Fakte mbi urine ne bote

elbruna

Anëtar i Respektuar
1. Rreth 24000 njerez vdesin cdo dite nga uria apo shkaqe te lidhura me te. Ky numer dhjete vite me pare ishte 35000, e njezete vjet me pare ishte 41000. Tre te katertat e ketyre vdekjeve ndodhin tek femije nen moshen pese vjec.

2. Sot 10% e femijeve ne vendet ne zhvillim, vdesin pa arritur moshen pese vjec. Ky numer ishte 28% pesedhjete vjet me pare.

3. Megjithese ne shumicen e rasteve, pergjegjese per keto vdekje konsiderohen uria massive dhe luftrat, ato jane shkaktare vetem per 10% te tyre. Shumica a vdekjeve nga uria shkaktohen nga nje mangesi kronike e ushqimit. Si rezultat i nje varferie te thelle, shume familje nuk marrin dot ushqim te mjaftueshem.

4. Mangesia kronike e ushqimit, pervec vdekjeve shkakton edhe demtimin e shikimit, lodhje te pergjitheshme, pengon rritjen normale si dhe ul aftesine e organizmit per te perballuar semundje te ndryshme. Njerezit e pa ushqyer e kane te veshtire te kryejne edhe funksionet me elementare.

5. Ka vleresime qe rreth 800 milione njerez ne bote vuajne nga uria dhe mungesa e ushqimit, rreth 100 here me teper se numri i atyre qe vdesin nga uria cdo vit.

6. Ne shume raste per njerezit e varfer edhe ndihma te vogla mjaftojne qe ata te jene ne gjendje te rritin sasine e ushqimit e nevojeshem. Keto ndihma mund te jene, fara per te mbjelle, vegla pune te pershtateshme dhe uje i pishem. Edhe permiresime te vogla ne praktikat bujqesore e metodat e ruajtjes se ushqimit, ndihmojne.

7. Mendimi i shume specialisteve te urise eshte qe menyra me i mire per te pakesuar urine eshte edukimi i njerezve. Njerezit e shkolluar e kane me te lehte te dalin nga hallkat e skamjes qe shkakton urine.

Burime te te dhenave: 1) Projekti kunder Urise, Organizata e Kombeve te Bashkuara
2) CARE
3) Instituti per Ushqim e Zhvillim
4) Programi Boteror per Ushqimin, Organizata e Kombeve te Bashkuara (WFP)
5) Organizata e Ushqimit dhe Bujqesise te Kombeve te Bashkuara (FAO)
6) Oxfam
7) Fondi i Femijeve i Organizates se Kombeve te Bashkuara (UNICE)
 
Back
Top