Familja më e madhe në botë.

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Familja më e madhe në botë, Zion Chana ka 39 gra dhe 94 fëmijë

Njerëzit sot mezi arrijnë të ushqejnë dy fëmijë, por indiani Zion Chana ushqen, besoni ose jo, 94 fëmijë. Chana është i zoti i shtëpisë në familjen më të madhe në botë! Ai ka 39 gra, 94 fëmijë dhe 33 nipër e mbesa. Të gjithë ata jetojnë në një shtëpi katërkatëshe në fshatin Baktëang të shtetit Mizoram në Indi. Familja e indianit e vetme mund ta formojë një fshat. Janë aq shumë sa që edhe ndërtesa katërkatëshe me më shumë se 100 dhoma është e ngushtë për ta. Por ata megjithatë janë të lumtur. Kanë njëri-tjetrin, jetojnë në harmoni dhe e ndihmojnë njëri-tjetrin.

“Ndjehem me fat. Zoti ma ka falë një familje të madhe për t’u kujdesur për të. Mendoj se jam shumë i lumtur për faktin se kam 39 gra dhe që jam kryefamiljari i familjes më të madhe në botë”, tha Chan, i cili njëherësh është edhe udhëheqës i një sekti indian i cili lejon burrat të martohen me shumë femra.

Indiani brenda një viti ishte martuar dhjetë herë. Por secilës grua i kushton kujdes. Në shtratin e tij secila grua vjen në parimin e sistemit të rotacionit.“Ai është personi më i rëndësishëm në shtëpinë tonë, ndërsa njëherësh ai është edhe burri më i bukur i fshatit”, thotë Rinkmini bashkëshortja 35-vjeçare e Chanait.

timthumb.php

/Shekulli Online/
 
Titulli: Familja më e madhe në botë.

ateher do me ket shkajt mua pa e lexuar ....nese eshte le te hiqet ska problem .. duhet te jem me e vemedshme :)
 
Titulli: Familja më e madhe në botë.

ueee , ti pretendon tja hudhesh kaq kollaj . ti merito varje miii , me litar , po shiko se un nuk korruptohem e, un jam ai qe boj gati litarin...

leket i merr shoqja me siper , nuk kerkojm shum... sa tjapesh, i morim ne.
 
Titulli: Familja më e madhe në botë.

OOOOPPPPPPPAAAAAA "ai është edhe burri më i bukur i fshatit” po i ngjan shume Brad Pittit, ky ja paska mar zemren krejt fshatareve lol
 
Titulli: Familja më e madhe në botë.

ueee , ti pretendon tja hudhesh kaq kollaj . ti merito varje miii , me litar , po shiko se un nuk korruptohem e, un jam ai qe boj gati litarin...

leket i merr shoqja me siper , nuk kerkojm shum... sa tjapesh, i morim ne.

pranoj litarin e lekat si jap lol lol
 
Back
Top