Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Fëmijët shqiptarë të Italisë quhen Kevin e Noemi

Mbi 10 mijë të lindur vitin e shkuar kanë të paktën njërin prind shqiptar, pjesa dërrmues (rreth 9 mijë) i kanë të dy prindërit shqiptarë. Emrat që më shpesh shqiptarët u vënë fëmijëve të tyre: Kevin e Andrea djemve, Noemi e Aurora, vajzave

mjaft-albania-bimbo-front1.jpg


Ndër rreth 546.607 fëmijët e lindur gjatë vitit të shkuar në Itali, 106 mijë kanë të paktën një prind të huaj. Mbi 10 mijë të lindur vitin e shkuar kanë të paktën njërin prind shqiptar, pjesa dërrmues (rreth 9 mijë) i kanë të dy prindërit shqiptarë. Emrat që më shpesh shqiptarët u vënë fëmijëve të tyre: Kevin e Andrea djemve, Noemi e Aurora, vajzave

Romë – 10.563 fëmijë të lindur vitin e shkuar në Itali kanë të paktin njërin prind shqiptar, nga këta, 8.817 i kanë që dy prindërit shqiptarë. Ajo që bie në sy janë emrat që prindërit e tyre zgjedhin për fëmijët. Vendet e para nuk zihen nga Ilir, Gent, Rozafa apo Teuta, por nga emra të huaj si Kevin dhe Noemi.

Janë këto disa nga të dhënat mbi shqiptarët e raportit më të fundit të ISTAT – Instituti Statstikor Italian, mbi lindjet në Itali.

Sipas raportit, gjatë vitit të shkuar kanë lindur në Itali 546.607 fëmijë, rreth 15 mijë më pak se në vitin 2010, rënie që është pasojë e lindjeve më të pakta të çifteve italianë: thuajse 40 mijë më pak se në vitin 2008. Bien edhe lindjet nga çiftet e përziera, rreth 2 mijë më pak se një vit më parë.

Shtohen nga viti në vit të sapolindurit nga prindër që të dy të huaj janë rritur, dhe arrijnë në 79 mijë (14,5% e të gjithë të sapolindurve). Nëse këtyre u shtohen edhe ata që kanë të paktin njërin prind të huaj e tjetrin Italian kapet shifra 106 mijë, ose 19,4% e të gjithë të sapolindurve.

Po të merret në konsideratë shtetësia e nënave të huaja, në vend të parë renditen rumunet (18.484 të sapolindur në vitin 2011), në të dytin marokenet (13.340) dhe në vend të tretë shqiptaret (9.916).

Më në hollësi, për komunitetin shqiptar mund të thuhet që gjatë vitit të shkuar kanë lindur 8.817 fëmijë që i kanë të dy prindërit shqiptarë, 647 që kanë vetëm babanë shqiptar dhe 1.099 që kanë vetëm nënën shqiptare. Kjo tregon edhe një prirje të shqiptarëve për të krijuar familje mes bashkëkombës, ndryshe nga komunitete të tjera ku përqindja e grave është shumë më e lartë se e meshkujve. Kështu ukrainaset, polaket, ruset e kubanet kanë fëmijë më shumë me italianët se me bashkëkombas.

natalita-e-fecondita-1.jpg

Një gjë që bie në sy janë emrat që të huajt u japin fëmijëve të tyre që lindin në Itali. Kryesisht parapëlqehen emrat e përdorur në Itali. Por nëse indianët, për shembull, u japin fëmijëve edhe emra indianë si Harman dhe Simran, ndër emrat që më shpesh shqiptarët u vënë fëmijëve të tyre janë të huaj. Emrat që hasen më shpesh mes të sapolindurve në Itali nga prindër shqiptarë janë Kevin (139 fëmijë të lindur vitin e shkuar), Andrea (129), Matteo (84), Alessio (80), Gabriel (71), Samuel (71) për djemtë dhe Noemi (135), Aurora (108), Sara (101), Melissa (94), Alessia (79) dhe Martina (78) për vajzat.

E Rozafa, Teuta, Arbër, Gent, Ilir? Me siguri do të ketë edhe të tillë por janë më të paktë se të parët.

Janë të shumtë faktorët që ndikojnë në zgjedhjen e emrit të fëmijës që sapo lind. Më parë peshkohej shpesh mes emrave të gjyshërve ose të ndonjë të afërmi tjetër, apo mes emrave shqiptarë (edhe atyre që dukeshin si të tillë), gjë që nuk reflektohet në përzgjedhjen e emrave të mësipërm. Në emigrim mund të parapëlqehet zgjedhja e një emri të huaj për t’i shprehur mirënjohjen dikujt që të ka ndihmuar dhe e ke për zemër, përpjekja për t’u integruar (apo asimiluar?), por edhe dëshira për t’i ofruar fëmijës diçka që të mos e dallojë atë shumë nga bashkëmoshatarët e tjerë, (edhe pse ndonjëherë emri i vënë pranë mbiemrit të bën të qeshësh, Giorgio Gjergji, për shembull).

Nga: Keti Biçoku


natalita-e-fecondita-nomi.jpg
 
Titulli: Fëmijët shqiptarë të Italisë quhen Kevin e Noemi

Asnjeri me rrenje shqip !
 
Po ne shqiperin e sotme si janë emrat e femijeve?!
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back