Fallout 3 kurorëzohet si “Loja e Vitit”

fshatari

Anetar
timthumb.php


Fallout 3 është emëruar si Loja Finale e Vitit në Levat e Arta (Golden Joysticks), një nga çmimet më të mëdha në industrinë e lojërave.

Seritë mjaft popullore të Call of Duty morën me vete shumë çmime, përfshirë Loja Shumë-lojtarësh më e Mirë e Vitit dhe Loja Nintendo e Vitit për World At War.

Ndërkohë, Call of Duty: Modern Warfare 2 futi në thes çmimin “Një për t’u parë”.

Kolona Zanore e Vitit i shkoi Guitar Hero: World Tour, ndërsa loja risi platformë LittleBigPlanet mori çmimin Loja Familjare e Vitit.

اmimet në vetvete, tashmë në vitin e tyre të 27, ia dolën gjithashtu të hynin në Librin e Rekordeve Guinness si اmimet më Popullore të Botës të Video Lojërave, me pjesëmarrjen e më shumë se 1.2 milionë votave.

اmimet janë të ndara ndërmjet 15 kategorive dhe votohen nga lojtarët e Mbretërisë së Bashkuar.

Mirëbesimi ekonomik

Activision Blizzard, të cilët janë përgjegjës për Call of Duty dhe Guitar Hero, u emëruan Botuesi i Vitit.

Grand Theft Auto: Chinatown Wars për Nintendo DS fitoi Loja më e Përdorshme e Vitit.

Lojtarët në Britaninë e Madhe shpenzuan 2.7 miliardë paundë vitin që shkoi, duke ngritur një mirëbesim tashmë në rritje në industri.

Organizatorja e اmimeve Leva e Artë Emma Parkinson tha: “Industria e lojërave qëndron novatore dhe dridhëse pavarësisht nga presionet ekonomike.

“Shumë nga fituesit në Leva e Artë demonstrojnë se talenti i Britanisë së Madhe qëndron vendimtar në suksesin e kësaj industrie përmes globit dhe duhet ushqyer me çdo kosto.”

Për t’u kualifikuar për një çmim lojërat duhet të lëshohen midis Maj 2008 dhe Maj 2009.

Përjashtimi i vetëm është çmimi “Një për t’u parë” i cili mbulon lojërat e lëshuara prej atëherë.

Themeluesi i Radio 1 DJ Dave Lee Travis shpërndau çmimet e para të Levave të Arta në 1982.

Në video lojërat Baftas në Shkurt, Super Mario Galaxy fitoi çmimin Loja më eMirë, por Call of Duty 4: Modern Warfare ishte fituesi i madh, duke gëlltitur tre çmime përfshirë Zgjedhja e Popullit dhe Loja më e Luajtur.

Lista e plotë e fituesve

* Loja Familjare E Vitit: Littlebigplanet
* Loja Hare Më E Përdorshme E Vitit: Grand Theft Auto: Chinatown Wars
* Shitësi Me Pakicë I Vitit: GAME
* Loja Mobile E Vitit: Metal Gear Solid Touch
* Loja Nintendo E Vitit: Call Of Duty: World At War
* Loja MSN Shumë-Lojtarësh E Vitit: Call Of Duty: World At War
* Kolona Zanore E Tërbuar E Vitit: Guitar Hero World Tour
* Loja Xbox E Vitit: Gears Of War 2
* Loja PC E Vitit: Fallout 3
* Zhvilluesi I Lojërave Amiqus MB I Vitit: Jagex
* Loja Playstation E Vitit: Killzone 2
* Botuesi I Vitit: Activision Blizzard
* Loja “Në Linjë” E Vitit: Left4Dead
* Lista E Shkurtër Një Për T’u Parë: Call Of Duty: Modern Warfare 2
* Loja Finale E Vitit, Së Bashku Me Zavvi.Co.Uk: Fallout 3

[youtube]iYZpR51XgW0&feature[/youtube]
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top