F1, Vettel triumfon për herë të parë në shtëpi

cent

...Lontano
5816.jpg

Suksesi i munguar në Nurburgring ishte një njollë në karrierën e tij, pasi kampioni i botës, Sebastian Vettel kurrë nuk kishte mundur të triumfonte më parë në xhiron e shtëpisë. Pasi kishte fituar në të gjitha cirkuetet e mundshme të Botërorit, piloti i Red Bull më në fund vuri vulën e tij dhe në Cmimin e Madh të Gjermanisë, duke marrë një sukses kundër fatit dhe kundër strategjive të kundërshtarëve, me Kimi Raikonen që i qëndroi si pullë poste deri në finish, me vetëm një sekondë diferencë.

Vettel arriti të sigurojë fitoren e tij duke dominuar nga fillimi deri në fund, pavarsisht se fati deshi që safety-car të hynte në pistë pikërisht në momentin kur kishte marrë arratinë në krye, pasojë e një defekti në motorrin e makinës së Bianchit, që pasi u braktis nga i zoti përfundoi sërish në pistë në mënyrë të cuditshme duke terrorizuar komisarët e garës. Gjithsesi ky nuk ishte incidenti i vetëm në këtë garë, pasi një gomë e shkëputur nga bosket në momentin e pit-stopit të Weber, për pak sa nuk i kushtoi rëndë një kameramani në bokse. Përsa i përket garës ndërkohë pas Raikonen, që duhet thënë se përfitoi në maksimum nga strategjia e skuadrës së tij Lotus, u rendit shoku tjetër i skuadrës Sebastian Grosjean. Fernando Alonso përfundoi në vendin e katërt pasojë dhe e strategjisë së gabuar të Ferrarit të nisur që në provat zyrtare kur preferoi gomat e mesme.

Për më tepër spanjolli vuajti sidomos dhe në fillim ku Ljuis Hemilton, që në fund përfundoi i pesti e mbajti për një kohë të gjatë nga pas duke mos e lejuar që në start që të synonte një parakalim ndaj Raikonen. I gjashti u rendit ndërkohë Baton, I ndjekur nga Weber, Perez, Rosberg dhe Hulkenberg që gjithashtu arriti të hyjë në zonën e pikëve. Në renditjen e përgjithshme ndërkohë Vettel shkëputet në 34 pikë nga ndjekësi më i afërt, Fernando Alonso duke hedhur një tjetër hap drejt titullit botëror të radhës.
/S.Sport
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top