin veten e tyre her me lek e her pa lek :D
 
Titulli: Femra në Perëndim hyjni apo mall tregtie

PO si ma shpjegoni vall kur malli femror ne boten islame

E nderuar, me fal qe te citova por nqfs ka mundesi, jam kurreshtar ta dije se, kush eshte sipas teje BOTA ISLAME ? :)


Flm, me respekt !
 
Titulli: Femra në Perëndim hyjni apo mall tregtie

E nderuar, me fal qe te citova por nqfs ka mundesi, jam kurreshtar ta dije se, kush eshte sipas teje BOTA ISLAME ? :)


Flm, me respekt !

Lover djali,,u shpreha ashtu pasi besoj dhe mendoj qe kjo teme,flet per perendimin..(ku perfaqsohet nga nje rrym e krishter,dhe bota islame qe perfaqson nje rryme ndryshe nga ajo perendimor..)sepse perderi sa artikulli flet per krahasime,,nga diku del perfundimi.
Pytjes kush eshte bota islame,sinqerisht nuk eshte se kam njohuri te plota apo te bollshme,..
Di pak gjera,,per menyren dhe botkuptimin e saj,,
nje nder keto pak gjera eshte qe ne kete rrym apo bote islame,,(ndjes ne u shpreha gabimish apo ne form te padrejt..me kete term)
eshte se: lejohet qe nje mashkull te kete deri ne 7 gra.
kete te fundit e solla si shembull krahasimi per te kuptuar vleren "monetare te femres"..:)..
 
Titulli: Femra në Perëndim hyjni apo mall tregtie

Mendoj qe nje femre shum me shum o di pelqente diqka LEGALE qe ta ket burri 1 grua tjeter se sa ti ket burri i saj 10 dashnore !!


Sidoqoft femrat ne europ ,amerik etj shfrytzohet ngjdo aspekt si prostitut biles edhe femnat vet e shesin veten e tyre her me lek e her pa lek :D
E ku qendron ndryshimi ktu? Nese burri e ka te ligjshme APO jo imoraliteti ngelet imoralitet.... Te pakten ketej nuk bejne sikur Jane dakord, por ndahen.
 
Titulli: Femra në Perëndim hyjni apo mall tregtie

Pytjes kush eshte bota islame,sinqerisht nuk eshte se kam njohuri te plota apo te bollshme,..
Di pak gjera,,per menyren dhe botkuptimin e saj,,
nje nder keto pak gjera eshte qe ne kete rrym apo bote islame,,(ndjes ne u shpreha gabimish apo ne form te padrejt..me kete term)
eshte se: lejohet qe nje mashkull te kete deri ne 7 gra.
kete te fundit e solla si shembull krahasimi per te kuptuar vleren "monetare te femres"....

Mos ke dert, nuk u shprehe gabimisht. Njeriu flet aq sa ka njohuri. Ndaj edhe kerkova nga ti ndonje sqarim nqfs eshte e mundur.

Shiqo e nderuar, 3 fete qe konsiderohen monoteiste (Hebraizmi, Krishterimi & Islami), kane rrenjet nga Lindja. Sot, vetem 20 % e muslimaneve mbare ne rruzullin tokesor, jane arab. Besoj se e kupton tani me mire se cfare konsiderohet bote arabe. Jo cdo arab eshte musliman i mire, apo musliman. Per numrin e grave, gabim e ke ndegjuar. Poligamia ka ekzistuar edhe para shpalljes se Kur'anit. Periudha para-Islame, lejonte poligamine, me numer te pakufizuar. Islami erdhi dhe e kufizoi, deri ne 4 e beri. (Pra jo 7 gra).

Kaq shkurtimisht, per te mos perzihet koka ty edhe me shume, po u zgjata ne teme :)

T'pershendes
 
Pe: Femra në Perëndim hyjni apo mall tregtie

Femra nuk eshte as Hyjni dhe as malle tregtie (objekt) thjeshte kerkon ate qe i takon ne nje rend shoqerore.
 
Titulli: Femra në Perëndim hyjni apo mall tregtie

E kam thene dhe vazhdoje ta mbeshtese, edhe pse kete teme e kemi konsumuar shume kohe me pare, po qe se analizojme te drejtat e femres ne baze Kurani, Bible e veprave tjera na del se femra eshte lule, por po te ndalesh e te besh krahasime ne mes te drejtave te femres ne perendim (vendet perendimore) dhe te thuash se ato jane larg te qenurit femer ne krahasim me Afriken, Lindjen apo ku di une kjo me del se eshte nje qesharakizem i llojit te vecante.

Kjo ne kontekstin e te gezuarit te te drejtave si femer.
 
Titulli: Femra në Perëndim hyjni apo mall tregtie

Deud je bere i bezdisshem me keto lloj temash dhe diskutimesh. Boll me. Hajt ishallah me nje nuse tani shpejt qe te qetesohesh ca me temat ndaj llojit te femrave dhe pozites tyre ne kete bote.
 
Titulli: Femra në Perëndim hyjni apo mall tregtie

Deud je bere i bezdisshem me keto lloj temash dhe diskutimesh. Boll me. Hajt ishallah me nje nuse tani shpejt qe te qetesohesh ca me temat ndaj llojit te femrave dhe pozites tyre ne kete bote.

Elushe , askush nuk po te detyron ti lexojsh temat . Nese nuk posedon motiv per te lexuar shkrimet e tilla per te drejtat e femres ne shekuj dhe femra si vlersohet sot . Je plotesisht e lire te lexojsh ne forume te tjera , ke alternativa me dhjetra forume tjera per ti lexuar ! Keshtu qe te pershendes .........
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 18.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 18.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 9.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 27.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 9.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 18.2%
Back
Top