Fakte interesante gjeografike

Lauri

Anunnak
اdo pjesë e botës fsheh gjëra interesante. Këto janë faktet më interesante nga të gjitha anët e botës.

Amazon: Xhungla në Amazon prodhon më shumë se 20 përqind të oksigjenit në botë.

Kanada: Kanadaja ka më shumë liqene se e gjithë pjesa tjetër e botës së bashku. Kanada në gjuhën indiane (gjuha e indianëve të amerikës) do të thotë “fshat i madh”.

Stamboll, Turqi:Stambolli është i vetmi qytet në botë që shtrihet ndërmjet dy kontinenteve.

Los Angeles: Emri i plotë i qytetit të Lejkersave është: El Pueblo de Nuestra Senora La Reina de Los Angeles de Porciuncula. Amerikanët shkurtimisht e thërasin L.A.

Ohio (shq. Ohajo): Në Ohajo nuk ekzistojnë liqene natyrale, të gjitha janë të bëra artificialisht.

Romë: Qyteti i parë që ka aritur popullsi prej 1 million njerëz është Roma, Itali në vitin 133 p.e.s.. Poashtu ekziston qytet me emrin Romë në cdo kontinent.

Siberi: Në Siberi ndodhen më shumë se 25% e pyjeve nga të gjitha pyjet e botës.

Shkretëtira Sahara: Në shkretëtirën Sahara ekziston një qytet me emrin Tidikelt në të cilin nuk ka rënë as një pikë shiu në 10 vitet e fundit.

Spanjë: SPAIN do të thotë ‘vendi i lepujve’.
 
Titulli: Fakte interesante gjeografike

Sa gjera te bukura :D
 
Titulli: Fakte interesante gjeografike

iç e dimë të gjithë, Kosova gjendet në kontinentin e Evropës, prandaj është mirë t’i dimë disa fakte rreth saj

Evropa ka shumë atraksione të mëdha, të cilat kanë rëndësi historike dhe kulturore. Disa nga pamjet më të bukura natyrore po ashtu gjenden në Evropë. Klima e Evropës është më e butë krahasuar me pjesët e tjera të botës, që kanë lartësi të njëjtë mbidetare. Kontinenti i Evropës ka relieve të ndryshme, duke filluar nga shkëmbinjtë, deri te fushat e rrafshëta! ثshtë e vërtetë se Evropa tërheq me miliona vizitorë për shkak të bukurive të saj natyrore.

Ja edhe disa fakte të tjera interesante rreth Evropës:

Evropa e ka një përzierje interesante kulturash. Këtu mund të gjendet balanca midis krishterimit dhe islamizmit.

Oqeani Arktik gjendet në veri të Evropës, derisa në perëndim të saj gjendet Oqeani Atlantik. Në pjesën lindore, Evropa ndahet nga Azia me anë të maleve Ural, lumit Ural, si dhe me anë të Detit Kaspik. Deti Mesdhe gjendet në jug të Evropës, kurse malet e Kaukazit dhe Deti i Zi gjenden në pjesën juglindore të Evropës.

Në aspektin gjeografik, Evropa shtrihet në rreth 10.180.000 kilometra katrorë të sipërfaqes së Tokës.

Sikur që u tha edhe më lart, kultura e Evropës është shumë e ndryshme. Krishterimi është feja dominuese gjatë mijëvjeçarit të fundit. Në Evropë ka shumë vende që kanë fe zyrtare.

Në Evropë kultivohen zhanre të ndryshme të muzikës, duke filluar nga muzika tradicionale, deri te muzika popullore dhe roku. Për shembull, muzika e Evropës qendrore dallohet nga muzika e Evropës lindore.

Në Evropë mbahen festivale të ndryshme të muzikës dhe filmit, sikur që është Festivali i Filmit në Kanë të Francës.

Qyteti i Vatikanit konsiderohet të jetë shteti më i vogël i pavarur i Evropës. Në këtë qytet-shtet gjenden disa nga veprat më të njohura të artit, të punuara nga artistët me nam, si Botiçeli, apo Mikelanxhelo.

Evropa ka shpikur shumë sporte, të cilat më pas u bënë të njohura në tërë botën. Kriketi lindi në pjesën jugore të Anglisë, kurse golfi lindi në Skoci.

Filozofia e Evropës e gëzon një konsideratë të lartë në tërë botën. Ka shumë lëvizje filozofike që kanë lidhje me historinë e Evropës, sikur p.sh. romantizmi, idealizmi, humanizmi, postmodernizmi etj.

(Kosova Sot)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top