Fëmija gjeni, e cila vizaton vizionet e saj

Katia

Hmm kureshtar-e?
V.I.P
Femija-gjeni-12-vjec.jpg


ثshtë vetëm 12 vjeçe, por vizaton me një teknik të atillë dhe tepër në detaj saqë, ka habitur çdo specialistë të pikturës, kurrsesi moshataret e saj dhe akoma të rriturit, nuk mund të pikturonin kaq pastër, bukur, profesionist, me frymëzim të pa imagjinueshëm, frymëzim i cili buron…

Bëhet fjalë për Akiane Kramarik, e cila jeton në SH.B.A, është autodidakte (vetë-mësuar) dhe pretendon se frymëzimi i saj është dhuratë nga perëndia.

Parë herë të parë zuri në duart e saj pinelin e pikturës, kur ajo ishte vetëm gjashtë vjeçe, por frymëzimi i cili ishte vizioni i saj, kishte filluar që në moshën katër vjeçare.

Subjektet e veprave të saj janë kryesisht fetare, të cilat janë tepër emocionuese, të ngjallin një nostalgji të fortë.

Në shumë piktura të saja, është fokusuar dhe përben subjektin kryesor parajsa ashtu siç ajo ka vizionin e sa, pra vegimet.

Talenti i shkëlqyer i vajzës, si dhe historia e saj, ka ngjallur interesin e mediave. Një ndër to dhe të rrjeti televiziv CNN, i cili i ka kushtuar 12-vjeçares Akiane, një reportazh përkatës.
Shikoni në vazhdim videon që i përkushtohet vajzës gjeni:

[video=youtube;rmm-0-Rdxo8]http://www.youtube.com/watch?v=rmm-0-Rdxo8&feature=player_embedded[/video]


(AlbaniaObserver)
 
Pe: Fëmija gjeni, e cila vizaton vizionet e saj

Ca nuk po del ne ditet e sotme papappappapappa... lodhu ne per shkolle ja pa shkolle hic :D
 
Pe: Fëmija gjeni, e cila vizaton vizionet e saj

Inteligjenca ska fund
 
Pe: Fëmija gjeni, e cila vizaton vizionet e saj

Kjo eshte talent...
 
Pe: Fëmija gjeni, e cila vizaton vizionet e saj

Ishalla lindin shume te tille qe te jene te pergatitur per te bere gjera te medha jo per te pikturuar. :D
 
Back
Top