Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Femra ne Burkini dhe Burra me kostume!

Në vazhdën e prononcimeve të politikanëve francezë në lidhje me burkinin, së fundmi edhe kryeministri francez, Manuel Valls u shfaq në publik me “perlën” e radhës, duke thënë se “gjokset e zhveshura janë përfaqësuese më të mira se sa burkini-t”.

Pas vendimit të gjykatës së lartë franceze për të përmbysur ndalesën e burkinit, debati vazhdoi edhe në tubimin e Partisë Socialiste të dielën.

Aty, Valls përmendi imazhin e Marianne (Statuja e lirisë dhe një simbol i rëndësishëm republikan) duke thënë: “Marianne ka gjoks të zhveshur ngase ajo po ushqen popullin! Ajo nuk është e mbuluar, ngase ajo është e lirë! Kjo është republika!”

Megjithatë, në një letër, të botuar në të përditshmen The Guardian të së martës, Henry Stewart nga Londra ofron një alternativë tjetër.

Ai argumenton se burrat me kostume janë ata të cilët duhet të na shqetësojnë. Burrat, si puna e Manuel Valls…

Stewart shkruan:

-Asnjë grua me burka (apo hixhab apo burkini) nuk më ka bërë mua ndonjë dëm.

-Unë jam shkarkuar nga detyra prej një burri me kostum.

-Burrat me kostume na çuan në luftëra shkatërrimtare dhe të paligjshme.

-Burrat me kostume udhëhoqën bankat dhe rrëzuan ekonominë botërore.

-Burra tjerë me kostume pastaj rritën mjerimin e miliona njerëzve përmes masave shtrënguese,
shkruan pos të tjerash në letër.

Nëse kemi filluar t’u tregojmë tjerëve çfarë të veshim, atëherë ne fillimisht duhet të ndalojmë veshjen e kostumeve”, përfundon letra polemizuese e sfiduese njëherësh e Henry Stewart. /tesheshi.com/

14199139_991833674262592_5541483570191583236_n.jpg
 

Attachments

  • 14199139_991833674262592_5541483570191583236_n.jpg
    14199139_991833674262592_5541483570191583236_n.jpg
    73.5 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back