Facebook-u bashkon të dënuarin dhe gardianin e Guantanamo-s

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Ish-gardiani i burgut Guantanamo, Brandon Neely, ka vendosur t’i bashkohet rrjetit shoqëror në internet, Facebook, ku më pas ishte munduar të gjente kontakt me ish-kolegët e tij të ushtrisë.

Rastësisht, aty ka gjetur profilin e Shafiq Rasulit, ish të dënuarit në këtë burg, dhe ka vendosur të vë kontakt më të. Ai i kishte dërguar një porosi Rasulit - dhe ishte befasuar kishte marrë përgjigje.
...................................
f.0113152918751_m.jpg
...........................
Mesazhi fillestar më pas ishte shndërruar në muhabet të gjatë, për të përfunduar më pastaj edhe me takim sy me sy. Takimin e kishte aranzhuar Gavin Lee, gazetar i BBC-së, i cili për këtë muhabet kishte dëgjuar nga Rasul, i cili tash jeton në Britani.

Kompania mediale BBC ia ka paguar Neelyt biletën e aeroplanit drejt Britanisë së Madhe – në këmbim të mundësisë për të xhiruar takimin mes Nelely, Rasulit dhe një ish të burgosuri tjetër, të quajtur Ruhal Ahmed.

Fjalët e para të Neelyt drejtuar Rasulit ishin se ai dukej ndryshe pa kapele, ndërsa Rasul i është përgjigjur se edhe ai duket ndryshe pa uniformë ushtarake.

Neely u ka premtuar gazetarëve se do t’u rrëfejë për keqtrajtimet që kanë ngjarë në burgun Guantanamo, ndërsa në mesazhin drejtuar Rasulit, i ka kërkuar falje për rolin që kishte pasur në këtë burg.
•Telegrafi•
 
Titulli: Facebook-u bashkon të dënuarin dhe gardianin e Guantanamo-s

Per mendimin tim Facebook e ben dhe per publicitet si per mir e per keq , pasi i vetmi kontakt nuk esht facebook ke email apo disa linja privat.
Esht me e thjesht qe te zbulohesh ne facebook sesa ne linja tjera....
 
Back
Top