F1, ndryshimet në kuadër të vitit 2014

cent

...Lontano
Ka përfunduar kampionati i Formulës 1 edhe për këtë vit dhe përveç Sebastian Vettel, të gjithë të tjerët mezi po e prisnin fundin e sezonit për të nisur gjithçka nga e para.
ksz95.jpg
Cmimi i Madh i Brazilit do i hapë rrugën një kampionati të ri, ku do të shohim shumë të reja që mund të çojnë edhe në përfundimin e dominimit të Red Bullit.

Ndryshimi më i madh për sezonin e ardhshëm do të jetë tek makinat, më saktësisht në brendësi të tyre, tek motorët. Hiqen ata V8 dhe rikthehen ata turbo. Njëvendëshet do të kenë më pak fuqi, por do të jenë më të vështira për t’u pilotuar.

Gjithashtu, mendohet se do të ketë shumë më pak rëndësi aerodinamika dhe do të nevojitet një pilotim eficent jo vetëm për të ruajtur gomat, por sidomos benzinën.

Ndryshime do të ketë edhe në kalendar. Nuk do të jetë më gara e Indisë, ndërsa do të futet ajo e Austrisë dhe e Rusisë.

Përsa i përket pilotëve, do të debutojë në Formula 1 rusi Daniil Kvyat, i cili do të jetë pjesë e Toro Rosso, ndërsa Daniel Ricciardo do të zëvendësojë tek Red Bull australianin Mark Webber, i cili u tërhoq nga sporti më i shpejtë në Botë.

/Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top