Federalizimi është rruga e vetme...

polisi_tajrush

Struga zemra Ilirides
Federalizimi është rruga e vetme që na çon drejt shtigjeve verio - atlantike....!


(Me Federalizimin e "Maqedonisë" nuk do të ndjehemi më inferior në vendin tonë)

Populli shqiptar, gjatë shekujve, ka përjetuar ngjarje të ndryshme, që lanë gjurmë të pa shlyeshme në historin e tij.

I sunduar prej pushtimeve të ndryshme, të një pas njëshme, pati forcë t'iu përballojë rrebesheve të armiqve.

Në kushte të tilla gjeografike gjithëmon ka qenë caku i sulmeve nga fqinjët. Perandoria romake, ajo bizantine, ajo osmane dhe ajo sllave, kanë qenë të pa ngopura për gllabërimin e tokave shqiptare.

Kombi ynë është simbol i qëndresës, i mbijetesës, e jo siç na kanë quajtur armiqtë “ të mallkuarit e Europës”.

I bashkuar në një gjuhë, i ndarë në tre fe, i shpërndarë në pesë shtete, gjithmonë i gatshëm për të luftuar që të jetojë i lirë në trojet e veta.

Shqiptarët që, kaq rëndë e përjetuan robërinë nga të huajt, duhet thënë mjaft më me politika propagandistike, s’duam më përçarje, s’durojmë më dhunë, maltretime e padrejtësi.

Populli shqiptar kërkon të drejtat elementare, të drejtën e barabartë më palën sllavo - maqedonase.

Me Federalizimin e Maqedonisë do ti fitojmë këto të drjëta, s’do të ndjehemi më inferior në vendin tonë, në tokën tonë, sepse ky nocion, apo opsion politik na bënë të barabarte me palën tjeter, dhe është garant i parimit të vetëvendosjes, e drejtë kjo e gartantuar edhe ndërkombëtarisht.

Federalizimi është edhe plani afatmesëm i boshtit centrifugal, i cili për qëllim final ka ribashkimin e Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve.

Që nga viti 2001, edhe pas luftës së bërë për të drejta, shqiptarët sillen rreth një boshti si ajo tangoja argjentinase.

Sillen rreth perdorimit të flamurit, gjuhës, ligjit të luftëtarve të lirisë dhe të tjera të drejta këto, që i takojnë popullit shiptar.

Edhe me nënshkrimin e "Marrveshjes së Ohrit", kaluan shtat vite , por fatkeqësisht këto të drejta sillen në vend e nuk po gjejnë zgjidhje ose zgjidhen në afat të shkurtër duke u mvarur nga koalicionet qeveverisëse.

Sa herë që ndryshohen qeveritë, ndryshojnë edhe këto të drejta të sjellura nga vetë sllavët.

Opozita shqiptare thotë se "Marrveshja e Ohrit" është e dështuar, pozita shqiptare thotë se: është duke u realizuar, pastaj ajo që tha se është e dështuar thotë se po e realizon, e jo që e realizonte thotë se është e dështuar dhe kurrsesi nuk mund të gjindet zgjidhje, gjërat vazhdojnë të sillen ne vend.

Federalizimin e Maqedonisë duhet ta pranojnë të gjitha partitë politike shqipëtare në "Maqedoni", sepse me këtë opcion edhe ato do të jenë padronë të veëtvetes e jo argatë të Cërvenkoskit e të Gruevskit.

Me këtë opcion lideri i partisë politike shqiptare do të ulet në krye të tryezës, sepse do te ketë karriken e vet, e ai sllavo-maqedonas në fund te vendi i tij, e jo siç po bëjnë tani, Grueski rri në krye e këto tanët rrin në cep, të mbledhur fund e krye bashkë sikur janë të huaj.

Federalizimi është term-nocion ndërkombëtar i pranueshëm dhe i realizueshëm, atë nuk e kanë shpikur as shqipëtarë, as sllavët, as PDSH-ja e as BDI-ja, e as BDK-ja, e as PPD-ja.

Mirëpo për ta realizuar ate (federalizimin sipas modelit belg), duhet ta kërkojnë të gjithë së bashku dhe si të tillë do ta pranojë edhe pala sllavo-maqedonase, së bashku edhe me faktorin ndërkombëtar .

Duhet të kuptojmë se Federalizimi i "Maqedonisë" është rruga e vetme për t'u përparuar drejt shtigjeve verio-atlantike.


Shkruar nga Devlije BAJRAMI
Kërçovë, shtator 2008.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 26.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 13.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 13.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 20.0%
Back
Top