Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

“Falkone është llum!”, kush ishte prokurori i famshëm italian që u vra nga mafia?

Xhovani Falkone ishte një gjykatës i njohur italian, i cili i kishte shpallur “luftë” mafias, e cila e ekzekutoi për shkak të detyrës që ai ushtronte. Më 23 maj 1992 në Sicili, gjykatësi më i njohur italian i antimafias, Xhovani Falkone, gruaja e tij dhe tre truprojat vriten nga klani i Koza Nostras, Korleones, me një bombë prej 500 kg lëndë shpërthyese. Falkone ishte simbol i luftëtarit pa kompromis kundër mafias italiane.stragecapaci-620x430.jpg
Që në hapat e parë të karrierës së tij Falkone ishte i prirë për të hetuar krimet dhe veprimtaritë e strukturave mafioze, sipas një praktike ku duhet të kryente hetime edhe në pasuritë e mirëfillta dhe në ato të depozituara në banka në mbarë botën, duke krijuar një vizion organik lidhjesh, mungesa e të cilave në të shkuarën kishte sjellë një “varg pafajësish” në proceset ndaj kësaj shtrese. Xhovani Falkone në asnjë rast nuk u step në punën e tij nga kërcënimet, shantazhet apo atentatet që mafia italiane kryente ndaj rivalëve apo pjesëtarëve të organeve ligjzbatuese.
19860300_048_002_RESIZED_S.jpg
Ai ishte një nga pionierët e krijimit të Drejtorisë Kombëtare Antimafia. Falkone ishte personazh i përfolur, nga disa shumë i urryer gjatë jetës dhe shumë i dashur pas vdekjes, një personazh dyshues e i mbyllur, i vendosur e ngulmues. Ai ka luftuar ballë për ballë me të gjitha forcat për të arritur autonominë e tij si hetues në vijën e luftës kundër mafias, dhe sot konsiderohet simboli i luftëtarit pa kompromis.Mikoli-Palermo.jpgShprehja “Fallkone është llum!” lidhet me ish-futbollistin e Juventusit dhe Fiorentinës Fabricio Mikolit, i cili ka marrë detyrën e zv/trajnerit të Dinamos në Shqipëri. Në vitin 2012, një telefonatë e tij me djalin e një prej bosëve më të rrezikshë italianë zbuloi fjalët denigruese të Mikolit në adresë të ish-prokurorit Xhovani Falkone, i cili ishte vrarë 2o vite para kësaj telefonate në Siçili me bombë në rrugë. Mikoli u sulmua ashpër nga publiku dhe mediat, megjithëse u shfajësua gjatë gjithë kohës.

Sot në stolin e Dinamos, zbulohet telefonata që shkatërroi Mikolin 8 vite më parë: Falkone është llum!

PANORAMASPORT.AL
 
Respekt absolut per Giovanni Falcone dhe mikut dhe kolegut te tij Paulo Borsellino. Keta jane monumente dhe shembuj sesi duhet te jene ata qe punojne ne fushen e drejtesise.
 
Respekt absolut per Giovanni Falcone dhe mikut dhe kolegut te tij Paulo Borsellino. Keta jane monumente dhe shembuj sesi duhet te jene ata qe punojne ne fushen e drejtesise.
Mirpo mafja nuk te le te punosh ashu sic do ti pavarsisht deshires per te pasur drejtesi te plote.
 

Sot në stolin e Dinamos, zbulohet telefonata që shkatërroi Mikolin 8 vite më parë: Falkone është llum!

Fabricio Mikoli është një ish-futbollist i shquar italian, që në karrierën e vet ia ka mbërritur të luajë edhe me Juventusin në sezonin 2003-2004, duke bërë 25 ndeshje dhe 8 gola me gjigantët e Torinos. Përveçse një lojtar me shumë potencial, Mikoli është kritikuar ashpër edhe për lidhjet e tij të dyshimta me mafiozë të vendit fqinj. Gjatë kohës kur luante te Palermoja, u zbardh një telefonatë e përgjuar mes tij dhe të birit të një prej bosëve të mafies siciliane. Ish-futbollisti, gjatë bisedës me Mauro Lauriçelën, të birin e bosëve të klanit “Kalsa”, e ka konsideruar ish-magjistratin Xhovani Falkone si “llum” dhe motrën e tij si të padenjë dhe “të pakualifikuar”.
SKANDALIMikoli-1.jpg

Telefonata mendohet të jetë bërë në vitin 2012, ndërsa përgjimet u publikuan nga media italiane në pranverën e vitit 2013. “Takohemi aty para pemës së atij llumit Falkone”, ishte fjalia e përdorur nga Mikoli në bisedën me të birin e mafiozit sicilian. I referoheshin një sheshi me pemë të Palermos që mbante emrin e Xhovani Falkones.1_orWjcgoEOFtLt6ja5NTOTg.jpeg.jpgOpinioni publik u irritua tej mase me Fabricio Mikolin, i cili për më tepër kishte luajtur për gjashtë sezone në Palermo, aty ku u vra edhe ish-prokurori Falkone, së bashku me gruan dhe eskortën e sigurisë. I pari që reagoi për ngjarjen ishte ish-presidenti i Palermos, Mauricio Zamparini, që i cilësoi të padenja deklaratat dhe vlerësimet e Mikolit për Falkonen, duke i kërkuar atij që të largohej nga Palermoja. “Jam i hidhëruar nga ato që kam marrë vesh dhe mendoj se është mirë që pas gjithë kësaj Mikoli duhet të largohet vetë nga Palermoja”, pati thënë kreu i klubit. Motra e Falkones, Maria, një profesore e njohur në Itali dhe një aktiviste për të drejtat dhe liritë e njeriut, e konsideroi një turp atë që kishte bërë Mikoli. “Me ato që ka thënë nuk ia vlen të thuash asnjë fjalë për të. Është e pabesueshme se si një njeri i sportit mund të logjikojë në këtë mënyrë. Nuk arrij as ta besoj se një njeri që ka luajtur edhe në ndeshje përkujtimore për Falkonen dhe Borselinon… Është e pafalshme”, reagoi ajo asokohe.

RËNIA E MIKOLITMikoli.jpg
Ish-futbollisti i kombëtares italiane reagoi me lot në sy pas skandalit, duke thënë se ishte një gabim dhe një mënyrë të shprehuri, por kurrsesi mungesë respekti. Mikoli tha gjithashtu se prej asaj fjalie kishte mbetur net të tëra pa gjumë dhe se fundi i karrierës u përshpejtua nga ai skandal. “Ishte një mënyrë të shprehuri. Më vjen shumë keq që ndodhi ashtu dhe unë kam kërkuar ndjesë. Jam thellësisht i prekur, pasi edhe karriera ime shkoi drejt fundit prej asaj fjalie”, deklaroi Mikoli. Të parët që reaguan ishte Palermo, që e hoqi lojtarin nga skuadra. Më pas edhe Prokuroria e Palermos nisi një hetim dhe mori në pyetje Mikolin për lidhjet e tij të dyshimta me familjarë të mafiozëve. Mikoli u transferua më pas te Leçe për dy sezone dhe te maltezët e Birkirkara, por ai skandal e ka përndjekur vazhdimisht. Aq shumë, sa deri tani nuk ka mundur të punojë në asnjë klub të njohur në Itali, ndonëse ka qenë një lojtar shumë i zoti dhe shumë popullor.
 
Tan te deshtumt vijn e gjejn nji vend ne mafien shqiptare
 
Edhe ne e kemi falkonen tone, Z. ILIR META mbrojtes i kushtetutes dhe atdhetar i republikes se Shqiperise.
 
Edhe ne e kemi falkonen tone, Z. ILIR META mbrojtes i kushtetutes dhe atdhetar i republikes se Shqiperise.
Ma pe dje tek Fevziu apapaaaa shkelqente :P
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back