Facebook bashkon nënë e bijë pas 50 vitesh

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
facebook_bashkon_nene_e_bije_p.jpg

Facebook na ka bërë të gjithëve të ritakojmë virtualisht njerëz, të cilët mund të kishim vite pa i parë. Por në SHBA, Facebook ka arritur që të lidhë nënën me vajzën, të cilat nuk shiheshin me njëra-tjetrën, prej gati gjysmë shekulli.Stephania Phillips, përdori rrjetin social për të rënë në gjurmët e nënës së saj Joan Wehrmeyer, të cilën e kishte prekur për herë të fundit kur ishte një bebe në vitet 60-të.(Vajza nuk mbante mend asgje nga kontakti me nenen e saj per shkak se kur u ndane ajo ishte shume e vogel).Përmes Facebook, Stephania e gjeti nënën e saj dhe të dyja u takuan në një lokal për të parë nga afër njëra-tjetrën.Zonja Wehrmeyer, e cila mbiemrin e vajzërisë e kishte Courchene, ishte vetëm 17 vjeç kur u martua me Richard Botwin, babanë e vajzës. Pak kohë më vonë lindi Stephanie, por problemet me familjen e bashkëshortit të saj u bën shkak që ajo të largohej dhe t'ia linte vajzën atyre. Stephanie qëndroi me babanë e saj në New Jersey, ndërsa nëna, e cila tani është 67 vjeç, udhëtoi në jug të Floridas dhe u rimartua. Ajo tani ka një fëmijë të lindur natyralisht dhe një të adoptuar.Aktualisht ajo jeton në Coral Springs.

Stephania, 48 vjeç, e cila jeton në Pennsylvania e përshkruan takimin me nënën e saj, si një ëndërr që u bë realitet.

"Ndërsa rritesha nuk u lejova kurrë që të bëja pyetje rreth nënës sime. Ishte thuajse një tabu", tregon ajo.

Stephania e kërkoi nënën e saj për vite të tëra, por kishte dështuar. Ajo arriti të gjente mbiemrin e vajzërisë së nënës së saj, dhe ky ishte çelësi për ta gjetur në Facebook. Fatmirësisht nëna përdorte këtë mbiemër në profilin e saj dhe kështu u krye lidhja nënë e bijë pas shumë vitesh./Yllpress
 
Pe: Facebook bashkon nënë e bijë pas 50 vitesh

Eh mir mir,dicka sherbeu te pakten pervec venies ne dijeni te gjysmes se botes se cndodh me jeten tende:D
 
Back
Top