Kresha
A pretty face can never trick me
Dr. Justin Barrett, shkencëtar në Qendrën për antropologji dhe vetëdije të Universitetit në Oksford, deklaroi që fëmijët e vegjël kanë predispozita që besojnë në një Krijues Suprem sepse instinktivisht supozojnë që gjithçka që është krijuar në tokë i shërben një qëllimi të caktuar.
Ai thotë se fëmijët e vegjël besojnë në Zot, edhe nëse këtë nuk e kanë mësuar nga prindërit e tyre dhe në shkolla, dhe vazhdon duke pohuar se edhe ata që do të rriteshin në një ujdhesë të vetmuar do ta besonin Zotin.
"Argumentet shkencore në dhjetë vitet e fundit tregojnë se fëmija vjen në këtë botë me më shumë nga ajo që ne e kemi konsideruara si rastësi, përfshirë edhe predispozitat se ai sheh natyrën në atë formë që pas saj qëndron një Qenie inteligjente", deklaroi për radio programin BBC4, të emituar më 24 nëntor.
"Nëse do të izolonim disa fëmijë në një ujdhesë të vetmuar dhe nëse ata do të rriteshin larg çdo ndikimi, mendoj se do ta besonin Zotin".
Në ligjërimin e mbajtur më 25.11.2008 në Institutin Farraday të Universitetit në Kembrixh, Dr. Barrett citoi eksperimentet psikologjike të realizuara me fëmijët të cilët tregojnë se ato besojnë se gjithçka është punuar me një qëllim të caktuar.
Në një studim, gjashtëvjeçarët dhe shtatëvjeçarët në pyetjen pse është krijuar zogu i parë, janë përgjigjur: "që të këndojnë bukur" dhe "që ta zbukurojnë botën".
Një eksperiment tjetër tregon se si bebet 12 mujëshe ishin të befasuara me filmin ku topi i formuar nga një turmë e kubeve të çrregullta rrotullohet dhe formon një bllok të rregullt.
Dr. Barrett thotë se fëmijët katër vjeçar kuptojnë se, edhe pse disa gjëra i kane punuar njerëzit, bota natyrore funksionon ndryshe.
Ai shtoi se kjo do të thotë se fëmijët janë më parë të përgatitur të besojnë në botën e cila është e krijuar se sa në evolucion, krahas asaj çfarë do t'ju thonë më vonë prindërit apo mësuesit.
Dr. Barrett, më tej thotë se antropologët kanë kuptuar se fëmijët në disa kultura besojnë Zotin, edhe pse nuk kanë pasur kurrfarë kontakti me mësimet fetare.
"Mendja e fëmijës së zhvilluar normal është e prirë të besoj në krijimet e Zotit. Ndërsa nga ana tjetër, evolucioni është jonormal për mendjen e njeriut; dhe është shumë vështirë t'i besohet asaj".