Fëmijët duhet të flenë me nënën deri 3-vjeç

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
175344898lajmetari175344898.jpg


Një lajm i keq për të gjithë baballarët, fëmijët duhet të flenë me nënën e tyre deri në moshën 3-vjeçare.

Ky është përfundimi në të cilin arriti një pediatër, pasi studimeve të kryera në këtë fushë. Ai pa se tek foshnjat e sapolindura, ato që vendoseshin në djep larg nënës flinin më keq se ata që flinin në të njëjtin shtrat. Studimin e zgjeroi më tej, duke arritur në përfundimin se është mirë që një fëmijë të flejë me nënën deri në tre vjeç.


Sipas pediatriatit, diçka e tillë e bën edhe rrahjen e zemrës së fëmijës më të qetë. Nga ana tjetër, fëmijët që flenë vetëm që pasi lindin e kanë më të vështirë të krijojnë një lidhje të qëndrueshme me nënën si të rritur, ndërsa kanë një zhvillim më të ngadaltë të trurit, që i shndërron shpesh në njerëz të bezdisshëm dhe konfliktualë në moshë të rritur.

Nils Berman, studiues i Universitetit të Kejp Taunit, në Afrikën e Jugut, shprehej se fëmija duhet të flejë me nënën edhe pas heqjes së gjirit, deri atëherë kur të fillojë të krijojë logjikën, e cila nis të formohet rreth moshës 3-vjeçare.

Megjithatë, mbajtja e fëmijës në krevat mbart rreziqe të tjera, siç është mundësia për ta shtypur në mënyrë të pavullnetshme gjatë gjumit.

Ditën e enjte, një gazetë amerikane sillte tmerrin e një nëne, që kishte asfiksuar pa dashur fëmijën duke fjetur, ndërsa në total, 2/3 e rasteve të vdekjeve të pashpjeguara tek foshnjat, i përkasin atyre rasteve kur fëmija ndan një krevat me prindërit./tch/
gjuha shqipe
 
Pe: Fëmijët duhet të flenë me nënën deri 3-vjeç

Nuk jam aspak dakort me kete studim! Mendoj se femija duhet te kete ambjentin e tij per gjume...
Shpesh here kur femija mesohet dhe fle ne dhome me prinderit eshte teper veshtire te mesohet me vone 'te ndahet" nga ta dhe te fleje ne dhomen e tij. Une personalisht qe diten e pare qe erdhi famija im ne shtepi e vendosa ne dhomen e saj dhe akoma dhe sot nuk kemi asnje problem me gjumin...Pra prinder te dashur, femija ka nevoje per ekzistencen tuaj dhe per sigurine qe i fal prindi por jo per t'ja prishur gjumin me gerhitjet e tua :--P
Keshtu qe mjafton nje dush i ngrohte nje masazh me krem kamomili ,2 perralla dhe gjume te embel mjalt :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 5 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 10.0%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 40.0%
Back
Top