Familja me dhjetë albinë

GLOOM

Catch me if you can...
familjealbinesh-lajmi.jpg


Një familje indiane do të hyjë në librin e rekordeve “Guinnes”, si familja me më shumë pjestarë albinë të njohur ndonjëherë.

Dhjetë antarët, e kryesuar nga babai 50-vjeçar dhe nëna 45-vjeçare kanë lindur të gjithë me një lëkurë jashtëzakonisht të zbehtë dhe flokë të bardhë, për shkak të një problemi gjenetik që bën pigmentin të mungojë pothuajse tërësisht.

Pjestarë të një shoqërie tradicionale, familja Pullan ka vuajtur paragjykimin dhe jeton në kushte shumë të vështira në një dhomë të vetme, por të paktën ata mund të ngushëllohen sadopak me faktin që emrat e tyre janë përjetësuar midis rekordeve botërore.

Pasi prindërit albinë u njohën me njëri-tjetrin dhe u martuan tre dekada më parë, pasi askush tjetër nuk i konsideronte për martesë, ata lindën katër fëmijë, të cilët dolën të gjithë me të njëjtin problem gjenetik dhe tashmë kanë edhe katër nipër e mbesa albinë.

Jashtëzakonisht të bardhë për të qenë indianë, janë të paktë ata që besojnë se familja Pullan ka lindur me të vërtetë në Indi, ndërsa pothuajse të gjithë ata që nuk i njohin prej kohësh i marrin për anglezë.

Burimi T/CH
 
Pe: Familja me dhjetë albinë

Sa te sikletshem,se di pse:(
 
Titulli: Familja me dhjetë albinë

Aq kohe sa eshte porblem gjenetik, dhe transmetohet, s'eshte dhe aq cudi.
 
Në Indi familja më e madhe albine

Indianët Mani dhe Rosetauri Pullan shumë shpejt do të jenë pjesë e librit të rekordeve Guinness së bashku me fëmijët e tyre.

Ata janë familja ekzistuese më e madhe albine në mbarë botën.

Janë dhjetë në numër dhe të gjithë kanë një lëkurë të pastër, flokë dhe qime të bardha.

r.b/NOA
albin-2-noa.jpg

albin-3-noa.jpg

albin-noa.jpg
 
Back
Top