Po t’i hedhim një sy, shteteve të botës, do të shohim se shumica prej tyre e kanë të inkorporuar lëndën e edukatës fetare në sistemin arsimor, diku si lëndë obligative e diku si lëndë zgjedhore. P.sh.
Në Austri mbahet mësimi fetar në të gjitha shkollat austriake, e pjesë e këtij mësimi është edukata islame. Mbase mund të mburremi se pjesë e këtij procesi mësimor kemi edhe një numër të konsiderueshëm të teologëve nga Kosova, që aktualisht jetojnë e veprojnë në Austri, sikundër edhe fëmijët e bashkatdhetarëve tanë, që jetojnë atje, këto po e bëjnë me shumë sukses.
Në Gjermani kushtetuta e garanton mësimin fetar në shkollat shtetërore si lëndë "normale".
Në Angli, mësimi fetar është pjesë e plan-programit mësimor,
Në Spanjë, mësimi fetar, në rend të parë ai katolik, në shkollat shtetërore është lëndë fakultative (lënda notohet, mirëpo nota nuk merret për bazë me rastin e regjistrimit në shkolla). Image
Në Belgjikë, po ashtu zyrtarisht, edukata fetare është e garantuar me ligj, e pjesë e kësaj edukate është edhe ajo Islame.
Në Greqi, si anëtare e Unionit Evropian, ende është në fuqi ligji i vitit 1930, i cili favorizon fenë ortodokse, kurse në mënyrë flagrante shkelen të drejtat e pakicave fetare. Mësimi fetar është i obliguar për nxënësit që deklarohen si ortodoksë.
Në Irlandë, kushtetuta garanton të drejtën e prindërve që fëmijët e tyre të arrijnë jo vetëm njohuri fetare, po edhe edukatë fetare. Mësimi fetar është i obliguar edhe në Finlandë e në Danimarkë, të cilat kanë kishat e tyre shtetërore nacionale. Norvegjia e ka kishën shtetërore si dhe obligueshmërinë e mbajtjes së mësimit fetar. Nëpër shkolla ku ka numër të konsiderueshëm të pakicave fetare, mund të organizohet mbajtja e mësimit fetar. Shteti i pranon dhe i paguan mësimdhënësit e lëndës fetare të tyre. E njëjta situatë është edhe në shtetet e tjera skandinave.
Në Hungari, mësimi fetar është lëndë fakultative dhe nuk është e përfshirë në plan-programet shkollore; mësimdhënësi fetar nuk është anëtar i këshillit mësimor por nëpunës kishtar që e paguan shteti.
Mësimi fetar katolik në Poloni është i obliguar dhe është në kuadër të plan-programit shkollor.
Në Itali prej vitit 1985, pas nënshkrimit të marrëveshjes (konkordatit) me Vatikanin, mësimi fetar është lëndë sipas dëshirës. Në Lituani, gjithashtu mësimi fetar është lëndë sipas dëshirës.
Lënda fetare aplikohet edhe tek fqinjët tanë në hapësirat e ish-Jugosllavisë, si në Slloveni, Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi. Të drejtën e shkollimit fetar islam, e gëzojnë edhe vëllezërit tanë në Luginën e Preshevës, dhe deri më tash kanë arritur një sukses të konsiderueshëm në edukimin e brezit të ri sipas parimeve islame.
Ajo që vlen të theksohet, e që në opinion kurrë nuk është bërë e ditur, është fakti se edhe priftërinjtë ortodoksë në Kosovës japin mësimin fetar ortodoks në shkollat serbe që punojnë sipas plan-programeve të Serbisë, ndërkohë që këta “mësues” fetarë, paguhen edhe nga buxheti i Kosovës!!!
Pra, nga kjo që u tha, shohim se vetëm Shqiptarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë, nuk e kanë rregulluar këtë gjë, dhe mendojmë se një gjë e tillë duhet të na shqetësojë të gjithëve vëllezër të nderuar. ثshtë e udhës që ne të mos mbesim prapa botës demokratike e përparimtare, dhe të mos jemi të fundit që duhet ta zëmë trenin që gati sa nuk na ka ikur