Fëmija juaj thith gishtin

braziljania

Anëtar i Nderuar
Thithja e gishtave është një gjë normale nëse bëhet fjalë për foshnjë. Shumica e fëmijëve e humbin këtë shprehi diku mes vitit të 2-4. Deri në shtatë vjet zakonisht nuk ka efekte negative të përhershme te dhëmbët, pasi që bëhet fjalë për dhëmbët e parë, të qumështit, të cilët sidoqoftë do të ndërrohen. Nëse thithja vazhdon edhe pas vitit të shtatë, pasi do dalin dhëmbët e përhershëm, do të shfaqen probleme me dhëmbët.

Problemet që shfaqen me thithjen e gishtave?

Lëkura e gishtit që thithet, nën ndikimin e pështymës, mund të lëndohet dhe të jetë derë e hapur për infektime. Duke i prekur sendet e ndryshme e pastaj duke e futur gishtin në gojë mund të futen mikroorganizma të ndryshëm, disa prej tyre të aftë të shkaktojnë sëmundje. Thithja e tepërt e gishtit të madh mund të sjell deri te deformimi i qiellzës dhe i dhëmbëve, duke e ndryshuar nivelin e dhëmbëve (kafshimin). Qiellëza bëhet e lartë, kafshimi i parregullt, pasi që dhëmbët e sipërm dalin përpara dhe jashtë. Te disa fëmijë formulimi i disa tingujve është i çrregulluar.

Si t'u ndihmoni fëmijëve që të ndërpresin me thithjen?
Në varësi nga mosha, mund të provoni diçka nga kjo që vijon:

* Shpërblejeni fëmijën – p.sh. I blini dhuratë që mendoni se e pëlqen, që ta përmbani vendimin e tij që të ndërpres me këtë shprehi.
* Përparimin e tij e regjistroni në kalendar – p.sh. shënoni një yll për një periudhë të caktuar kur fëmija nuk e thith gishtin. Bliini një lodër apo diçka tjetër për periudhën kur ai me sukses e ka mbiluftuar shprehinë.
* I vendosni një fashë (flaster) te gishti i madh – p.sh. gjatë natës që ta rikujtoni që mos ta thith gishtin.
* I blini një dorezë speciale – që ta mbrojë kur nuk do të mund ta ngadhnjej nevojën për thithje. Doreza duhet të jetë e bërë ashtu që të mos mundet vetë ta nxjerr.
* Thonjtë mund t'ia lyeni me një ngjyrë speciale me erë të vrazhdë, që për këto qëllime shitet në barnatore. Tek ne është traditë të lyhet gishti me diçka djegëse. Kjo sjell rrezik pasi mund ta prekë syrin.

Sa shpesh ta shpërbleni fëmijën?

Fëmijët më të vegjël kanë nevojë për shpërblime më të shpeshta. Fëmijën prej 5-6 vjet duhet ta shpërbleni qysh prej natës së parë. Më tutje mund ta zgjasni periudhën, prej një nate në një javë, e pastaj në një muaj, kur nuk e ka thithur gishtin.

Më shpesh nevojiten disa përpjekje

Fëmijët shumë lehtë mund t'i kthehen shprehisë së vjetër dhe shpesh nevojiten disa përpjekje që krejtësisht ta shmangin shprehinë. Prindërit duhet të kenë durim, ditët e para pa thithje, në fakt janë ditët më të vështira.

Kujt t'i drejtoheni për ndihmë?

* Dentistit për fëmijë
* Pediatrit
* Farmacistit


R.SPEKTER*
 
po kushedi farmacisti i jep ndonje lloj lengu te hidhet,por pa rrezik,qe prindi ti lyeje gishtat femijes ..
kur e shikon se c'shjie kane,i iken deshira per ti thithur..
them ,por se di sa e sakte eshte..!
 
e di pse e thash..se kur isha pak a shum 3 vjece,haja thonjte(tani jo,tani i rris,nejse)
dhe mami pyeti nje farmaciste se kishte edhe merakun e thonjve qe kushedi un i fusja ne bark..e ajo tha lyeja vetem thonjt4e me spec t ekuq,apo piper..dhe per nja 2-3 dit sdo ti haje me..
e ashtu ndodhi..prandja e thash ate...
 
Po kjo ishte shoqja e mamit, se nje farmaciste tjeter do i jepte nje ilac....
Prandaj ska sens ti shkatrosh femise sistemin imun qe ne moshate vogla...
PER MOS futur me gishtin ne goje mund te perdoret dhe limon [ka dhe vit C:D] eshte dhe thartuq....
Po harrojeni kete pune qe sa here ju dhemb dicka veni tek faramacisti, qe as ja ka iden nga ca vuani juve, me ca keni alergji....e ne vend tju bej nje te mire....me keq ju semure
 
Back
Top