Fat apo ndërgjegje e sëmurë, meshkujt shqiparë të varur nga bastet sportive

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Bastet shkaktojnë rënien e ekonomisë familjarë, kjo i çon bashkëshortët drejt dhunës e më pas divorcit

Fatima Mënalla

17-300x233.jpg


Lojrat e fatit në thelbin e tyre nuk janë një sjellje sportive e caktuar ose veprimari sportive por më tepër janë pjesë e pasionit për të fituar dhe për të provuar veten. Kjo gjë aplikohet nga shumë individë të cilët kanë një mekanizëm të ngarkuar psikologjik, janë persona të ndikuar ndaj marrënieve shoqërore, të varur ndaj objekteve, ngjarjeve si dhe pasioneve të kësaj natyre siç janë bastet sportive, droga, duhani, alkooli etj.Kjo situatë është kthyer në një problem të komplikuar për shoqërinë shqiptare. Janë shumë famije shqipatre që përveç gjendjes së vështirë ekonomike familiare iu duhet të përballen edhe me “modën e re” të basteve sportive apo lojrave të tjera të fatit. Nuk është e thjeshtë për një familje që të përballet me krizën e madhe botërore që ka prekur pothuajse gjithë Botën. Të dhënat e pikave të basteve në kryeqytet dhe në rrethe dëshmojnë qartë për një rritje të konsiderueshme të lojtarëve. Sasia e lekëve që gjinia mashkullore kryesisht lë nëpër këto baste sportive varion në shifra të ndryshme. Vlera maksimale shkon në 5 milion dhe më e vogla 1 mijë lekë të vjetra. Komuniteti femëror kryesisht është shumë i shqetësuar për këtë fenomen që jo se ka muguar më parë por kohët e fundit ka pësuar një rritje të kosiderueshme.



Personat e prekur

Ja se si shprehet Marjeta 28-vejç për bashkëshortin e saj “ Jam e stresuar gjatë gjithë kohës. Kur e shoh Ardin( bashkëshortin) që e çon televizionin tek teleteksti dhe tek ndeshjet më vjen ta vras. Ai është kthyer në një problem serioz për familjen tonë. E kam falur vazhdimisht për gafat që ka bërë por ai vazhdon …vazhdon, nuk di dhe sa do ta duroj. Më mbanë një shpresë gjallë se do të ndryshoj se po nuk e bëri, ne do të na mari lumi. Akoma nuk kemi një fëmijë po kur ta kemi çdo të bëjmë?!”. Si kjo grua ka edhe shumë të tjera, ka bashkëshorte që vuajnë stresin për burrat, ka nëna që shqetësohen për djemtë etj.



Proragonistët

Duke e parë edhe anën tjetër gjinia mashkullore që i aplikon këto lojra fati nuk ndanë të njëjtin mendim me palën tjetër. Ja se çfarë thotë Aleksi 48-vjeç, babai i tre fëmijve banues në një qytet të vogël të vendit “ Dikurë kam pasur gjithçka… të gjithë më vlerësonin. Tashmë më duket vetja i dobët. Më shqetëson fakti që nuk po fitoj më dhe kam humbur shumë gjëra por unë pa i fituar edhe një herë këto që kam lënë nuk më del shpirti. Pastaj çështë e vërteta nuk kam dalë dhe aq keq…edhe kam fituar. Jam i sigurt sedo të dal më mirë këto kohë. Gruaja le të shikoj drejtimin e vet, të punoj të mbaj veten unë nuk i kamë kërkuar gjë asaj. Ehhh edi që ka pothuajse një vitë që unë nuk jap më lek në shtëpi…ajo po i mbanë fëmijët. Por ama edhe unë i kam mbajt më parë”. Kjo gjë tregon qartë se këto lojra i bëjnë baballarët të heqin dorë edhe nga detyrimet e tyre që kanë në jetë për të mbajtur fëmijët apo familjen.



Psikologjia e një “bastexhiu”

Se çfarë ndodh me psikologjinë e një personi të varur nga lojrat e fatit për gazetën “Standard” ka folur psikologu dhe profesori i Fakultetit të Shkencave Sociale z. Edmond Dragoti. Një personalitet i paplotësuar dhe me lëundje bie pre e këtyre pasioneve.në krahiasim msjelljet e tjera sportive kur iu referohemi basteve sportive individi ka një pasiguri për veten kryesisht për vlerat dhe personalitetin actual te tij dhe zhvillon tek vetja nevojen për të konfirmuar dhe për të matur unin e tij personal. Në këtë process ai është shumë i motivuar që të krijoj iazhin e sigurisë në vetëvete. Përgjithsisht ai futet në lojë ose në bast, bixhoz me imazhin e sigurisë për të fituar. Pavarsisht se humbet vazhdimisht ose fiton ndonjeherë ai përsëri e justifikon këtë me dëshirën për të fituar dhe ky mekanizëm imagjinarë në vetëvete që është pjesë e fantazisë tij kryesisht por e përzier edhe me pasionin për të fituar tregon në një farë mënyre tregon një ndiejë padurimi për të fituar në jetë por është edhe pjesë e kulturës parazitare ose pamundësisë për tu përballur me nevojat dhe punën në përgjithsi. Kur rritei në një kulturë parazitare ose dembele kultivojmë tek vetja gjendjen passive me realitetin si me thënë nuk jemi ata që marrim përsipër të punojmë pavarsisht se çfarë pune është që të marrim përsipër të nxjerrim të mira materiale ose financiare nga kjo punë. Në pasigurinë që kemi për të ardhmen tonë ne kërkojmë rrugë të shkurtëra për të fituar sa më shumë për këtë gjejmë mjedise apo mekanizma që na japin edhe kënaqësi emocionale siç janë lojrat e fatit, të cilat duke qënë pjesë e bixhozit mbartin në vetëvete një risk që fillon me dëshirë dhe me qef dhe vazhdon me një varësi të vazhdueshme psikologjike që krijohet ndaj saj.



Varësia psikologjike

Varësia psikologjike është gjithmonë e rrezikshme pavarësisht se është ndaj bixhozit, alkolit, drogës apo ndaj të dashurit. Varsia psikologjike ëshët një lloj pasioni emocional ndaj objektit, njeriut, ngjarjes që është shumë e vështirë për tu ndërprerë. Shoqërimi që krijohet midis opjektit përkatës dhe nevojës tonë na bën që ne vazhdimisht të ndiejmë mungesën e diçkaje në organizëm, në psikologji. Për ta rivendosur këtë marrdhënie apo ekujlibër ne kërkojmë vazhdimisht të luajmë bixhoz, pavarsisht se humbasim. Pra kjo është një mungesë e vazhdueshme që krijon pasionin për tu lidhur me të dhe është shumë e vështirë ta ndërpresësh atë pavarsisht ndikimi i marrënies shoqërore apo niveli i inteligjenës, i cili mund të jetë nivel i lartë nuk mundet ta ndërpresi këtë varësi psikologjike. Lidhja me bixhozin është më e rezikshme se lidhja me varsitë e tjera që përmenda më lartë, psi kjo lidhje mbart në vetëvete pasionin për të fituar. Ky passion që në thelb është një instikt i brëndshëm kur zhvillohet në nivele të tilla është i pamundur që të ndërpritet.



Pse është rritur numëri i personave që luajnë baste…?!

Së pari krizat gjithmonë krijojnë boshllëqe në jetën e çdo individi. Krizat e mëdha ekonomike sjellin papunësi dhe pakësoojnë shumë alternativat për të mbijetuar, siç janë alternativat e punës, biznesit apo të të ardhurave që krijohen nga aktiviteti ligjor dhe për këtë arsye duke u pakësuar këto lloj mundësishë dhe hapsirash mbijetese i referohemi edhe rrugëve të rrezikshme siç janë bastet. Prandaj në raste krizash këto shtohen shumë. Nga ana tjetër lojrat e fatit janë një biznes për ato që i menaxhojnë, një biznes i madh dhe shumë fitim prurës në këto lloj krizash biznesmenët që pasurohen më shumë janë biznesmenët e bixhozit.



Si ndikojnë tek familja

Familja si njësi bazë e shoqërisë ndikohet më shumë nga aktiviteti i bixhozit apo bastit sportive sepse ato që preken më shumë janë të ardhurat familjare dhe marrdhënia familjaret. Marrdhëniet familjare preken në të dy nivelet dhe ato bashkëshortore dhe ato me fëmijët. Mungesa e të ardhurave në këtë rast sjell abuzim në familje, me raste edhe dhunë gjithashtu shumë çifte shkojnë drejt divorcit për këtë arsye.

Sa respektohet ligji

Ligji nr. 10 033, datë 11.12. 2008 për Lojrat e Fatit i ndryshuar më 2009 dhe 2010 parshikon që në ambientet e lojrave të fatit të ketë tabela ku të tregohet roli negative i këtyre laojrave. Kjo gjë është e ralizuar në disa pika të këtyre lojrave në Tiranë por në rrethe as që figuron.Pokështu, l
igji në fjalë parashikon që në ambientet e basteve apo kazinove nuk duhet të lejohen të luajnë individë që janë nën 18 vjeç. Edhe kjo gjë nuk zbatohet përkundrazi personat e punësuar kanë filluar të luajnë edhe rolin e “fallxhorit”. Megjithëse kjo gjë ndodh para syve tonë çdo ditë organet përgjegjëse nuk bëjnë asgjë. Përpiqen që ti bëjnë sa më shumë reklamë objektit në të cilën punojnë. Pavarsisht gjithë këtyre gjërave është vetë individi ai që vendos për veten e vetë.



Vendodhja

Godinat e Lojrave të Fatit nuk lejohen që të ndërtohen praën institucioneve publike si shkollave, spitaleve apo dhe administrative të tjera publike, kjo gjë është e parashikuar në ligj. Megjithkëtë në kryeqytet mund të shohim vazhdimisht pika bastesh, kazino apo lloje të tjera lojrash praën shkollave apo dhe institucineve te tjera. Shembuj të till mun të gjesh sat ë duash në kryeqytet po kështu edhe nëpër rrethe. Lokale të shumta të kthyer në baste sportive ndodhen shumë praën shkollave apo dhe institucioneve të tjera.
albania observer
 

GLOOM

Catch me if you can...
Pe: Fat apo ndërgjegje e sëmurë, meshkujt shqiparë të varur nga bastet sportive

Nje plage tjeter e shoqerise,me teper nje ves i keq...Gjithmone ec me idene kete here do shkoje me mire se heren tjeter,thjesht nje mikrob i mbrendshem,ama qe sjell deme jo vec te njeriut por edhe familjes...Keq shume keq...
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
Titulli: Fat apo ndërgjegje e sëmurë, meshkujt shqiparë të varur nga bastet sportive

Keto lojrat e fatit jane ves i poshter, sic jane dhe droget....
Njerzit qe krijojne varesi ndaj tyre, veshtire ti len me vete...pa ndihme.
Sa familje s'jane shkatruar per faj te ketyre?!
Mire do ishte mos lejojej ndertimi i tyre....por si mos perfitoj shteti e kush ka me per te perfituar.....

(gjithsesi, duke lene me njeane lojrat e fatit ku humben leke ne me te shumtat e rasteve..... te njejten varesi e krijojne dhe lojrat e kompjuterit, sidomos tek djemt - tip CS, apo Fifa, apo ca lozin me, qe nuk shkeputen nga ekrani.... )

Si cdo varesi, mund te kurohet, ama duhet ndihme...Dhe eshte shume e rendesishme te kuptosh qe te ben dem ( ty dhe te afermeve) dhe te kerkosh/pranosh ndihme.
 

MasteR

I'm offline
Pe: Fat apo ndërgjegje e sëmurë, meshkujt shqiparë të varur nga bastet sportive

Ajo marjeta ka pas hallin se spo kap burri gjoe,ka pas hallin qe po prish leke apo ka pas hallin qe ska kohe per te...un jam per X
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
Titulli: Pe: Fat apo ndërgjegje e sëmurë, meshkujt shqiparë të varur nga bastet sport

Ajo marjeta ka pas hallin se spo kap burri gjoe,ka pas hallin qe po prish leke apo ka pas hallin qe ska kohe per te...un jam per X

Te keqen e pergjigjes, se di si ja ben...ama kur s'eshte vendi per shaka...ti e ben 1!

Po mire o Master, e zem se ti do ishte ne vendin e Marjetes, do te pelqente te bashkejetoje me nje njeri qe tere diten e ka mendjen tek bastat? Qe gjithe leket i "investon" ne lojra fati?
Mund te bazohesh ne nje njeri te tille? Mund te kesh besim tek ai kur te thot "sdo loz me"?

Mos i hidh fjalet ne ajer....se ska lezet...Te pakten ne disa tema, nuk ja vlen!
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Themelues
Titulli: Fat apo ndërgjegje e sëmurë, meshkujt shqiparë të varur nga bastet sportive

Ajo dihet me 1 her nese ndodh te fitosh per 20 here tjera do e pagush ate fitim ,po si fitove leken te pun te hajrit dot ikin nga duar ashtu siq i ke fitu;)
 

GLOOM

Catch me if you can...
Pe: Fat apo ndërgjegje e sëmurë, meshkujt shqiparë të varur nga bastet sportive

Ajo marjeta ka pas hallin se spo kap burri gjoe,ka pas hallin qe po prish leke apo ka pas hallin qe ska kohe per te...un jam per X


Babi im thote nje shprehje : Ne keta lojra futesh me 5 lek e do jepje 500 te dilje e sdel dot...

Pra e mira eshte ti rrihet larg,e persa i perket shkrimit tend,te shohim nje femer qe luan poker,qe shet bizhuterite e saj qe ndoshta ja ke dhuruar ti per te luajtur cdo beje?Te mendoje te marr ndonje lek ajo ne menyra te ndryshme qe te luaje,e nuk eshte shaka se sjane vec meshkujt qe luajne...Ketu ku jetoj une ka shume femra qe futen ne casino,ne keta lloj bingo a ca jane...
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Titulli: Fat apo ndërgjegje e sëmurë, meshkujt shqiparë të varur nga bastet sportive

Keta nejrez sic thote dhe studimi dhe e sqaron mjaft mire pergjethsisht jane te varur,,me probleme sigurisht personaliteti,,te vrar nga deshtimet e vogla qe pastaj jane shenderruar ne te medha.
Mendoj qe nje mashkulli mund t"ja falesh nje tradhti,.por nuk i falet as nuk duhet ti tolerohet nga femra ne menyren me kadegorike keto vese prevers..lloto,bixhoz,.letra..e ca jane keto budalliqe qe shkaterrojn individin,familjen,,dhe kontribon ne pasurimin e nje shoqeria parazitare .
Nje njeri sharlatan qe shkon vrapon pas basteve se ka per gje te hedh gruan femijen,,dhe prinderit,,neper baste e pislliqe rrugesh.
 

ida angel

:)
V.I.P
Titulli: Fat apo ndërgjegje e sëmurë, meshkujt shqiparë të varur nga bastet sportive

Kjo eshte vertet nje semundje e pasherushme, madje nje nga shkaqet mé madhore per divorcet.
Po degjoj dhe kam degjuar raste te tilla dhe vertet qe eshte per te ardhur keq, nuk e di ca varesie qe krijojne e humbasin llogjiken e ndergjegjien.
Vellai i nje shoqes time,ka pak kohe qe eshte ndar po per te njejten problem.
Nje shoqe e shoqes time sapo eshte ndare po per te njejten gje,madje humbi dhe shtepine per shkak se e shiti dhe ktheu borxhet e llotes
Burri tezes time ne probleme familjare po per te njejten arsye, rin bashke per hir te femijeve.
Me pak fjale shume ''gjynah''
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
V.I.P
Pe: Fat apo ndërgjegje e sëmurë, meshkujt shqiparë të varur nga bastet sportive

Po pse ato kompanite e basteve mos kan dal ne treg per tju dhuruar leke njerezve gje...kane dal per fitimin e vet kshu qe normale qe njerezit me shume do humbasin...se kuptoj me c'llogjike ecin ca prej ktyre meshkujve.
 

ana88

vlonjate tipike
Titulli: Fat apo ndërgjegje e sëmurë, meshkujt shqiparë të varur nga bastet sportive

Shume familje e vuajn dhe vertet me vjen shume keq,lojrat e fati po shkatrojne familje te shumta,nuk e kuptoj cfare dreqi jan keta njerz qe prishin nje familje per nje loje qe ste jep asgje vec hidherime
 

Angel_Devil

Kush ma vodhi diturinë !
V.I.P
Titulli: Fat apo ndërgjegje e sëmurë, meshkujt shqiparë të varur nga bastet sportive

Nuk esht semundje jo , se ne europe lujn pleqt e plakat se skan cbojn me shty kohen , rinia rrin lulishteve , neper parqe , lumej, shijon jeten ben dashuricka , dhe shijon jeten e nates . ne shqiperi asnjeri smer mundimin me shku ne pune e me dal te shtunen me bo qef, por dun lek qyl , prandaj rrin neper baste lejn 50 mij lek e fitojn 10 mij , e kur e fitojn ate 10 mishen i lejn birra se jan ne qef . fajin se ka rinia po shteti se e ka bo shqiprin si las vegas, ne itali jan te pakta vendet e basteve , kurse tek ne i shtojn vendet e basteve dhe mbyllin lulishte e parqe , kshu qe esht shteti shkaktar ne rradh te pare per kte gjendje te mjerushme . Por dhe prindi ka faj , se po erdhi baba ne shpi me then qe kam von skedin e ishalla po fitoj na i lek , dhe fmija ashtu do bohet .
 

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
Titulli: Fat apo ndërgjegje e sëmurë, meshkujt shqiparë të varur nga bastet sportive

Sa e kishin bo pleqt,djemt me kollare,student... ne rrall po prisnin duke vu skedina. Nuk ishin vetem te huaj,me shumic kishe italian.
Mund te luash dhe shifra te vogla,10 ndeshje 2-5 euro. Nuk esht bixhoz i gjall Skedina,nqs di te lozesh dhe ke fat,fiton.
Do hapin ne forum nje kend per te gjithe bastexhinjt e forumit ti sugjerojm nai skedine,femrat mund te "pasurohet" te bejn shopping sa te duan...lol :)
 

Ado

FISEBILIL-LAH
Titulli: Fat apo ndërgjegje e sëmurë, meshkujt shqiparë të varur nga bastet sportive

Ne deshirojm te behemi milionera mbrenda nates !!!
 

Quku

Marakli Krapit
Titulli: Fat apo ndërgjegje e sëmurë, meshkujt shqiparë të varur nga bastet sportive

Ktu ku jam une ka shum pak parqe,ama vende per te len leket ka aq shum sa duhet me pase karakter te fort te mos e provosh nje her ;)
 

Love

βeℓℓe â๓e
Titulli: Fat apo ndërgjegje e sëmurë, meshkujt shqiparë të varur nga bastet sportive

Një nga anët e këqija të njerëzimit sot.. ashtu si kazino..
 

Raniaa

Antarë i Respektuar
Vesi del me shpirtin thone dhe shume e vertete, por kam pare qe dhe femra ka porsi meshkuj qe i bejne leket bixhoz, lloto dhe mall.
Kohe te veshtira dhe lum ata qe shpirtin dhe veten e ruajne te lire dhe larg veseve✌️
Na ruaj nga njerez te till o Zot🙏
 
Top