Kresha
A pretty face can never trick me
Kohët e fundit shohim se shumë familje u marrin fëmijëve të tyre veshje, ushqime apo lodra për të cilat nuk kanë nevojë.Ky stil jete familjare i fokusuar te fëmija është një nga problemet më të mëdha të shekullit modern. Shpeshherë kjo situatë i fut familjet në një qorrsokak.
Jo rrall shohim situata të ndryshme kur fëmijët për të fituar atë që duan qajnë edhe pse nuk kanë nevojë për të ,derisa ta fitojnë.Këto raste shihen shpesh ne shitore ,rrugë etj.
Psikologët kanë të drejtë kur thonë se nuk ka fëmijë të keq ,por ka fëmijë të edukuar keq. Në psikologji familjet në të cilat bëhet çfarë thotë fëmija quhen familje të fokusuara mbi fëmijën. Një nga gabimet më të mëdha që bëjnë familjet e painformuara rreth edukimit të fëmijës është mendimi se fëmija do të gëzohet nëse merr atë që dëshiron.Mendime të tilla shfaqen më shumë te nënat dhe baballarët të cilët kanë pasur vështërsi ekonomike në fëmijëri.”Ne kemi vuajtur,por le të mos vuajnë edhe fëmijët tanë”, mendohet në familje të tilla. Qëllimi i familjeve është i mirë, por qëndrimi i tyre është i gabuar dhe ndikon negativisht në rezultat.Në të njëjtën kohë mund të themi se fëmija të cilit i plotësohet çdo dëshirë bëhet më i pangopur, i pasjellshëm dhe mosmirënjohës.
Kufijtë duhen vendosur nga prindërit.Në këtë pikë , ka shumë rëndësi edhe qëndrimi i mbajtur nga prindërit përballë dëshirave të fëmijës.Prindërit duhet të jenë udhërrëfyesit e familjes.Fëmija gjithnjë ka nevojë për eksperiencat e të rriturve. Duhet të dijë që nuk mund të marr çdo gjë të dëshiruar në jetë. Edhe mësua rja apo të përshtaturit me mungesën e gjërave e pjek njeriun. Në këtë mënyrë edhe prindërit e kanë më të lehtë të realizojnë rolin e tyre. Në situata pa zgjedhje duhet kërkuar ndihma e një specialisti. //mesazhi