ina@ina@ina
!!!!!
-
- Anëtarësuar më
- Jul 29, 2008
-
- Mesazhe
- 1,264
-
- Reagimet e mara
- 142
-
- Vendndodhja
- tirane
ثshtë një përrallë e jashtëzakonshme biznesi, që ka ngjallur vazhdimisht zilinë e të gjithëve. Personazhi kryesor është një student i Harvardit, që krijon një uebsajt për të zbavitur shokët eklasës, në mënyrë që ata të mund të shkëmbenin me njëri tjetrin shënime, foto dhe informacione të ndryshme. Në këtë mënyrë, nga një grup të rinjsh fillestarë,rrjeti u zgjerua vazhdimisht me të tjerë dhe erdhi e u bë gjithnjë e më i madh, duke përfshitë shumë njerëz që tashmë nuk i përkisnin vetëm botës së arsimit,por edhe asaj të korporatave e biznesit.Dy vjet pas këtij fillimi, miliona njerëz në botë u bënë pjesë e një aventure shumë interesante e përfshirëse me emrin “Facebook”.Sot, vlera në treg e sajtit është 15 miliardë dollarë dhe në të kanë hapur “llogaritë” e tyre mbi 150 milionë persona. Për sa i përket djaloshit që e shpiku, Mark Zuckerberg,
ai gëzon një post shumë të
nderuar në listën e njerëzve më të
pasur të planetit sipas revistës
“Forbes”. Sigurisht që ky është një
fat aspak i keq për një djalosh
kolegji, që e nisi gjithçka nga hiçi.
Por përveç gjenialitetit të Markut,
cili është sekreti i popullaritetit të
“Facebook”? Ata që vënë në dyshim
vlerën që uebsajti ka për
njerëzimin, zakonisht bëjnë pyetjen
“epo mirë, çfarë na bëka të
veçantë ky ‘Facebook‘”? T‘i
përgjigjesh kësaj pyetjeje siç duhet,
është shumë e vështirë. Një
nga përgjigjet është se “Facebook”
ka bërë bashkë shumë njerëz, pas
shumë kohësh, na ka lidhur me
shokë e miq të vjetër shkolle e fëmijërie,
duke na dhuruar kështu
kënaqësi e nostalgji që nuk mund
t‘i imagjinonim më parë. Sa më
shumë që hapemi, aq më shumë
njerëz e jetë njohim. Të shkarkosh
fotografi, të dërgosh mesazhe, të
luash, të bisedosh apo të shkarkosh
muzikë, janë të gjitha gjëra që
sigurisht mund t‘i bësh edhe në
uebsajte të tjera, por askush më
parë nuk i bëri bashkë të gjitha këto
funksione, e për më tepër në
mënyrë kaq të këndshme e të lehtë.
Për më tepër, fenomeni “Facebook”
nuk është një fenomen që i
përket një kontinenti, apo një kulture
të vetme, për shembull asaj
perëndimore. Nuk mendohej kurrë
më parë që ndër përdoruesit më
të zjarrtë të këtij uebsajti do të ishin
edhe vende si Kuba, Australia,
apo Shqipëria. Por rritja e tij marramendëse
nuk ishte pa pengesa.
Kështu, shokë apo miq të Markut
kanë pasur shumë pretendime
për patentën e shpikjes, duke e
hedhur atë në gjyqe pa fund. Më
pas vijnë problemet me kompanitë
e mëdha, shumë prej të cilave e
kanë bllokuar uebsajtin, për shkak
të kohës jashtëzakonisht të
madhe që i kushtojnë atij punonjësit.
Por çështja më e rëndësishme
ka të bëjë me privatësinë.
“Facebook” ngulmon që njerëzit të
përdorin emrin e tyre të vërtetë
kur krijojnë llogaritë, në vend të
një pseudonimi. Të gjithë ata që
përdorin pseudonime nuk kanë
shans të hapin llogari e për më
tepër të gjithë tregojnë thuajse
gjithçka për veten, duke filluar nga
të dhënat anagrafike deri te hobitë
apo preferenca të tjera. Për sa i
përket vlerës së “Facebook” si kompani,
ajo është tërësisht e lidhur
me aftësinë për të kapur reklama
në sajdbar-in e sajtit. Edhe pse ne
na jepet jo si një reklamim i mirëfilltë,
por si një zbavitje në lidhje
me preferenca të ndryshme që
mund të kemi, në fakt bëhet fjalë
për reklama që kanë një vlerë në
të holla. Ka pasur raste kur
manovra të caktuara të “Facebook”,
për shembull futja e një
sistemi të quajtur Bacon, i cili
mblidhte dhe përpunonte të
gjitha të dhënat personale të personave,
kanë shkaktuar shumë
kundërshti. Disa herë vetë, Mark
Zuckerberg e ka kuptuar se ka shkuar
tepër larg në shkeljen e ligjeve
të privatësisë, duke kërkuar madje
edhe të falur çka është shoqëruar
me një rishikim të të gjithë sistemit.
Ndryshimi i fundit i paraqitjes
grafike të FB kishte për qëllim që
t‘ia përshtaste atë ndryshimeve
dhe shijeve më të fundit të
njerëzve, por doli se ky ndryshim
nuk ishte shumë i suksesshëm dhe
që nga ky moment, Marku nisi të
mendonte se ndoshta fati i mirë
dhe suksesi që e kishin shoqëruar
nuk do të ishin të përjetshëm, për
më tepër që të tjerë, me idetë e tij
dhe sigurisht edhe me ide të reja
novatore, po hapnin uebsajte
konkurrente. “Friends Reunited”
(”Miqtë e Bashkuar”) krijuan një
interesim shumë të madh në vitin
2001, pasi shumë njerëz nisën që
ta preferonin. Sot, tetë vjet më
vonë, ai është thuajse i harruar
dhe djemtë që e themeluan dikur
janë në kërkim të vazhdueshëm e
të dëshpëruar të ndihmës e reklamave
për ta mbajtur gjallë. Periudha
e bumit për këtë uebsajt ishte
viti 2003, por sot ajo kohë ka
perënduar njëherë e përgjithmonë.
“MySpace”, e blerë nga Rupert
Murdoch në vitin 2005, e gjeti
veten në pozicion jo fort të mirë
vitin e kaluar nga avancimi i “Facebook”
që u shndërrua në uebsajtin
social më popullor në planet.
Përkohshmëria është karakteristikë
e jetës dhe e biznesit si pjesë e
saj çka do të thotë se edhe uebsajte
të tilla përjetojnë momente
suksesi që pasohen nga momente
harrese, siç ndodh me lokale, kafene
apo restorante që dikur i
frekuentojmë shumë e më pas i
braktisim për të tjera. Ndryshimi
vjen kur ngopemi, apo kur mërzitemi
me diçka. Për sa i përket “Facebook”,
ai mund të ndihet vërtet
i kërcënuar nga një shërbim mikroblogjesh
me emrin “Twitter”, që
gjatë muajve të fundit i ka marrë
FB jo pak nga vëmendja e
klientëve të tij të rregullt. “Twitter”
është shumë më i thjeshtë se “Facebook”
dhe për mesazhet ofron
vetëm një limit prej 140 germash.
Pritet që beteja e vërtetë për të
qenë gjithmonë i pari dhe në majë
të suksesit të zhvillohet në lidhje
me shtimin e mënyrave të komunikimit
dhe të pajisjeve të ndryshme
të komunikimit. Si “Facebook”,
ashtu edhe “My Space”
janë krijuar për t‘u përdorur nga
kompjuteri dhe deri tani ka pak
versione që i përshtaten celularëve,
por edhe ato që ekzistojnë
nuk kanë numrin e opsioneve që
ofron kompjuteri. Për sa i përket
pronarit të “Facebook”, ai thotë se
për momentin nuk i intereson
shumë ana e financiare e biznesit
të tij, se sa përsosja dhe përditimi i
tij me opsione të reja komunikimi
dhe se gjithë investimi që ai po bën
aktualisht, gjithmonë sipas tij, do
t‘i japë frytet e veta vetëm pas tre
vitesh. Nga kjo duket që Mark ka
shumë besim në ecurinë e mbarë
të gjërave. Por a e kupton ai vërtet
se çfarë është duke bërë?
Miliarderi i fshehur
Jeta me “Facebook” nuk ka
qenë aspak e lehtë për Mark Zuckerberg.
Miliarderi 24-vjeçar, që
themeloi uebsajtin në papafingon
e konviktit të tij në Harvard me tre
shokë, ka një preferencë shumë të
madhe për të qenë sa më i fshehur
nga sytë e botës. Ai është i biri i një
dentisti dhe lindi e u rrit në një
lagje të pasur të Nju Jorkut. Deri në
moshën 16-vjeçare ishte në shkollë
shtetërore dhe më pas
prindërit e çuan në një shkollë ekskluzive
dhe shumë të shtrenjtë
“Philip Exter Academy” në Nju
Hampshajr. Mark ishte shumë i
dhënë pas kompjuterit. Gjatë kohës
që studionte, kishte arritur të
shpikte një program për të ndihmuar
të atin në punën e tij, si dhe
kishte krijuar disa lojëra. Gjenialiteti
i tij u vu re menjëherë nga “Microsoft”
dhe “Aol”, të cilët menjëherë
tentuan që ta rekrutonin.
Në vend që të punonte për ta,
djaloshi u regjistrua në Harvard,
për të studiuar psikologji dhe shkenca
kompjuterike, por i la studimet
në vitin e fundit, sikurse bëri
edhe vetë Bill Gejts. Kjo ndodhi
sepse në mendjen e tij kishte lindur
dhe po formësohej ëndrra e tij
e madhe me emrin “Facebook”.
Zuckerberg është i famshëm për
paraqitjen e tij të jashtme të një
personi që sapo është ngritur nga
gjumi. Vishet gjithmonë me
xhinse, bluza pambuku dhe sandale,
dhe mban me vete celularin
e tij “BlackBerry” dhe “iPhone”-in.
Kur e takon, edhe pse kjo u ndodh
shumë pak njerëzve, djaloshi të jep
përshtypjen e një të riu idealist, që
gjithnjë i përgjigjet “jo” pyetjes “a
ju nxisin paratë në punën tuaj?”
Por nga se motivohet Zuckerberg?
Ai vetë thotë se nxitet nga besimi i
thellë në kapacitetin e internetit
për të rishkruar rregullat e komunikimit.
“Qëllimi i kompanisë është
të ndihmojë njerëzit që të ndajnë
shumë gjëra me njëri-tjetrin,
në mënyrë që bota të bëhet një
vend më i hapur dhe sigurisht të
promovojë mirëkuptimin mes
njerëzve”. Dhe misioni i kompanisë
së tij për të ngritur një
“biznes shumë të mirë, ku të gjithë
të jenë financiarisht të kënaqur”,
duket se deri tani ka qenë i suksesshëm.
(Gazeta Shqip)
ai gëzon një post shumë të
nderuar në listën e njerëzve më të
pasur të planetit sipas revistës
“Forbes”. Sigurisht që ky është një
fat aspak i keq për një djalosh
kolegji, që e nisi gjithçka nga hiçi.
Por përveç gjenialitetit të Markut,
cili është sekreti i popullaritetit të
“Facebook”? Ata që vënë në dyshim
vlerën që uebsajti ka për
njerëzimin, zakonisht bëjnë pyetjen
“epo mirë, çfarë na bëka të
veçantë ky ‘Facebook‘”? T‘i
përgjigjesh kësaj pyetjeje siç duhet,
është shumë e vështirë. Një
nga përgjigjet është se “Facebook”
ka bërë bashkë shumë njerëz, pas
shumë kohësh, na ka lidhur me
shokë e miq të vjetër shkolle e fëmijërie,
duke na dhuruar kështu
kënaqësi e nostalgji që nuk mund
t‘i imagjinonim më parë. Sa më
shumë që hapemi, aq më shumë
njerëz e jetë njohim. Të shkarkosh
fotografi, të dërgosh mesazhe, të
luash, të bisedosh apo të shkarkosh
muzikë, janë të gjitha gjëra që
sigurisht mund t‘i bësh edhe në
uebsajte të tjera, por askush më
parë nuk i bëri bashkë të gjitha këto
funksione, e për më tepër në
mënyrë kaq të këndshme e të lehtë.
Për më tepër, fenomeni “Facebook”
nuk është një fenomen që i
përket një kontinenti, apo një kulture
të vetme, për shembull asaj
perëndimore. Nuk mendohej kurrë
më parë që ndër përdoruesit më
të zjarrtë të këtij uebsajti do të ishin
edhe vende si Kuba, Australia,
apo Shqipëria. Por rritja e tij marramendëse
nuk ishte pa pengesa.
Kështu, shokë apo miq të Markut
kanë pasur shumë pretendime
për patentën e shpikjes, duke e
hedhur atë në gjyqe pa fund. Më
pas vijnë problemet me kompanitë
e mëdha, shumë prej të cilave e
kanë bllokuar uebsajtin, për shkak
të kohës jashtëzakonisht të
madhe që i kushtojnë atij punonjësit.
Por çështja më e rëndësishme
ka të bëjë me privatësinë.
“Facebook” ngulmon që njerëzit të
përdorin emrin e tyre të vërtetë
kur krijojnë llogaritë, në vend të
një pseudonimi. Të gjithë ata që
përdorin pseudonime nuk kanë
shans të hapin llogari e për më
tepër të gjithë tregojnë thuajse
gjithçka për veten, duke filluar nga
të dhënat anagrafike deri te hobitë
apo preferenca të tjera. Për sa i
përket vlerës së “Facebook” si kompani,
ajo është tërësisht e lidhur
me aftësinë për të kapur reklama
në sajdbar-in e sajtit. Edhe pse ne
na jepet jo si një reklamim i mirëfilltë,
por si një zbavitje në lidhje
me preferenca të ndryshme që
mund të kemi, në fakt bëhet fjalë
për reklama që kanë një vlerë në
të holla. Ka pasur raste kur
manovra të caktuara të “Facebook”,
për shembull futja e një
sistemi të quajtur Bacon, i cili
mblidhte dhe përpunonte të
gjitha të dhënat personale të personave,
kanë shkaktuar shumë
kundërshti. Disa herë vetë, Mark
Zuckerberg e ka kuptuar se ka shkuar
tepër larg në shkeljen e ligjeve
të privatësisë, duke kërkuar madje
edhe të falur çka është shoqëruar
me një rishikim të të gjithë sistemit.
Ndryshimi i fundit i paraqitjes
grafike të FB kishte për qëllim që
t‘ia përshtaste atë ndryshimeve
dhe shijeve më të fundit të
njerëzve, por doli se ky ndryshim
nuk ishte shumë i suksesshëm dhe
që nga ky moment, Marku nisi të
mendonte se ndoshta fati i mirë
dhe suksesi që e kishin shoqëruar
nuk do të ishin të përjetshëm, për
më tepër që të tjerë, me idetë e tij
dhe sigurisht edhe me ide të reja
novatore, po hapnin uebsajte
konkurrente. “Friends Reunited”
(”Miqtë e Bashkuar”) krijuan një
interesim shumë të madh në vitin
2001, pasi shumë njerëz nisën që
ta preferonin. Sot, tetë vjet më
vonë, ai është thuajse i harruar
dhe djemtë që e themeluan dikur
janë në kërkim të vazhdueshëm e
të dëshpëruar të ndihmës e reklamave
për ta mbajtur gjallë. Periudha
e bumit për këtë uebsajt ishte
viti 2003, por sot ajo kohë ka
perënduar njëherë e përgjithmonë.
“MySpace”, e blerë nga Rupert
Murdoch në vitin 2005, e gjeti
veten në pozicion jo fort të mirë
vitin e kaluar nga avancimi i “Facebook”
që u shndërrua në uebsajtin
social më popullor në planet.
Përkohshmëria është karakteristikë
e jetës dhe e biznesit si pjesë e
saj çka do të thotë se edhe uebsajte
të tilla përjetojnë momente
suksesi që pasohen nga momente
harrese, siç ndodh me lokale, kafene
apo restorante që dikur i
frekuentojmë shumë e më pas i
braktisim për të tjera. Ndryshimi
vjen kur ngopemi, apo kur mërzitemi
me diçka. Për sa i përket “Facebook”,
ai mund të ndihet vërtet
i kërcënuar nga një shërbim mikroblogjesh
me emrin “Twitter”, që
gjatë muajve të fundit i ka marrë
FB jo pak nga vëmendja e
klientëve të tij të rregullt. “Twitter”
është shumë më i thjeshtë se “Facebook”
dhe për mesazhet ofron
vetëm një limit prej 140 germash.
Pritet që beteja e vërtetë për të
qenë gjithmonë i pari dhe në majë
të suksesit të zhvillohet në lidhje
me shtimin e mënyrave të komunikimit
dhe të pajisjeve të ndryshme
të komunikimit. Si “Facebook”,
ashtu edhe “My Space”
janë krijuar për t‘u përdorur nga
kompjuteri dhe deri tani ka pak
versione që i përshtaten celularëve,
por edhe ato që ekzistojnë
nuk kanë numrin e opsioneve që
ofron kompjuteri. Për sa i përket
pronarit të “Facebook”, ai thotë se
për momentin nuk i intereson
shumë ana e financiare e biznesit
të tij, se sa përsosja dhe përditimi i
tij me opsione të reja komunikimi
dhe se gjithë investimi që ai po bën
aktualisht, gjithmonë sipas tij, do
t‘i japë frytet e veta vetëm pas tre
vitesh. Nga kjo duket që Mark ka
shumë besim në ecurinë e mbarë
të gjërave. Por a e kupton ai vërtet
se çfarë është duke bërë?
Miliarderi i fshehur
Jeta me “Facebook” nuk ka
qenë aspak e lehtë për Mark Zuckerberg.
Miliarderi 24-vjeçar, që
themeloi uebsajtin në papafingon
e konviktit të tij në Harvard me tre
shokë, ka një preferencë shumë të
madhe për të qenë sa më i fshehur
nga sytë e botës. Ai është i biri i një
dentisti dhe lindi e u rrit në një
lagje të pasur të Nju Jorkut. Deri në
moshën 16-vjeçare ishte në shkollë
shtetërore dhe më pas
prindërit e çuan në një shkollë ekskluzive
dhe shumë të shtrenjtë
“Philip Exter Academy” në Nju
Hampshajr. Mark ishte shumë i
dhënë pas kompjuterit. Gjatë kohës
që studionte, kishte arritur të
shpikte një program për të ndihmuar
të atin në punën e tij, si dhe
kishte krijuar disa lojëra. Gjenialiteti
i tij u vu re menjëherë nga “Microsoft”
dhe “Aol”, të cilët menjëherë
tentuan që ta rekrutonin.
Në vend që të punonte për ta,
djaloshi u regjistrua në Harvard,
për të studiuar psikologji dhe shkenca
kompjuterike, por i la studimet
në vitin e fundit, sikurse bëri
edhe vetë Bill Gejts. Kjo ndodhi
sepse në mendjen e tij kishte lindur
dhe po formësohej ëndrra e tij
e madhe me emrin “Facebook”.
Zuckerberg është i famshëm për
paraqitjen e tij të jashtme të një
personi që sapo është ngritur nga
gjumi. Vishet gjithmonë me
xhinse, bluza pambuku dhe sandale,
dhe mban me vete celularin
e tij “BlackBerry” dhe “iPhone”-in.
Kur e takon, edhe pse kjo u ndodh
shumë pak njerëzve, djaloshi të jep
përshtypjen e një të riu idealist, që
gjithnjë i përgjigjet “jo” pyetjes “a
ju nxisin paratë në punën tuaj?”
Por nga se motivohet Zuckerberg?
Ai vetë thotë se nxitet nga besimi i
thellë në kapacitetin e internetit
për të rishkruar rregullat e komunikimit.
“Qëllimi i kompanisë është
të ndihmojë njerëzit që të ndajnë
shumë gjëra me njëri-tjetrin,
në mënyrë që bota të bëhet një
vend më i hapur dhe sigurisht të
promovojë mirëkuptimin mes
njerëzve”. Dhe misioni i kompanisë
së tij për të ngritur një
“biznes shumë të mirë, ku të gjithë
të jenë financiarisht të kënaqur”,
duket se deri tani ka qenë i suksesshëm.
(Gazeta Shqip)