Fakulteti i dytë, kriteret për studentët

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Fakulteti i dytë, kriteret për studentët

Deri më 10 Shtator, dorëzimi i dokumenteve në sekretaritë e fakulteteve. Kuotat dhe tarifat, miratohen nga qeveria pas aplikimit Degë e dytë, filluan regjistrimet
Transferimi i degës së studimit, “Shekulli” publikon dokumentet dhe mënyrat se si studentët duhet të veprojnë
Të mërzitur nga profesioni! E ndjeni se duhet të bëni një ndryshim në jetën tuaj profesionale? Gjithmonë ekziston një mundësi! Të vazhdoni një degë të dytë studimi. Kushton? Sigurisht që kushton, edhe ca si shumë madje. Këshilla vlen edhe për studentët të cilët e ndjejnë veten të pakënaqur, pas përfundimit të studimeve në nivelin e parë. Raportet thonë se rreth 30 përqind e të rinjve shqiptarë, që përfundojnë degën e parë të studimeve, kërkojnë me dëshpërim një zgjedhje të dytë në jetë. Arsyeja? Nuk arrijnë të gjejnë veten në tregun e punës, ndihen të paorientuar dhe ç’është më e keqja, kuptojnë se kanë bërë zgjedhje të gabuar në jetë. Studentët nuk janë të vetmit që ankohen për shanset e pakta që u jepen. Të molepsur nga puna, ka edhe një kategori tjetër njerëzish, të cilët kërkojnë diçka ndryshe. “Jo çdo punë të siguron karrierë të sigurtë”,- thotë Mirela, punonjëse në një nga bankat e përqendruara në kryeqytet. 30-vjeçarja, ka përfunduar studimet për shkenca sociale, ndërsa këtë vit mendon të fillojë degë të dytë. Juridik? “I ke rënë në kokë. Unë jam e huaj në bankë. Nuk kam arsimin përkatës. Mund ta shtyj kështu edhe për ca vite, por më tej, nuk ka siguri”,- buzëqesh Mirela, që kupton se për të qenë e aftë në vendin e punës që mban, duhet me domosdo të ketë kualifikimin përkatës.
***
Për të filluar degë të dytë studimi, rregullat janë shumë më të thjeshta se konkurrimi për herë të parë në universitet. Në ndryshim nga qenia fillestar në auditore, për të vazhduar studimet në degë të dytë, mjafton të kesh një dosje personale të detajuar, në të cilën të jetë i përfshirë i gjithë jetëshkrimi i personit. Fillimisht, kush dëshiron të ndërrmarrë një hap të tillë, duhet të paraqesë në sekretarinë e dekanatit përkatës, kërkesën me shkrim. Krahas dorëzimit të kërkesës, personi i interesuar duhet të ketë në dosjen e tij personale, fotokopjen e noterizuar të diplomës universitare dhe listës së notave. Po kështu kandidatët që synojnë të fitojnë degë të dytë studimi, duhet të paraqesin planin dhe programin mësimor të diplomave të realizuara, i cili merret në departamentin e degës ku ata kanë kryer studimet në degën e parë. Këto janë dokumentet që duhen për të vazhduar studimet në degë të dytë, por ajo që mund t’i bëjë fitues kandidatët quhet Curriculume Vitae. Përparësi në vazhdimin e studimeve të dyta do të kenë kandidatët të cilët kanë jetëshkrim të pasur, ku rëndësi do t’i jepet aspekti profesional. Dorëzimi i dokumenteve do të bëhet në sekretaritë e fakulteteve përkatëse, deri më datë 10 shtator. Miratimi i kuotave për degë të dytë, sikurse tarifat e shkollimit, do të përcaktohen nga Këshilli i Ministrave në muajin Shtator. Vitin e kaluar qeveria miratoi 250 kuota pranimi për degë të dytë, ku fakultetet më të kripura ishin Juridiku dhe Mjekësia. Mundësitë gjenden edhe për ata që gabimin e kuptojnë herët. Ekziston mënyra për të transferuar degën. Për të bërë një gjë të tillë, studentët e interesuar, duhet të dorëzojnë në sekretaritë e fakulteteteve 8 dokumente; kërkesë me shkrim, degën e shkollimit, kursin e studimit, sistemin e studimit, detyrimet e shlyera me notat përkatëse, certifikatë e gjendjes civile me foto, planet dhe progranet e lëndëve që ka kryer, si edhe nëse gëzon të drejtën e bursës ose jo.
Degë e Dytë - Dokumentet
1-Kërkesë me shkrim
2-Fotokopje të noterizuar të Diplomës universitare dhe listës së notave
3-Jetëshkrimi (CV)
4-Plani dhe Programi Mësimor i diplomave të realizuara
Pranimi i dokumenteve do të bëhet në fakultetet përkatëse deri më 10.09.2008
Kërkesa në lidhje me transferimet në vite të ndërmjetme
1-Kërkesa me shkrim e të interesuarit
2-Dega e shkollimit
3-Kursi i studimit
4-Sistemi i studimit
5-Detyrimet e shlyera me notat përkatëse
6-Certifikatë e gjendjes civile me fotografi
7-Planet dhe programet e lëndëve që ka kryer
8-Nëse gëzon të drejtën e bursës ose jo

Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 18.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 18.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 9.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 27.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 9.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 18.2%
Back
Top